Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Pjeter Meshkalla ka thane...
E enjte, 07.10.2021, 05:26 PM
Nga Fritz RADOVANI:
AT PJETER
MESHKALLA KA THANë:
“PJESA
E FRIKSUEME ASHT E LIDHUN NGA KAFSHATA E BUKËS !”
Edhe mbledhjet demaskuese kishin qellimin djallzor në
mbrendinë e tyne, sigurisht, një justifikim i kotë...
Po kush ishte ai që i kerkonte llogari Sigurimit shtetit?
Për me vertetue akuzën në këto mbledhje u jepej fjala
edhe klerikëve, që nesër me thanë: “E dëgjuat se çfarë tha ay kundër Pushtetit?
Ne nuk arrëstojmë njeri pa fakte...” Kryetari i dha të drejtën e fjalës edhe
Pader Meshkallës, i cili nuk kishte folë në publik nga 1946...
“Këte kam folë në të gjitha shtëpijat ku kam shkue, ndër Katolikë e
Muslimanë, mbasi jemi vëllazën dhe besojmë në një ZOT, jemi të një gjaku,
sepse, jemi të gjithë Shqiptarë...
Ka shumë njerzë që kërkojnë me na shkatrrue, me na përça e nda, me zhdukë
traditën, me prishë besimin, me mohue Krijuesin tonë, me rritë një rini servile
e hipokrite, që nesër nuk do t’ju durojnë ma as ju, do të ju shporrin qafët, e
një ditë ka me ju hangër kryet... Ka këtu në sallë që nuk lanë gja pa shpifë
kundër nesh edhe pse me të gjitha forcat kemi punue për Shqipni... Unë e kuptoj
mirë që ata sot ashtu do të flasin, mbasi ba mos me folë ashtu si ua kanë dhanë
të shkrueme në letër, nesër pushohen nga puna e në darkë nuk kanë shka me u vu
fëmijëve para me hangër, sepse, të
gjithë njerëzit janë të lidhun për
kafshatën e gojës...”
“Njerëzit i dijnë të gjitha, por nuk guxojnë me folë se nuk ka liri fjale e
tashti, nuk ka ma as liri feje e ndërgjegje...
Unë po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai
ka besue dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e Xhamija...”
***
E pra, qe ku asht parimi themelor i asaj diktaturës së
pashoqe që ka provue Populli Shqiptar mbas 1944:
“Të gjithë njerëzit janë të
lidhun për kafshatën e gojës...”, një nga kushtet
barbare që po vazhdon me e shtypë atë Popull edhe sot!
Parim dhunues pa t’cilin komunizmi vdes pa “rilindë”!
ATA GURË të vendosun në themel të tokës Shqiptare që në Shekullin
e Parë mbas Krishtit nga Shen’Pali, edhe sot, Ata Gurë po mbroheshin nga
Pjetri, që tha:
“Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot!
Ju, prishni Kisha
e Xhamija, por Ata do të ndërtohen prap një ditë!..”
Dhe, shka tha At Meshkalla, ashtu u ba edhe perrreth
Rozafës!. Ai ishte një Profet’ i vertetë i Kishës sonë!
Ai e dinte se GURËT E PARË, një prej të cilve ishte dhe
Ai vetë, asht në Themelin e Perjetshem t’ Atdheut të Gjergj Kastriotit –
Skenderbeut e Nanë Terezes...
Melbourne, 5 Tetor 2021.