Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 19 Korrik 1967
E diele, 18.07.2021, 11:02 AM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXVIII.)
19
Korrik 1967: Kjo ditë e nxehtë asht gjetë që aty nga ora 14.00, në pishën e
zhegut, një xhips i Sigurimit të Shtetit në Shkoder, me u ndalue para Gjykatës
së Rrethit (tek shtëpia e Dr. Kadukut), dhe në mes të një grupi policësh të
mbërthyem me armë në dorë, rrethohet një Burrë që shihet me vështirësi i lidhun
duersh me hekra, imcak, i shkurtë, me ecje të shpejtë e hapa të vegjël, i kapun
për krahësh nga këta bisha të egra e të çapërdisuna si zakonisht edhe pse gjahu asht i lidhun në
pranga, dhe gati pa i takue kambët për trotuarin e rrugës, e fusin në godinën
trekatëshe të Gjykatës, shkapesin derën me forcë dhe.., vetëm ndihen shulat e
mbrendshëm që ndalojnë hymjen e cilitdo kalimtar... Kishte disa ndigjues të
“zgjedhun”!
...
U çue para mikrofonit dhe para se me fillue me folë rregulloi koletin e
këmishës, jakat e xhaketës, tërhoqi pak xhaketën e zhubulosun nga mbrapa, tue u
mundue me u rregullue për mos me dalë i çkujdesun në fotografi. Ishte Pader
Pjeter Mëshkalla. Kryetari i gjyqit, Muhamet Tyli, i tha: -Fol, shka ke me
thanë fjalën e fundit!.. Ra një heshtje...
Pader
Mëshkalla iu afrue mikrofonit e tha këto fjalë:
“JU
MË DËNONI SA TË DONI, MBASI MUE NUK KENI SHKA MË BANI, UNË PRAP SE PRAP DO TË
DAL, SEPSE JU SHPEJT KENI ME MBARUE, MBASI SHOSHOJNË KENI ME HANGËR, E ATY ASHT
FUNDI JUEJ! FEJA E KRISHTIT NUK MBARON KURRË!”
•Padër Pjetër Mëshkalla
(Dosja 4191|1 Arkivi M. M. Tiranë, 1998)
Melbourne, 16 Korrik
2021.