Mendime » Radovani
Fritz Radovani: A e dini ket kangen shkodrane...
E hene, 05.07.2021, 06:52 PM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
A E DINI
KET
“KANGEN SHKODRANE”…
1946…“Radio
Posta” e Shkodres, sot transmeton per ju kangen e bukur:
“Oooooo
shumë durojmë e s’po pelcasim !…”, dhe vazhdonte muzika…
Një
ngjarje e vertetë e viteve të para të vendosjes qeverisjes komuniste.
Pa
kalue java, shkon letra tjeter dhe kerkohet prap në “Radio Posten” e Shkodres,
kanga “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim!...”
Letra
poshtë kishte edhe emnin e kerkuesit kangës, po ec e gjeje ate!
Kur
letra e kerkesës së asaj kangë persëritet per të treten here, atëherë sigurimi
i shtetit vehet në gjurmim të kerkimit të personit që e porositë.
Jo
vetem tek posta qendrore por, edhe tek kutijat postare që ishin nëper qytet
ishin gjurmuesit e sigurimit per me vrojtue kush mundet me kenë ai, që e
kerkonte kangen “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim!...”.
Kur
kaluene disa muej e nuk u gjet shkodrani, atëherë sigurimi filloi me shpernda
agjentat e vet nder lagjet e qytetit, per me ndigjue kur vinte ora e “Radio
Postës”, me përgjue kush ia çon radios zanin ma fort?.. –Po, per fat
letershkruesi i kangës, kaloi viti 1946 dhe erdhi 1947, e ai nuk u gjet…
Atëherë,
ju dha urdhni “Radio Postes”, mos me e transmetue ma kangen.
Po
historia u ba e njohun… Aq mori dheun kjo ngjarje, sa shkodranët që e dinin
ngjarjen filluene me e këndue edhe nder serenata kangen…
Në
të vertetë kjo kangë ishte një moment që tregonte “durimin e popullit ndaj
qeverisjes së eger komuniste në Shkodren e paknaqun…”
Dhe,
me të vertetë ashtu po ngjante në Shkoder… Gati gati, si tashti !..
Nuk
zehet me gojë ASNJË Atdhetarë, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, Don Nikoll
Kaçorri, At Gjergj Fishta, Osman Kazazi, Prekë Cali e sa të tjerë që kujtohen
vetem buldozierat tue sheshue shtëpijat e tyne... Një turp! Turp i panjohun në
Historinë e Shqipnisë, që në kohen e turkut kur ai si sot, sheshonte Kishat,
ashtu si në 1969, kur u sheshue Kisha e Vaut të Dejes, e shek. XII – XIII, ku u
pat kunorzue Gjergj Kastrioti Skenderbeu...
Pa
më thoni Ju lutem, sot a asht prap koha me ia fillue ashtusi në 1946: Po, në
Shkodren tonë: “Oooooo shumë durojmë e s’ po pelcasim !...”
Melbourne, 22 Qershor
2021.