Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Diktatori ma vrastar i popullit të vet n’ Europë, ishte tirani Enver Hoxha!
E marte, 20.07.2021, 08:55 PM
KOMUNIZMI
ASHT:
DHUNA,TERRORI E VLLAVRASJA
Nga Fritz
RADOVANI
Diktatori ma vrastar i Popullit të vet n’ Europë, ishte tirani Enver
Hoxha!
Ata që kerkojnë “rilindjen” e tij janë vazhduesit e veprave kriminale të tij,
ata janë të pangopunit me Gjak të Shqiptarve të pafaj dhe Atdhetarë, ata janë
terroristët ma barbar e rubnuesit ma tiran t’ Atdheut të Shekullit XX dhe
XXI...
Ai ishte “dija e pafund” e krimit!.. Edhe njerzit që kanë pasë rast me i
dhanë dorën atij tiran barbar janë ba të dijshëm, të mendshëm, të mprehtë dhe
të djallzuem mbasi janë takue me té. Kur fliste ai duhej ndigjue, por duhej nxjerrë
edhe mësimi ashtu si e “pelqente” ai, dhe të nesermen ti duhet të veprojshe si
“thonte partia”, mbasi kuptimi i shtrembët nga ana e yte mund të kushtonte me
kokë... Duhej lexue një fjalim i tij në kolektiv, në shkolla, fabrika e
kooperativa, minjera e zyra shtetnore, po duhej ripërsëritë në shtëpi, shpesh,
edhe duhej konspektue tue nxjerrë edhe detyrat tua për të ardhmen, mbasi vetëm
ata shkarravina antinjerzore ishin “udhërrëfyese” për secilin shtetas Shqiptar.
Fotografia e tij ishte në krye të vendit!.. Kudo, në zyre, rrugë kryesore,
shkolla e edhe në mjaft shtëpija.., jo vetëm komunistësh por edhe njerzish të
thjeshtë, që tue pa surratin e tij, i dukej edhe krimi vrastar ma “njerzorë”!
Bustet e statujat e tij mbizotnonin qytetet e mbarë vendit! Drita që
shpërndanë ai, mprehtësija e tij, dija, kultura, elokuenca, madhështia, forca e
depërtimit të mendimit dhe e fjalës së tij ishin absolute, të pagabueshme, të
sakta dhe të pandryshueshme, pra nënkuptohet të padiskutueshme nga askush, “as
nga djali i tij”... Ai knaqej me gjakun e freskët dhe të perditshem të
intelektualve tanë ose, ma mirë e ma sakt me thanë: “Me gjak të komunizmit real
totalitar stalinjano - enverjan”!.. Dishroni ti hiqni masken komunizmit në
Shqipni?! Mos hezitoni!
Na ishim një laborator hermetik ku eksperimentohej çdo “mendsi” e çmendi
e kësaj teorije të shëmtueme antinjerzore, ku qenja mbi të cilën bahej prova
ishte “një shifer”... por kurr, i quejtun kjoftë as formalisht “njeri”! Mbas
vendimëve të Jaltës, ku Ruzvelti ndau zonat e influencës në Botë me “të
dashurin shoku” Stalin dhe “vezhgues” Çiurçillin, komunizmi u shpernda në
Evropë në tre tipare të përaferta, por kurr të barabarta... Lindja komuniste
stalinjane deri në vitin 1953, ka provue terrorin dhe diktaturën stalinjane pa
konçesione. Veprat e tij barbare i treguene mbarë Botës me fakte, dokumenta dhe
prova që, janë ma të pakundershtueshmet dhe se, “komunizmi asht nana e të gjitha
të zezave”!
Popujt e qytetnuem duhet ti heqin pa hezitue tiranisë komunizmit masken!
Tek na Shqiptarët, në librin tim “Një Monument nën dhé”, unë kam shkrue:
“Sigurimi i shtetit vëpronte kështu se,
nën pelerinën e kuqe të komunizmit përmish kishte të ngjeshuna ndjesitë
fondamentaliste që instruktoheshin nga shovenistët sllavo – aziatikë. Torturat
mizore të tyne nuk ishin tjetër veç shpërthimi i shfrenuem i epshit shtazarak
të kafshve të egra, që ndryhej ndër shekuj në këto qenje, që për fat të zi edhe
këto thirreshin “shqiptarë”, edhe pse nuk kanë një pikë gjak shqiptari! Për
kaun e Sigurimit të shtetit ishte kënaqësia ma e madhe vërsulja mbi veladonin e
zhgunin, tue e shkrrye përtokë dhe mandej, qetësohej e zgërdhihej kur duert e
ndyta i lante në gjakun e pastër të prehës së tij...” Aty do të gjeni të
shkrueme se komunizmi asht një mbretni errësine, ku çdo dritë apo shkëndi e saj
shuhet me dhunë! Kjoftë edhe nen dhe: Shkëlqen deri në marramandje vetëm një
pallat, ai asht “pallati i diktatorit”. Komunizmi asht vetëm një propagandë
fund e maje vetëm rrena apo gënjeshtra. Veni emnin ju si ta doni! Komunizmi
asht sistemi i sundimit ma përbindsh i Shek. XX, po edhe shumë i pelqyeshem per
trashigimtarët e tyne në Shek.XXI.
