Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 40 vjetori i zhdukjes së Don Mark Hasit
E diele, 12.09.2021, 11:29 AM
Nga Fritz RADOVANI:
40 VJETORI
I ZHDUKJES SË DON MARK
HASIT
I MBËRTHYEM ME THIKË PËR TAVOLINËN E HETUESIT
KRIMINEL NESTI KOPALI, NË VITIN 1946.
ARRESTOHET NË SHKODER ME 15 XI 1946.
TORTUROHET NË HETUESITË E SHKODRES E TIRANËS
NGA TERRORISTËT E SIGURIMIT TË SHTETIT…DHE MBASI
ARRESTOHET ME „REVOLUCIONIN KULTURAL 1967“, E
MBYSIN ME 11 IX 1981, NË KAMPIN E SHFAROSJES
BALLSH.
NË 40 VJETORIN E ZHDUKJES, JA KUSHTON AUTORI.
(GRAFIKË E REALIZUEME NGA PIKTORI FRITZ
RADOVANI, 2011,
SIMBAS KALLZIMIT TË VETË D.M.HASIT 1961)
MELBOURNE 2021
Biografi e shkurtë e Don
Mark HASIT
Don
Mark Hasi asht le në Malin Kolaj pranë Shkodres në vitin 1920. Kur ishte 7 vjeç
mbeti jetim pa Nanen, dhe më që i ati ishte i rij dhe do të martohej, e mori
nenkujdes Famullitari Don Kolec Prennushi, i cili e pat vendosë në dhomë me
nanen e vet Ninen, dhe flente e çohej me ate. Mbas një viti shkoi me vazhdue
shkollen në Velipojë, tek Don Alfons Tracki.
Vazhdoi
studimet në Kolegjin Saverian të Shkodres, ku nën kujdesin e Fratel Salës,
ishte nder aktorët e dalluem të Teatrit të Jezuitve. Kujtohej per rolin e Tij
tek “Juda Makabe”, ku zani i Tij nuk u harrue ma.Vazhdoi studimet e nalta në
Padova, po per arsye lufte i perfundoi në Shkoder.
Dashunia
per rrethin e Don Kolecit tek Don Marku kje e perjetshme... Dhe, Meshen e Parë
e tha me 24 Shkurt 1945, me Don Kolec Prennushin. Asht emnue menjëherë
zv.Famullitar i Shkodres e ma vonë Sekretar i Kishës Kathedrale të Shkodres, ku
ka vazhdue deri në kohen kur asht
arrestue. U arrestue në vitin 1947, dhe asht dënue 7 vjet burg, që i ka
krye në kampe pune. Asht lirue në vitin 1953, kohë në të cilen ka ardhë e ka
banue në një dhomë me ne tre vllaznit... Deri mbas dy vjetësh që shkoi në Argjipeshkvi
sekretar i Ipeshkvit Imzot Ernesto Çoba, deri në vitin 1967, që u arrestue edhe
njëherë me rastin e “Revolucionit Ideologjik”. Me 7 Prill u arrestue dhe u
dënue mbas një viti tortura barbare në hetuesi, ndonse nuk pranoi asgja u dënue
me vdekje, denim që Ju kthye në 25 vjet burg, që do ti kalonte në kampe
shfarosje... Dënim që i kushtoi me jetën.
Në
kampin e Ballshit Don Marku u keqsue me shndet dhe, mbas plot 14 vjetësh e disa
muej, në 11 Shtator 1981, thirri urgjent Don Mikel Koliqin e mbasi i la një
porosi per mue, mbylli sytë dhe shkoi në Jeten e Pasosun...
Asht
vorrosë në Ballsh dhe me 22 Janar 1992, u rivorros me nderime në Vorret e
Rrëmajit në Shkoder, i percjellun nga populli i Shkodres.
Don
Mark Hasi ishte nder Klerikët e nderuem jo vetem per qendrimin e Tij në
hetuesitë terroriste komuniste, po edhe per respektin që gëzonte si predikatar
i shkelqyeshem dhe kangtar i paharrueshem...
Don
Mark Hasi do të kujtohet nga Populli Shqiptar jo vetem, per thiken që hetuesi
kriminel Nesti Kopali i nguli në gjuhë, dhe ka vazhdue jeten si Burrat, po në
vitin 1967 pak kush asht torturue një vit në hetuesi, tue u masakrue nga
terroristët katila Elham Xhika dhe Dhimiter Shkodrani...
Vdekja
në Ballsh asht kenë pasojë e torturave barbare e shnjerzore...
Po,
Don Mark Hasi ishte dhe mbetet nder Figurat e Nderueme të Klerit Katolik
Shqiptar dhe, per ata që e njoftën... Per vetë karakterin e Tij.
Ai
asht Martir i Kishës Katolike i Perjetshem dhe, i Nderuem n’ Shekuj!
Melbourne, 10 Shtator
2021.