Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Muzeu ateist Shkodër, i vetmi në botë
E hene, 27.09.2021, 06:00 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa XXXVIII.)
MUZEU ATEIST
SHKODER
I VETMI
NË BOTË...
“Piknisja e çthurjes së
trunit tek rinia Shqiptare n’komunizem, asht kenë dhe asht ateizmi.” (F.Radovani. 1991)
Me daten 29 Prill 1967, ora 17.00 At Meshkalla, u thirr në Institutin
Pedagogjik në Shkoder, ku u arrestue...
Para se t’a arrestonin Ai ka ju thanë:
“Unë them se me këte luftë kundër
fesë neve edhe po diskreditohemi faqe botës, së cilës i kemi dhanë
premtime solemne për liritë dhe të drejtat njerëzore në Shqipni.” Asnjëherë
nuk ka me kuptue Bota se, ku kishin mbërrijtë me e çue me format ma kriminale
të shkretin Popullin tonë Shqiptar komunistët.
Premtimët, deklaratat solemne, propaganda e rreme dhe mbi të gjitha “liritë
dhe të drejtat e garantueme me Kushtetutë”... (Të dokumentueme prej PPSh).
Ishin atëherë dhe janë edhe sot, dokumentët ma të sakta që vërtetojnë
paturpësinë e pakufi bash t’ atyne komunistëve barbar, që nuk kishte cep pa e
mbushë mbarë Shqipninë me hetuesi, burgje, kampe shfarosje, kampe interrnimi,
qendra spijunazhi, ferma, miniera, vepra kanalizimesh, ndërtime repartesh,
fabrikash e kombinatesh, aeroportesh, me të burgosun dhe të interrnuem, që
shërbenin për kalbëzimin e jetës së
rinisë në ata vende të mnershme, e që të gjitha së bashku, thirrëshin me emnin
e njohun nga Europa: “Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”.
Ky ishte Shteti i parë në Botë: “Pa Fé”! Me Kushtetutë,
madje, tue kenë në zemer t’ Europës edhe anëtare e O.K.B.-së.., me datë 9
qershor 1973, në Shkodër hapet “Muzeu Ateist”...
Na duhej edhe ky turp: “I vetmi në gjithë Botën”.
Por, atë turp që diktatorët Ever Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha,
Mehmet Shehu, Haxhi Lleshi etj.., që dishronin me i lanë Shkodres, e morën me
vete...
Një mësim per kohen e shkueme dhe t’ardhëshme...
R.P.S.SH. –ISHTE NJË BURG - SHTET- i rrethuem në çdo pëllambë në
tela me ferra, mitraloza e zagar të Sigurimit komunist! Ma mirë se gjithshka, sot flasin shifrat e
PASHPALLUNA të të vramëve, burgosunve, t’ interrnuemve, të zhdukunve pa asnjë
dokument, që vazhdojnë me u mbajtë të mëshefuna n’ arkiva...
A e dini se në rrashtat e atyne vrastarve dhe, mu në
ballin e tyne, sejcili ka numrin e të vramëve prej tij?
Shikoni vetem dokumentat e firmueme nga njeni prej
kriminelëve vrasës në Shkoder, Aranit Çela, dhe keni me gjetë mbi 2000 e sa
dokumenta vetem dënimi me vdekje me firmen e tij. Po në gjithë Shqipninë sa
vrau?
Paturpësi! Ashtusi ishte shpallja e Shqipnisë
Ateiste...
Po Shkodres së Rozafës e Shqipnisë së Kastriotit,
një ditë emni “ateiste”, do ti fshihej në Rrëmaji, prej të Madhit e të
Pavdekshmit Martir Don Simon Jubanit!
E paharrueshme Vepra e Tij, me 11 Nandor 1990...
Melbourne,
25 Shtator 2021.