Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shkoder, 2 korrik 1950
E merkure, 30.06.2021, 07:54 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXV.)
SHKODER, 2 KORRIK
1950...
Don
Kolec Prennushi, ishte shoku i rinisë në Linz të Austrisë i At Pjeter
Mëshkallës, që studjonin bashkë në 1918, per me u ba meshtar. Mbas kthimit n’
Atdhe kanë vazhdue miqsinë e Tyne deri në vdekje. Tregonin pleqtë se me
arrestimin në vitin 1946 të At Meshkallës, Don Kolecit i pat ra idhnim i madh
per Te.
Kishte
frikë se qendrimi i At Mëshkallës në hetuesi, përballë atyne bishave të
sigurimit, edhe mund ti shkurtonte jeten...
Kur
Don Koleci sherbente famullitar në Dajç të Bregut të Bunës, nuk vonoi dhe me 5
Dhetor 1948 kje arrestue edhe Ky. Kje lirue plot mbas 11 muejsh, në Nandor
1949, i smurë me probleme zemret... U lirue gjoja per mungesë provash...
Mbas
pak muejsh, me 2 Korrik 1950, Don Koleci papritmas vdiq në Shkoder. Vdekja e
Tij kje jo vetem e parakohëshme, por shumë e randë per Nanen e Tij, e cila
jetonte gjithmonë tue i shikue sytë e ballit edhe pse ishte djali i madh i Saj.
Kur
u lirue Don Koleci, Nana Nine mendoj se i shpetoi Djali.
Vdekja
e Tij e gjymtoi Nanen e Tij përgjithmonë... Sytë e Saj nuk shifeshin njëherë pa
rrigue lot. Vuejti plot 11 vjet mbas Tij.
Tregonin
se një i njoftun i Don Kolecit, shkoi me pa një njeri të vetin në Burgun e
Burrelit dhe i tregoi atij per Don Kolecin...
Fjala
eci dhe shkoi e i ra në vesh Pader Mëshkallës, i cili nuk e pritte kurr atë
vdekje... Ishte një moment shumë i randë edhe per të gjithë ata që e njifshin
afer At Meshkallën...
Ai
idhnim i vazhdoi disa ditë, sa herë që nder biseda dikush i kujtonte Emnin e
Mikut Tij Don Kolecit. Pak kush e dinte se Pader Mëshkalla kishte humb jo vetem
një shok... Miqësia mes Tyne kje aq e fortë sa koha, vetem, sa vinte e i lente
mresa.
Kur
doli nga burgu At Mëshkalla, vizita e parë kje ajo që erdhi dhe me lot perfaqe
përqafoi Motrat e nipat e Don Kolecit...
Fatkeqsisht,
Nana Nine nuk jetonte ma prej vitit 1961...
Në
kujtimet e veta At Pjeter Mëshkalla kujtonte gjithnjë një prej thanjeve të At
Zef Valentinit per Don Kolecin disa vite të shkueme: “Don Kolec Prennushi asht
Kardinali i ardhshem i Kishës Katolike Shqiptare” (1938).
Ndersa,
Prof. Ernest Koliqi transmetoi në radio nga Italia: “Shuhet edhe një penë e
artë e letersisë sonë, vdiq në Shkoder pa pritmas me 2 Korrik 1950, Don Kolec
Prennushi, letrar i shpresave të mëdhaja...” (1950)
Më
tregonte At Mëshkalla njëherë kur e kishin ftue në Vjenë Don Kolecin per një
pretk për Këshndella, aty nga 1937, sesi kishin shkue bashkë atje. Kur Ai po
predikonte, një Vienez i ishte afrue At Mëshkallës dhe e kishte pyet: “Ku
sherben ky Prift, se do të shkojshe perditë me ndigjue pretkun e Tij?..”
At
Pjeter Mëshkalla ka lanë të shkrueme nder kujtimet e veta:
“...Dhimbja
ma e madhe që kam ndie në zemër kur ishe në burgun e Burrelit, asht kenë ajo e
vitit 1950, kur mora vesht vdekjën e shokut dhe mikut tem të vetëm të të gjithë
jetës, Don Kolec Prennushit. Atëditë kam kja perherë të parë...”
Prej
asaj kohë më ka pasë tregue At Mëshkalla se: Me 2 Korrik, ç’prej vitit 1951, Ai
e kujtonte në një Meshë që i kushtonte në
çdo vit me atë datë Mikut vet Don Kolec Prennushit.
Po,
ajo që do të theksoj në këte shkrim asht prania me të cilen At Mëshkalla, u
gjet në çastet e fundit të jetës tek dy Motrat e Don Kolecit që i kishte si
motrat e veta: Tek Nana ime, në vitin 1984 dhe, tek Tezja Rozë, në 1988. Një
mrekulli e vertetë: Pak muej para se At Mëshkalla, do të mbyllte plot lavdi e
vuejtje jeten e vet prej Martiri të vertetë me 28 Korrik 1988...
Per
mue Portreti i At Mëshkallës, kur dikush i kujtonte Emnin e Don Kolecit, asht i
paharrueshem e ndoshta, Ai më ka shty që me e vizatue me një dashuni dhe kujdes
të posaçem...
Melbourne, 30 Qershor
2021.