Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Pjetër Mëshkalla - Sant’ Elena
E diele, 23.05.2021, 10:08 AM
Nga At Pjeter MËSHKALLA S.J.: (Pjesa e XIX.)
SANT’ ELENA
Në
100 vjetorin e vdekjës së Napoleon Bonapartit (1821 - 1921) në Sant’ Elena. Për
këte vjerrshë përshkrimin në prozë poetike në
italisht, ma dhá At J. Pasinetti.
Shkodër,
1921.
Larg,
e në vetmi trishtuese krejt’i mbshtjellun
nën
të tjera klimë, të zjarrta e mjegullore,
gjendët
një i vogel ishull mes valësh déti,
Atje,
e thepisun, kryet zbulon e hovet,
drejtë
qiellit një buzë shkambi çveshë blerimi,
si
të donte shoqëni me lypë ndër diella.
I
lodhun syni përmbi dét të pamatun
kërkon,
por kot, përrreth bregore të tjera
sa
grima të mund pushojë, pse, kah të sillesh
mbi
horizont, veç ndanë rrafshinë qiellngjye.
Prej
së drejte, mëni të Amëshuemit i vérbtun
dukët
ai shkamb atjé, dhe valët shkumbuese
njêna
mbas tjetrës, rrebtas tue gjimue,
turren
mbi té, por ato sulme të kota
shkambi
krenisht përbuzë, kè porsi sógje
a
monument të përjetëshem ma se bronxi,
Zoti
i fitores mbi njâtë vend e ruejti.
Shkâmbit
jetik përbri e për nën gêmba
të
njâj shelqnâje vajtuese, një varr gjendët;
landë
e ngâllënjimit, lari i rri mbi krye:
Ky’i
ditë vigan mbi rê na’e hidhte shtatin,
por
sot, rruféja djegun zhari, varet
e
shkyeme degësh; por, zjarri që prej së nalti
mbi
té u plandos, s’ia kish’ pasë sosun jetën,
se,
gêmbat e cunguem, stolí e begatëshme
i
mblon prej gjethësh të blerueshëm e,
shkulmet
(ké
të furisë së tyne në dorë kjo landë kjé lëshue)
m’e
shkulë pa kurrë dobi rropatën: të forta
e
të thélla rranjë kish’ngulun në atë bregore.
Kështu,
deshti Qielli të largëtave breznina,
kujtim
tue u lanë të pashlyeshëm, me u tregue
kryenalta
si mbaron mbi tokë m a d h ë s h t i a !
Shenim nga F.Radovani: Kjo poezi e At Meshkallës botohet në
rastin e
e 100 vjetorit që asht shkrue nga Autori, dhe 200 vjetorin e
vdekjes Napoleonit.
Melbourne, 5 Maji 2021.