Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Don Mikel Koliqi për At Meshkallen
E premte, 06.08.2021, 06:55 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXXII.)
DON MIKEL
KOLIQI PER AT MESHKALLEN:
Kur u lirue nga burgu Don Mikel
Koliqi, nuk ishte ende Kardinal. Shkova një ditë per me marrë disa shenime
rreth biografisë së Tij. Don Mikeli ishte nder ma të njoftunit klerikë per
shumë rrethana të jetes së Tij të salvueme pa shkak nga komunizmi diktatorial
dhe totalitar i Ever Hoxhës. Koha e gjatë e burgut e rreshtonte edhe Don
Mikelin nder figurat ma të nderueme të Klerit Katolik Shqiptar. Kishte pak ditë
që ishte aprovue nga Presidenti i Republikës së Shqipnisë titulli i naltë per
Klerikun At Pjeter Meshkalla S.J., me medaljën e artë “Pishtar
i Demokracisë”. At Meshkalla ishte i pari Klerik Katolik që dekorohej me at
titull në Shqipni.
Mbas At Meshkallës, mendova se duhet me i plotsue edhe
dokumentat e Klerikut po aq të Nderuem Don Mikel Koliqi, që porsa ishte lirue
mbas 38 vjetesh burg pa dijtë pse u burgos.
Kur i tregova qellimin e shkuemjes i erdhi mirë dhe,
mbasi i tregova se në ato ditë dekorohet edhe At Pjeter Meshkalla, më shterngoi
doren me knaqësi të madhe. Don Mikeli ishte nder firmëtarët e peticionit, dhe
kur pat nenshkrue me gzim të madh më pat thanë: “Pader Meshkalla e meriton, mbasi
Ai nuk asht arrestue kur i ka ra ndër mend atyne, por me punën e palodhun të
Tijën në drejtim të Fesë dhe të Atdheut, ua ka shti Ai ndër mend atyne arrestimin, gja të cilën, na të
tjerët nuk e kemi ba.” (1992)
Ndoshta, kjo asht një thanje e
veçantë per At Meshkallen, po duhet cilsue se po aq e panjoftun asht kenë edhe
nder vendet tjera ku diktatura komuniste ka zhdukë mija e mija njerzë.
E kjo veper e ban edhe ma të veçantë
heroizmin e Tij.
Po ato ditë pra, plotsova edhe
dokumentacionin e Klerikut të njohun prej popullit të Shkodres, Don Mikel
Koliqi, famullitar i Shkodres per një kohë të gjatë para 1944 e deri në 1946,
kur u pat arrestue perherë të parë nga sigurimi komunist.
Don Mikeli ka lanë gjurmë të
pashlyeshme edhe në muziken tonë atdhetare. Shumë vepra të Tijat u vune nder
skena deri në vitin 1946. Po mbi të gjitha duhet kujtue dhe asht kenë i
pranishem kudo nder vuejtje qendrimi i Don Mikel Koliqit paharrueshem nga
bashkvuejtësit e Tij, nder hetuesi e kampet e interrnimit si dhe burgjet e
panumrueshme që ka kalue...
Kur e pata pyet: A i kujton
kampet e interrnimit dhe burgjet që ke provue, më asht pergjegjë: “Nuk besoj se
i ka të sakta edhe arkivi...Janë shumë!!” Kujtonte me saktësi vetem dishmitarët
dashakëqij dhe shpifsa... Gjithmonë me kusht “harrese”...
Medalja e Don
Mikel Koliqit ishte e dyta që i jepej një Kleriku Katolik Shqiptar.
Në vitin 1994
Papa Gjon Pali II, e thirri Don Mikel Koliqin në Vatikan, dhe me një ceremoni
madhështore e emnoi Kardial. Don Mikeli ishte Kardinali i Parë Shqiptar...
Kardinali Koliqi i perket asaj
epoke të pafund në rrugen e mundimeve... Një Kalvar i vertetë!
Melbourne, 6 Gusht 2021.