Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Një luftë e rrebtë partizane
E enjte, 22.07.2021, 06:44 PM
Nga Fritz RADOVANI:
NJË LUFTË
E RREBTË PARTIZANE...
(Kallxim
i vërtetë)
Kujtime.., nga Tefa...
Një
rastësi... Nga data 18 Korrik 1969 e deri me 18 Korrik 1985, kemi punue bashkë
në një dhomë në fabriken e Pelhurave, me karikaturistin e njohtun Shtjefën
Palushi, pra me të Ndjerin Tefë. Një periudhë jo e shkurtë dhe shumë
mbresëlanëse për mue. Na ndau vetem vdekja shumë e parakohshme e Tefës (1943 –
1985). Ishte mjeshtër i karikaturës dhe i aplikimit të saj në tekstil, ku
fillon zanafillën ky art i panjohtun dhe i lanun në heshtje në Shqipni atëherë
po, por edhe sot...
Ishte
një ditë nandori i vitit 1984. Porsa dolëm në punë Tefa më pyeti: “Fritz, a ké
ndigjue shkrepje pushkësh mbramë?...”
–
Unë ju përgjegja, jo! Po ku, janë shkrepë ato armë?
Atëherë,
Tefa, filloi kallximin: Rreth orës 8 .30’ të darkës, tue shkue në shtëpi kishte
fillue me rrigue pak shi. Ishte kthye në Kafe të Madhe. Ka hapë derën dhe nuk
ka pa asnjë nga shokët e tij me të cilët kalonte orët e mbramjes aty. Porsa ka
marrë me dalë ka ndigjue një za: “Tefë! Eja, eja, se kemi një karrigë të
lirë!..”. Asht drejtue nga tavolina e tyne, ku me të vërtetë ishte një karrigë
lirshëm dhe dashje apo padashje do të pranonte ftesën. Asht ulë mbasi i ka
përshëndetë të parin Elez Mesin, të dytin Dulaç Lekiqin dhe të tretin Asllan
Licin, të tre ish partizan dhe punojës të Sigurimit të Shtetit, që në thëmelimin
e tij. Të tre të njohtun mirë edhe nga gjithë populli i Shkodres. Sigurisht,
biseda e tyne vazhdoi pa u ndërpre prej pranisë së Tefës aty. Fjalën e kishte
Dulaçi në lidhje me një betejë që kishin zhvillue aty nga viti 1946, ndër disa
kodra nga fshati i Sheldisë, ku simbas informatave ndodheshin disa grupe të
arratisunish antikomunistë. Këta bashkë me një brigadë të Ndjekjes, që
patrullonte atë zonë kishin mujtë me ra në gjurmët e të arratisunve dhe, madje,
edhe me i rrethue. Rruga e vetme e tyne ishte me ju ngjitë malit dhe me ra në
pritën tjetër të Ndjekjes, që ishte në gadishmëni mbas kodrës, ku aty drejtonte
atë operacion Zoji Thëmeli, pra bash vetë kryetari i “njohun” i Degës së
Mbrendshme të Shkodres, një kriminel i rexhun.
Mbasi
i shpjegojnë Tefës fillimin e aksionit, ku ishin vra edhe tre vetë të zbulimit,
ata vazhdojnë tregimin e asaj beteje sa të rrebtë, aq edhe të paharrueshme për
ta.
- E, si të tha ai qeni Elez, kur të
njohti zanin? Iu drejtue Dulaçi, shokut vet Elezit.
- Po. Ai qen bir qeni, edhe ma mbante
mend edhe emnin e gjyshës, atij ia basha nanën e tij...Po, as unë nuk i lashë
gja pa thanë atij klysh k...
- Sa shkrepi automatikun, grrrrrrr,
Elezi e pyeti ate: “Po kur të mbarohen fishekët ku do me shkue mor klysh k...?”
- Po e pate nanën gjallë, kam me shkue
tek nana jote e, kam me hi n’até të s...
- Pa të futë gjallë prej.., aty prej ku
ke dalë, nuk e la po re në duert tona, .., mor ta b.., nanen.
- Edhe po shanë me nanë mor zag k.., i
kishte thanë Dulaçi.
- Po edhe ti qenke aty mor klyshi i
Enverit, që po më xen në gojë nanën teme?
- Po, mor zag e sterzag k.., se pa ba
gostë me kokën tande nuk ikim prej këtu!
- O ju, ju basha nanën Parti, se gjallë
nuk jeni kah më kapni sot mue! E na holli një bombe që gati na përlau...
- Aja nana Parti ka me ta ba nanën
tande, mar klysh k...
- Ajo ju ka ba nanat tueja e jo nanën
teme mor shkurll...
- Ju jeni shkur... që doni me çlirue
Shkodren, mor ju b.., nanat tueja!
- Shkur.., jeni ju mor dylberat.., e Zoj
Themelit...
- Na qit e ata qit.., po kur, po
dorzoheni mor push...?
- Push...e Titos donë me ba gostë me
kokat tona, o ju, ju b...
- Bam..,bum .., pelcitshin bombet, mbi
krytin tonë...
- Po, ku, po i leni ata motrat ...
- Nanat tueja.., mor klysht e ...
- Jo, ata të tuejat, mor ju ...
- Këta qit... e ata, prit...
Aty,
nga ora 10 pa pak minuta afrohet kamerieri e merr të hollat e kafeve.
Ndërhynë
Tefa, po si rezultat i kësaj lufte kaq të rrebtë e të fortë, a mujtët me i kapë
të gjallë?
Jo,
mor ia basha.., nanën e tyne, na ikne kadoshat, i përgjegjet Dulaçi.
Plot
një orë e gjysëm, tue ba automatiku e mitralozi krrrrrr e gërrrrrr, e tue u sha
me nana, gjyshe e motra.., bam e bum bombet në tjetrën anë e si rezultat: “Na
ikne kadoshat!”.
Fati
që erdhi ora me u mbyllë kafja, se do të vazhdonte “lufta” edhe kushedi sa orë
tjera!
Tregonte
Tefa, kur dolem tek dera u ndamë, me mend gjithë rrugës i shava edhe unë “nanat
e tyne”.., se kishte fillue me ra një shi që me bani qullë, derisa mërrijta në
shtëpi...
Çudi
bre burrë, mos me ndi gjithë ata pushkë, mitraloza e bombe që u shprazën në
Kafe të Madhe.., e, në fund: “Na ikën kadoshat!”...
Me
të vertetë ishte një luftë “e rrebtë partizane” !! Mos u harroftë..!
(Shkoder 1984).
Melbourne, Korrik 2021.