Terrorizmi e krimi i organizuem nga shteti mbi popullin e pambrojtun dhe
të mbyllun mbrenda “perdes së hekurt” arrijti me këthye të gjithë njerëzit në
një kope të lidhun kambësh e duersh, me një leckë të kuqe të zhublosun në gojë,
që vetëm shihte një dorë naltë, të gjakosun me thikë të shtërngueme fort e, që
ishte dora e diktatorit që mbjellë frikë, terror, pasiguri, dhe kërcnim tue
shpërba edhe pamjen si njerëz.., pikrisht një prej popujve ma të vjetër të
Globit toksor...
Kjo farë e keqe zhvillohej në vëndet ma të pazhvillueme, sëpse aty gjenë
terrenin e vet me mashtrue me parullen ma të njohun por, edhe ma të pelqyeme
nga turmat, “barazi për të gjithë pa dallim feje, krahine dhe ideje!”, ndërsa,
fshatarët analfabet i siguron me hy në vathën e tij me “reformen agrare”, që
asht praku i kapercyllit për në kooperativën apo “kolkozin” e fshatarit rus.
Kështu, pergatitë terrenin me zhdukë me vrasje, burgime, tortura, pushkatime,
interrnime dhe gjyqe false të “popullit” krejt kastën shtetnore të ashtuquejtun
borgjeze, tue shfarosë krejt aparatin e vjetër shumë të kulturuem dhe
përparimtar dhe, tue e zëvendsue ate me kastën e “re” të paditun dhe të pa
kurrfarë tradite për me krijue, organizue dhe me vue themelin e një shteti të
zhvilluem Europjan.
Fillimi i gjyqeve të mëshefta dhe barbarizmat ndër hetuesi, janë mjeti me
të cilat shteti arrinë që mija e mija njerëz me të njajtat vlera, përfundojnë
viktima të Sigurimit...Kështu, në mënyrë të vetdijshme pranojnë humbjen e
Lirisë, si një “dhuratë” për këdo që do me jetue.., tue pranue si të ligjëshme
edhe dhunimin dhe shkeljen e të drejtave dhe Lirive të njeriut, “të mbrojtuna”
vetëm në letra nga shumë institucione ndërkombëtare. E gjithë kjo “betejë” që
ka vetëm një qellim: “Marrjen e Pushtetit me dhunë” dhe qeverisjen e gjithë
popullit nga një dorë barbare marksiste – leniniste dhe terroriste, që u
realizue në Shqipni me kriminelin anadollak Enver Hoxha, ka pasë një mbështetje
të fuqishme dhe shumë të organizueme në Sigurimin e Shtetit dhe metastazat e
tij në çdo skutë të vendit... Metodë që sot po aplikohet nga Edi Rama... I
etshem deri në idjotsi per diktaturë, plantacione droge dhe pasunim të
pamerituem miljoneri...
Në këte organ të shemtuem grumbullohen të gjithë ata që nuk kanë asnjë
tipar të dukshëm ose të mbrendshëm të njeriut. Brajan Capmen thotë: “Thesari ma
i çmueshëm i një diktatori janë spijunët dhe informatorët, mbasi me ta mbjellët
përçarja në popull, ndërsa me vrasësit ruhet sundimi. Spijunët janë njerëz të
stërvitun për vepra të ulta, të rritun mjedis poshtnimit”. Mbasi të rilexoni
edhe njëherë këte citat keni me kuptue se, cila kje arësyeja që Enver Hoxha, me
të gjithë aparatin e tij terrorist qeverisës, vorfnoi popullin, e shpërftyroi
njeriun, dhe e mbajti 47 vjet nën diktaturë barbare e tirani robnuese
komuniste.
