Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Tregonte i Madhi Pjeter Gjini
E hene, 07.06.2021, 07:43 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXII.)
Tregonte i Madhi Pjeter
Gjini...
Pjeter
Gjini (1908 – 1988) ishte një figurë e rradhë që njeh prej asaj kohe të
vështirë humori e kultura e Shkodres. Nuk ishte i panjohun edhe nder ambjentet
tona familjare, po jo aq sa na u krijue mundsia nga hymjet e daljet me nipin e
Tij Luigj Gjeka.
U
gzueme shumë të gjithë miq e shokë të Luigjit per Dajen e Tij.
Knaqësi
e madhe që u lirue mbas 12 vjetësh i burgosun “pa dijtë se pse”, politikisht në
Burrel. Shumë shpejtë u njohëm me “Dajen Pjeter” dhe prej asaj kohë edhe na
mbetem miq. Pak kush i kujtonte vitët e burgut me aq hollsi sa Pjeter Gjini.
Kishte një kujtesë të mrekullueshme! Fatkeqësisht nuk e kujtoj emnin e një
djali të ri për të cilin më ka tregue i nderuemi Pjetër Gjini (pak kohë mbasi
pat dalë nga burgu), aq e kishin rrah policët e burgut Burrelit, e torturue në
mënyrë çnjerëzore, sa për kush e di sa ditë ai djalë nuk mund të çohej i
shkreti në kambët e veta. Kishte mbetë i shtrimë në shtrat nga dhimbjet e
trupit dhe të gjymtyrëve... Nuk ishte i zoti me shkue as në banjo ai vetë...
E
pse? –Dikush nga të burgosunit e kishte paditë se ai djali kishte thanë: “Pader
Mëshkalla asht Njeriu ma i madh që kam njohë në jetën teme!”... E
pabesueshme!.. Por ai u ndeshkue aq rreptë vetëm se guxoi e vuni figurën e
Pader Mëshkallës mbi Enver Hoxhen e Stalinin e “madh”... Për kësi lloj fajesh
nuk ishte aspak çudi edhe me të pushkatue në ato kohë të zeza.
I
ka këto gjana “demokracia proletare”,
thonte i madhi Pjetër Gjini, “lum kush e provon!”. E me të vertetë ashtu ishte!
Erdhi
një kohë që Pjeter Gjini ishte i “domosdoshem” nder të gjitha sofrat e gzueshme
të Shkodres, ndersa tek të njohunit në Burgun e Burrelit, Pjetri ishte në kryet
e vendit. Ai respektohej prej të gjithve, sepse qendrimi i Tij burrnor dhe i
palëkundun nder vështirsitë aq të mëdha kujtohej prej të gjithve me respekt.
Me
një pjekuni e matuni të madhe Ai kishte krijue tek të gjithë një besim të madh
që e veçonte nder bashkvuejtësit e Tij. Erdhi koha dhe u ndame tue u qeshë por,
pa e kuptue.., prej Pjetrit!
Kujtoj
disa thanje të Tijat.., po fatkeqsisht koha nuk lejoi me i pasë të shkrueme
shumë thanje brilante të Pjeter Gjinit.
Ai
ishte një dokumentar i plotë dhe i saktë i zhdukjeve “nen za” të panjohuna edhe
sot, nga kriminelat e atij humnerë Burgut.
Pak
kush mund të kenë metë pa i rigue lotët, kur Pjetri na la...
Vështirë
se Burra si Ai, i vijnë prap Shkodres sonë plot humor, e që na e kishim per
zemer në “atë Shekull plot me lot”..!
Melbourne, 30 Maji 2021.