Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shqipnia dhe ‘’balta’’ komuniste
E merkure, 16.06.2021, 06:32 PM
Nga Fritz RADOVANI:
SHQIPNIA DHE “BALTA”
KOMUNISTE
2021 “RIKTHIMI” I
QEVERISJES KOMUNISTE …
Mos
e harroni kangën “Dalëngadalë po vjen behari…”, besoj ju kujtohet!
Rinia
per’si e ka fillue, edhe ajo do ta mësojnë shumë shpejtë!
“Rilindja”
komuniste na sjellë shumë kujtime! Nder ma të vjetrat e asaj kohë janë votimet
e vitit 1945...Sejfullah Maleshova u pat kujdesë atëherë me porosi të tiranit
Ever Hoxha, me formue edhe disa parti tjera, që nuk e besoj se i keni harrue?
Ka ardhë edhe në Shkoder në Shkurt të 1945...
Edhe
në Tiranë vuni disa rregulla... Me të cilat çoi në plumb shumicen nga
organizatorët e atyne partive ashtusi në Shkoder, të gjithë Ata që u bashkuen
me Organizaten “Bashkimi Shqiptar”, drejtue nga Mark Çuni.
Nuk
ia uroj atë perfundim kryetarit PD Lulzim Basha, po tue dijtë se në asnjë vend
të Botës “Partia komuniste”, nuk ka lejue as me u formue një Parti tjeter, ku
mendojnë me dalë në dritë Shqiptarët me Ju o Lulzim?... Atëherë, a duhet të
dyshojmë tek pilivanlleqet e fillueme nga Edi Rama, që në vitin 1990, kur me
“divocionin” e pashoq u ndoll në Rrëmaji, me dt. 11 Nandor 1990, kur Don Simon
Jubani, tha Meshen e Parë, dhe mbas pak vitesh “erdhi me formue edhe Parti
Demokristjane”, besoj e kujton?!
Vertetë
kanë ndryshue kohët, po jo “komunistët e rilindur”, të cilët nuk munden me lanë
“tokat e mbulueme në baltë, pa kultivue drogen!!” dhe, aq ma keq me hjekë dorë
nga korrupsioni, me të cilin po fitojnë miljona!!
Më
vjen shumë keq per Rininë Shqiptare, që tue mendue me shpetue të pakten
lëkuren, po lenë Atdheun e bahet skllave e vorfnisë perjetshme!
Shka
bajnë Ata Europjan: A po vetem hanë fiq’ e kastraveca të freskët?!
Melbourne,
15 Qershor 2021.