Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Një kasaphane e vertetë njerzish
E diele, 29.08.2021, 12:53 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXXV.)
B.B.
(Burgu Burrel)
Një
kasaphane e vertetë njerzish...
Per
çdo njeri që komunistët mendonin se nuk duhet të dalin ma nga burgjet e
mnershme të diktaturës së Everit, ishte një nga qendrat e zhdukjes së tyne që
thirrej Burgu Burrel...(B.B.)
Ata
që e provuen edhe vetem një ditë.., mund të flasin një vit!
Ndersa
rinia Shqiptare që vuejti me vite aty, mund të tregojnë një jetë në thertoren e
një Bote të papersëritëshme kurrma!
Nuk
ishin të paktë as Profesorat e pranguem, dhe as breznitë e tana që provuen
dhunen ma barbare të komunizmit vrastar...
Klerikët
e të gjitha besimeve ishin dijetarë të provuem në jetë.
Një
prej Tyne ishte edhe Hafiz Ali Tari (Kraja) nga Shkodra.
Kujtimet
e rinisë shkodrane dhe asaj Shqiptare per Hafizin, ishin ma të perkryemet tue
fillue nga fjala e Tij në pak vite të shkueme, me rasen e vorrimit t’ At
Gjergjit Madh në fundin e vitit 1940 në qytetin e Shkodres. E rinia nuk kishte
si mos me e kujtue nderimin e Hafizit per At Fishten e pavdekshem!
Hafizi
nderohej dhe respektohej edhe per mardhanjet e mira që kishte me besimtarët e
të gjitha Besimeve tjera në Shqipni.
Në
burgun e Burrelit Hafizi kishte krijue rrethin e vet me atë brez rinije që edhe
Ata, i nderonin dhe respektonin Klerikët e Besimeve të tjera, ashtusi i mësonte
vazhdimisht “Mësuesi”...
Vlera
e madhe e atyne mësimeve të mrekullueshme vazhdon edhe sot me kenë e panjoftun
per Shqiptarët. Pa hy në mësime Shpirtnore, unë do të ndalohem tek “mësimet e
dashunisë së rinisë sonë me parimet e Vllaznimit dhe të qendresës së Saj”.
“Jemi
të gjithë Vllazen të të gjitha Besimeve pa asnjë dallim. Të gjithë jemi
Shqiptarë dhe pasues të Heroit tonë kombtar, të Gjergj Kastriotit –
Skenderbeut. Të gjithë së bashku këtu, kemi vetem një Atdhe, Atdheu i ynë asht
Shqipnia! Prandej, duhet të qendrojmë si Burrat, që neser me i sherbye Këtij
Atdheu! Shpresa e Atdheut jeni vetem Ju Rinia Shqiptare, me parimet e shndoshta
Europjane të moralit dhe të Fesë!
Ju
flas me fjalët e daluna prej zemres sime!”...
Dhe
në mbyllje Hafizi Ju thonte: “Kjo nuk asht vetem porosia e ime... Kjo asht
porosia e të gjithve ne që presin nga Ju! Mbasi, kështu si po tham unë, ashtu
ka thanë edhe Pader Mëshkalla!”
***
Gurë
granitit kishte kultura Atdhetare e Fetare Shqiptare.
Të
pathyeshem po, por edhe të vendosun deri në fundin e jetës së Tyne të pafund
nder burgje dhe, pa asnjë shpresë Lirije!
Morali
i Tyne edhe sot shndritë mu në mes vuejtjes, torturës dhe errsinës barbare e
shnjerzore si një rreze drite brilanti, që nuk e shuejnë as e dobsojnë
rrezatimin e Tyne, asnjë nga ato vepra të dhunëshme që ka ushtrue ndaj Asaj
Rinije heroike, perbindshi ma i mnershem i marksizem leninizmit si dhe ai
shkelës i pashpirt i të gjitha të drejtave të Njeriut, ndaj të gjithë
Shqiptarve.., mos i harroni kurr ata qinda e mija të vramë, të zhdukun e të
vujtun nder hetuesi, burgje e kampe pune e interrnimi, me dhjetra vite vetem
krime nga tirani e krimineli, vrastar e barbar i pashpirtë: Tradhtari Ever
Hoxha.
***
Shqiptarë
të Nderuem e t’ vuejtun nga diktatura shnjerzore!
Qendroni
të pathyeshem ashtusi patne qendrue “Gurt’ e Parë”!
Kurr
mos e harroni porosinë e të nderuemit Hafiz Ali Tarit që:
“Kështu
asht... Se, kështu, ka thanë edhe Pader Meshkalla!”
Melbourne, 28 Gusht
2021.