Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Populli shqiptar s'ka demokraci?!
E merkure, 13.10.2021, 06:19 PM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET
A E DINI
PSE:
POPULLI SHQIPTAR
S’KA KURR DEMOKRACI?!
Pa
fshij nga e kaluemja dhe e sotmja e zezë diktatorët terrorista e vrastarë, e
tiranët barbar dhe masakruesit e pashoq të Sigurimit të gjakosun të shtetit
komunist, që kanë mbi 80 vjet që vrasin
e zhdukun të pafajshem, e që me masken e
“rilindjes komuniste”, po vorfnojnë Popullin; e po e shfarosin edhe Rininë
Shqiptare nga Atdheu! Shqipnia asht kthye në një vend skami dhe korrupsioni
nder ma të mbrapambetunit e Europës. Pastroni pusat e zezë të qeverisjes
neokomuniste, të presidencës dhe parlamentit dhe, të asaj që thirret
padrejtësisht “drejtësi”... Asnjë agjent i Sigurimit të shtetit nuk duhet me
kenë në asnjë detyrë shtetnore.., por, as roje apo ujitës i kopshtijeve të
drogës!..
Mendoni
pak se kudo që veni kamben, shkelni mbi një n’ ato qinda e mija gropa pa Emen,
që vrau diktatori!
Janë
mbi 45.000 të vramë e t’ zhdukun të Pafajshem!
Zhdukni
nga fletët e së kaluemes së historisë emnat e diktatorëve t' asaj kohe barbare
e vrastare të pashoqe e, mos njollosni faqet e lavdishme të Historisë së të
Madhit GJERGJ KASTRIOTIT - SKENDERBEUT!
Pa
dënue t’ kaluemen komuniste S’KA DEMOKRACI!
Melbourne, 7 Tetor 2021.