Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Imzot Ernesto Koci
E marte, 06.07.2021, 07:33 PM
IMZOT ERNESTO KOCI
Delegati
i parë Apostolik i Vatikanit, Shteti i parë, që njohu Shtetin Shqiptar në 1920.
Nga Fritz RADOVANI
Menjëherë mbas takimit të Imzot Luigj Bumçit, i ngarkuem me
detyren e Kryetarit të Delegacinit të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në
Paris, me Papen Benedikti XV, i cili mori persipër me bisedue me Presidentin e
ShBA Wilson, per ruejtjen e Shqipnisë nga coptimi nga shtetet fqinjë, me 12
Nandor 1920 Papa Benedikti XV ngarkoi Imzot Ernesto Kocin (Kozzi), me detyren e
Delegatit Apostolik në Shqipni. Imzot Koci jo vetem kishte një dashuni të madhe
per popullin e Gjergj Kastriotit, po edhe njifte mirë gjuhen shqipe, per të
cilen që në vitin 1900 Ai punoi dhe la vepra me një vlerë të madhe etnologjike
të Shqipnisë së Veriut.
Ai asht marrë kryesisht me të drejten zakonore, edhe pse
gjuha shqipe nuk ishte e shkrueme, po me anë të komunikimit gojor me popullin e
disa krahinave në Malësinë e Madhe, Mirditë, Zadrimë, Postribë dhe Dukagjin, Ai
ka mërrijtë me lanë një studim të plotë të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në një
kand tjeter shikimi prej At Shtjefen Gjeçovit.
Imzot Ernesto Koci vertetë ishte nga Trentoja, italo –
austriak, po ishte një albanolog i perkryem dhe shumë i aftë, e kjo vertetohet
me veprat me vlerë që Ai ka lanë per kulturen e panjoftun Shqiptare edhe sot.
Veprimtaria e Tij asht e gjithanëshme dhe i paraprinë
studjuesve shumë të njohun edhe pse të huej si, At Zef Valentinit, At Jak
Gardinit etj., që përjetsisht do të kujtohen nga Populli Shqiptar per veprat e
Tyne.
Imz. Koci edhe pse erdhi kur Shqipnia vazhdonte me kenë nen
thundrat e turqëve, Ai me një kujdes të madh mori rrugat e vështira të Malsisë,
ku la vepra të pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat ka shkrue edhe
Edith Durham (1863-1944) e personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej.
Ajo që Imzot Kocin nuk e ka shkelqye me ndriçimin e duhun të
Veprave të Tij diplomatike, asht kenë pikrisht mentaliteti i politikanve tanë,
që asnjëherë nuk kanë mujtë me shlye nga koka e vet fanatizmin anadollkak
antikatolik, apo sllavokomunist, ashtusi sot, që janë tue vazhdue me lanë
Ambasadan Shqiptare në Vatikan pa Ambasador!
Imzot Ernesto Koci asht le me 6 Korrik 1870 dhe, ka vdekë
papritmes në Bari me 23 Shkurt 1926. Por, ajo që do të theksoj asht “deshira e
Imzot Ernesto Kocit me u vorrosë në token Shqiptare”. Dhe ashtu u veprue.
Ai asht vorrosë në Kishen Kathedrale të Shkodres, e Vorri i
Bekuem i Tij, ka mundësi që asht zhdukë me “revolucionin kultural të 1967”...
Me këte rasë po ju kujtoj thanjet e Papës Gjon Pali II në
Tiranë, përballë Heroit tonë kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “... Ajo që
ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurr në historinë
e njerëzimit...Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë
KontinentitEvropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!..
Ekaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh.
Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës…“Një demokraci pa
vlera, - këte e kam shkrue n’ Encilklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet
lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe
historia... ” (25 Prill 1993) A nuk e verteton këte fakt “rilindja komuniste”
sot në Shqipni?!
Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që
ka ngja në Shqipni...Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë
Kontinentit Evropjan!..”
Melbourne, 6 Korrik
2021.