Tue aplikue metodat ma të mnershme e djallzore të “luftës së kllasave”,
tue privilegjue dhunuesit dhe torturuesit apo organet e “drejtësisë”, që
shtonin numurin e këtyne spijunve, të gjithë të lindun, të rritun dhe edukue në
kurset e analfabetizmit dhe, nga “shkolla e re socialiste” e kudondodhun...
Duheshin sa ma shumë kampe pune dhe shfarosje, të interrnuem dhe ushtarë
për me sigurue me punën e tyne të pashpërblyeme fitimet përrallore si, dhe
garancinë e sotme per ata kapitale ndër bankat dhe shtetet Përendimore!
Populli Shqiptar sundohej nga Ever Hoxha nëpërmjet të dhunës që ushtrohej
nga institucioni ma i paligjshëm i tij Sigurimi i shtetit komunist, vetëm mbi
një parim friksimi, kërcënimi dhe shtypje të pashoqe, sëpse secili Shqiptar
ishte i lidhun “për kafshatën e bukës”, siç ka thanë At Pjetër Mëshkalla, kur u
arrestue në “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural” të vitit 1967 në qytetin
Martir të Shkodres, një qytet i vertetë “Muze” i Europës shpartallueme nga
komunizmi.
Ja dhe reforma me të cilën krenohën shokët e Partisë komuniste:
“Arësimimi i gjerë i masave dhe revolucionarizimi i shkollës sonë...” Qendrat
ku Shqiptari humbi tiparët e Tij Shekullore, Burrni, Besë e Bujari. Ja vendi ku
u shembë Ideali “Atdhé e Fé”, ja çerdhja ku Shqipja Dykrenare çili zogjët e
vet: Malësia tue ikë rrugave të gërbetit dhe tue harrue zakon’ e traditë
mijravjeçare. Ja “shkolla” ku formohej breznia e “re socialiste” pa korajo
civile, servile dhe hipokrite, opurtuniste pa pikë burrnije, me parime
marksiste – leniniste dhe ateiste, parime të cilat synojnë me shpartallue
Atdhetarizmin dhe Familjen Shqiptare. Ja Populli Shqiptar i njohtun në Evropë e
në gjithë Botën me Dy nga Simbolët e Paqës dhe të Lirisë së të Drejtave Njerzore
: Të
Madhin Gjergj Kastriotin Skenderbeun dhe Nanë Terezën e Shqipnisë... “në mes të Evropës”.., por
jashta Saj!.. E shka i ka mbetë Shqiptarit me u krenue se “Jam Shqiptar”?!
Nëse, Presidenti i Madh Havel foli në vitin 1999 në Tiranë, para Pallatit
të Kryeministrisë për komunistët çek të konvertuem, dhe rrezikun që i sjellin
ata demokracisë ashtu asht si thonte Ai, por kur bahët fjalë për komunistët
tanë shqiptarë, ata nuk do të konvertohën kurr, sëpse “ata janë të konservuem”!
Në vitin 1946 një Murgeshë, që shërbente si infermjere në spitalin e
burgut, në podrumet e Spitalit Civil të Shkodres, e quejtun nga të sëmurët e
torturuem “Engjulli i birucave” (Gj.T.R.), ka thanë: “Si mbas parimit komunist: Sytë që
kanë pa duhën verbue e, duhën shurdhue veshët që kanë ndigjue e, pré gjuhët që
mund të flasin e, shkurtue, krenat që mund të mendojnë”... Ky ishte dhe asht edhe sot
parimi thëmelor i komunizmit!..
Sigurisht, këta parime i shtyne edhe komunistët shqiptarë me luftue per
fitore në zgjedhjet e 25 Prillit 2021... Ashtusi fitonte gjithnjë edhe “shoku”
Ever...
Partia “Demokratike” thotë se e filloi luften per fitore mbas dy a tri
javësh që e persëriti humbjen e saj. Por me “humsin” ata thonë se do të
“fitojnë”, ndoshta, mbas kater vjetësh kanë me ju tregue se sa “i kanë rritë
kapitalet nder banka”?!
Fitoret e Shqiptarve janë të lidhuna per kater kambët e karrigës e
portofolin...
Perderisa nuk preken as tituj as dekorata te tiranit dhe diktatorit Ever
Hoxha dhe të bashkpuntorve të tij, tue
fillue nga Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia, pa e perjashtue asnjenin, ata të gjithë që heshtin
vazhdojnë me kenë komunista dhe, me pasë mundësitë me veprue, edhe sot do të provoni thanjen time se:
“RILINDJA KOMUNISTE” ASHT
VETEM VETVRASJE ROBNUESE!
Melbourne, 19 Korrik 2021.