Mendime » Radovani
Fritz Radovani: At Pjeter Meshkalla pyet...
E diele, 07.11.2021, 06:59 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa L)
KISHA KU U KUNORZUE GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU
ME DONIKEN NË VAUN E DEJËS...
At Pjeter Meshkalla pyet:
“Vetëm
këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju!?”
“Unë
po ju them këtu se Populli nuk asht dakord me shka jeni tue ba ju, ai ka besue
dhe do të vazhdojë me besue në Zotin edhe pa Kisha e pa Xhamija... Ky veprim që
bani ju sot asht vetëm turp para Zotit e para Popullit, asht turpi juej para
gjithë vendeve të Europës, mbasi kjo që bani ju sot këtu, bahet në pragun e 500 vjetorit të
vdekjës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Mbrojtësit të
Krishtënimit! Vetëm këte mendoni, shka ka me thanë Europa për ju! Ajo e njeh
Popullin Shqiptar dhe e di se ka 2000 vjet që Populli ka ndjekë e do ta ruej në
zemër Fenë e Krishtit!”
(Nga Fjala e At Pjeter
Meshkalles S.J., me 29 Prill 1967, ora 17, kur asht arrestue në mbledhjen e
organizueme në Institutin Pedagogjik Shkoder.)
***
Shenim nga F. Radovani:
Pjesë
nga fjala e At Meshkalles në sallen e Institutit Pedagogjik Shkoder, diten e
arrestimit të Tij, per letren që i ka shkrue terroristit M.Shehu.
Guximi
i At Meshkalles zbuloi projektet e shtetit terrorist komunist...
Minat
e para ju vune Kishës ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti.
Një
Gjenocid i vertetë në Trojet e Gjergj Kastriotit nga tirani E.Hoxha!
Melbourne, 6 Nandor
2021.