Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Meshkalla tha - Po formoni nji brezni...
E enjte, 16.09.2021, 07:11 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa XXXVII.)
At Meshkalla tha: “Po
formoni nji brezni...”
29 PRILL 1967...
Kur
At Meshkalla foli per “brezninë që po formohet”, Ai ka lanë një testament shumë
të saktë per “edukimin komunist të rinisë shqiptare”, tue percaktue thalbin e
frymes marksiste – leniniste, dhe pikrisht këte e ka thanë në Institutin
Pedagogjik të Shkodres: “...Po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme
diskredituese antifetare zhvillue me të gjitha mjetet e propagandës. Si
përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyne. Çë vlerë
ka atëherë qendrimi i një pakice të pandërgjegjëshme o të frikësueme me lloj
lloj presionesh?
Sidomos
pjesa e friksueme me kërcnime, presione, premtime e pushime nga puna, pëson
torturën ma të madhën, sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me
mohue me gojë atë që beson; dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një
brezni pa kurajo civile, pa burrëni, opurtuniste, servile, tue prishë
karakterin e Shqiptarit në dam t’Atdheut.
Sot
asht mundësia ma fort se kurr me dashtë me pa me sy ate që At Meshkalla e tha
60 e sa vjetë përpara.
Ata
që nenvleftësuen aso kohe thanjet e Tij, sot po i shohin të gjitha parashikimet
në realitetin Shqiptar.
Mos
harroni se jeni tue shkombtarizue Shqipninë dhe tue e shperba me dëbimet,
largimet dhe metodat ma të turpëshme të aplikueme nen masken “Open Balkan”, një
formulë e bazueme kamb’ e krye në tradhti ndaj Atdheut dhe vetem në tradhti të
trashigueme prej Esad Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, Ever Hoxhës, Nexhmije
Hoxhës, Mehmet Shehut, Haxhi Leshit, Ramiz Alisë e deri tek Edvin Ramoviqi, që
kerkon rikthim në ate që quhet “parcela anadollake turke”.., në “oborrin
sllav”.
Asnjë
veprim i qeveritarve anadollakë në Shqipni nuk ka asnjë lidhje as tregtare, as
kulturore, as politike me Bashkimin Europjan, perkundrazi gjithshka veprohet
dhe punohet me paramendimin antieuropjan, ose e thanun ma haptas “antinjerzor
me antiqytetnim”!
Ma
sakt këte e percakton qendrimi qeveritar dhe ai i Akademisë Antishkencore të
Tiranës sllavoanadollake, tue shlye nga tekstet shkollore e universitare të
gjithë Emnat e Nderuem të Shqipnisë së Veriut, kryesisht Ata të besimit
Katolik, që nuk kursyen as jeten per Atdhe!
Urrejtja
per Flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, kur rikujtojmë thanjen: “Po mos
t’ ishte nji Ky Burrë, kurr në Shqipni s’ u ngrit Flamur!”.., na çon pa asnjë
kthesë tek sheshimi i turpshem i shtëpisë së Atdhetarit Nderuem e të Pavdekshem
Shkodranë Luigj Gurakuqi!
E
me siguri, qellimi i vrasjes së pabesë së Tij vazhdon ashtusi në fushat tjera
kunder Veriut, tue zhdukë dhe shfarosë kushedi sa dokumenta nga ata që ka
dorzue i Ndjeri Gjon Kamsi, kur u ba “Shtëpi Muze” ajo shtëpi.
Pak
parashikues t’ asaj që po ngjet në Shqipni njofta si të Ndjemit dhe të
paharrueshmit At Pjeter Meshkalla, Osman Kazazi e Prof. Mentor Quku...
Melbourne,
16 Shtator 2021.