E enjte, 28.03.2024, 01:22 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: “Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!”

E shtune, 14.08.2021, 03:33 PM


Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXXIII.)

“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!”

Kjo thanje e At Meshkalles u ngulit në mendjen e çdo Shqiptari që e ndigjoi kur Ai, i tregoi “revolucionarve” ateistë e antiatdhetarë se shka po bajnë kunder Fesë.

Fotot nalt të Kathedrales së Shkodres së Rindertueme mbas 1991... Flasin per shka paralajmoi At Meshkalla!

Po në gjithë Shqipninë sa u rindertuene?

?At Pjeter Meshkalla shkruen: “...Na jemi gurët (të mëdhej o të vegjel) të hjedhun në fillim, të cilët zhduken e nuk shifen ma, por janë në thëmel të parë!

Qé, ambicioni i themelit.

M’u zhdukë e mos me u pa ma!..”.

Gurët e Atij themeli asht e vërtetë se komunistëve iu dukën të vegjël. Ata menduen se Ata gurë me të vërtetë do të zhduken e nuk do të shiheshin ma në truell të  Gjergj Kastriotit. Ndoshta, mendohej se dallgët e atij “Revolucionit” do të rrafshonin bashkë me gurët “që kishin fillue me nxjerrë krye”, e pikërisht me Ata gurë, që ishin vu mbi thëmelet e kulturës Europiane edhe Heronjtë, që kishin la me gjakun e Tyne Ata themele. Por koha tregoi se Gurët e parë nuk kishin luejtë, nuk ishin thye, as nuk ishin ciflosë e plasë, nuk ishin shkatrrue dhe as rrokullisë, jo, kurrë! Ishin Aty!

?ATA GURË të vendosun në themel të tokës Shqiptare që në Shekullin e Parë të Epokës mbas Krishtit nga Shen’Pali, po, edhe sot Ata gurë po mbroheshin nga Pjetri, që tha:

“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!

?Ju, prishni  Kisha e Xhamija, por Ata do të ndërtohen prap një ditë!..”

Komunitetet Fetare Shqiptare duhet me i dokumentue këto ngjarje per njohjen nga Rinia Shqiptare, që ajo të shohin me sy kush ishte komunizmi bashkë me “ata” që, dhe sot vazhdojnë me kenë “heronjë” në Shqipni?..

Ky pra ishte i Madhi At Pjeter Meshkalla!..

Melbourne, Gusht 2021.

***

V.O.:

Ja dhe masakra komuniste e “Revolucionit Kultural dhe Ideologjik 1967” në Kishen Kathedrale 100 e sa vjeçare të Shkodres...

E cila u kthye në “Pallat Sporti”... Deri në vitin 1991...

Pallati i Sportit Shkoder, ku u zhvillue Kongresi i 7 BGSH ...1973.

Shkoder, Foto në Qershor 1973.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora