Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Vetëm Shqipnia ka terrorista me dekorata
E premte, 03.12.2021, 10:26 PM
VETEM SHQIPNIA KA
TERRORISTA ME DEKORATA
Nga
Fritz RADOVANI
A
ka mbetë kund në Trojet Shqiptare ftyrë e gjak Shqiptari!?
Po
si lejohen tradhëtarët njeni ma i poshter se tjetri me vazhdue me u quejtë
“heronj”?!
Ka
pasë qitë në vajë e shkreta Katrin Tomja kur i vrane djalin në 1946:
“Enver
Hoxha me Nishan...
Gjan’
e vet dreqi s’e han...”
Dhe,
me të vertetë.., jo vetem ata, po as rojet e rrugicave e të vorreve të tyne!
Prof. I Madh Arshi Pipa tha: “Xhonturqit e Shqipnisë së ré, kerkojnë me vazhdue
me sundue pergjithmonë...” Po bahen 30 vjet tjera prej ditës që Profesori foli
n’Institutin Pedagogjik të Shkodres, dhe Shqiptarët i gjenë tue kullotë nen
shkopin e sundimtarëve...
E
sundimtarët tanë i njeh OKB, “Konferenca Islamike”, NATO, se porosia tyne
asht: “amaneti” i Ramiz Alisë: “Edhe bar
do hajmë.., e parimet nuk i shkelim…!” Veteranët i gjenë ditë e natë tue
kullotë te livadhet e maruanës...I lagun me lotët e partisë ngordhur.
Shumë
interesante: Në të gjitha kohët kur Shqiptarët u sunduen nga vrasës e
terroristë të vetshpallun “presidentë.., deri tek mbret apo sekretarë të parë
partie, tue u modifikue si kryeministra...”, ky Popull ka provue vetem vrasje,
varje, dëbime, internime, pushkatime dhe terror nga vrasësit e vet per me
ruejtë kolltukun e sunduesit barbar e tradhëtar! Kjo ngjet se edhe sunduesit e
sotem e ndiejnë veten trashigimtarë të denjë të kriminelëve të djeshem, prej të
cilëve kanë marrë vetem instingtin e gjakut dhe të hajnisë, me të cilin nuk po
ngopen asnjëherë! Filloi i pari Esad pashë Toptani, i nipi Ahmet Zogu, e mbas
tyne vrasësi i Gjinokastres së njohun me titullin e drejtuesit komunist, që
perfundoi në shinat anadollake të kriminelit, tue u pasue nga llomi vrastarë
boshnjak Ramiz Alia, i cili kolltukun ua trashigoi terroristave hajdut e
drogaxhinjë të PPSh, që janë vetdeklarue “vëllezer gjaku të turqëve”... E po
mos t’ishin Burra të vertetë minatorët e Valiasit, edhe sot Enver Hoxha do
t’ishte tue i tregue sundimtarëve se “e ardhmja asht nga banka e shtetit”, ku
me rradhë si mbas porosisë së tij po vazhdojnë hajninë, grabitjen e pronave,
dhunimin e të persekutuemëve dhe i pronarëve të ligjshem, këthimin e kohës
primitive të largimit rinisë dhe skllavnimin poshtnues me drogë e lojna kufijsh
të Shqiptarëve.
Me
çfarë surrati ulen nder karrigat e Omer Nishanit, Haxhi Lleshit e Ramiz Alisë
disa të vetquejtun “deputetë të Kuvendit Popullor”..? Një tufë agjentësh e
hajdutësh, pasues të denjë të një epoke të turpëshme diktatoriale dhe
terroriste, që edhe dekoraten e Enver Hoxhës “Hero i Popujve të Jugosllavisë”,
dhanë nga Tito me 1 korrik 1946, endè sot ia ruejnë të varun në gjoks!! Asht
ajo dekoratë që i dha Tito vetë E. Hoxhës, se filloi në vitin 1944 luften
vllavrasëse civile pa pikë mëshire ku i erdhi ma mbarë në Jug e Veri, në male e
fusha e deri me vllaznit e vet kosovarë, që mbrenda janarit 1945 filluen edhe
zhdukjen e tyne në Kukës dhe e mbyllen me krimet e “Masakres së Tivarit” bashkë
me “heroin” Ramiz Alia. Ishte pikrisht gjysa e janarit kur vrane edhe mbi 118
Burra të Kelmendit pabesisht në perpjekje me forcat Atdhetare të Prekë Calit, e
trupat e të vramëve i ka tretë bash tradhëtari i shitun, baba i atij Kastriot
Islamit me Koçi Xoxen e Mehmet Shehun, shoqnue nga forcat jugosllave që u ranë
mbas shpine Atyne Burrave.
Terroristët
komunistë ma barbar të shekullit XX, janë vrastarët “heronjë” të mashumëse
50.000
Shqiptarëve Atdhetarë, prangues dhe interrnues të mbi 450.000 Shqiptarëve
tjerë, burra, gra, fëmijë, pleqë e të rinjë, shumicës së të cilëve nuk ju dihen
as vorrezat?!
Këto
janë shifrat e verteta dhe jo ata që publikojnë disa...
Të
gjitha ata vrasje a u bane me urdhen të Enver Hoxhës, Omer Nishanit, Ramiz
Alisë, Haxhi Lleshit, Nexhmije Hoxhës e plehave tjerë që u shkonin mbrapa si
zagarët derisa, u dhane edhe atyne ate çka kanë kerkue tue fillue nga Koçi
Xoxe, Tuk Jakova, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Spiro Koleka, Bedri Spahiu, me
shokë?!
Të
gjithë ketë llom e pleh edhe sot Shteti e ka të mbathun me dekorata e tituj...
Paturpsisht
“dr. prof., akademikë” presin se,“ku do t’i vendosin këta barbarë” historia?!
Dosjet
nuk hapen...Vetem premtime e rrena...Nuk tregohet per asnjë person “pastertia”
e figurave politike, Presidenti zgjidhet pa tregue kush asht, “nuk i dihet as
baba”.., veç per ke asht i martuem. Nuk tregohet prejardhja e as origjina e
qeveritarëve se të gjithë i kanë sherbye sigurimit të shtetit vrastar per me
realizue diktaturen komuniste, që solli e po sjellë perditë në pushtet vetem
bijtë e terroristve vrasës hajdutë. Kjo asht “Rilindja”!
Knaqësi...
Rinia po ikë... Pleqnia po vdes...
Mbas
kujt mëshefen këta tregtarë droge? E kush janë këta drejtues të Shqipnisë?!
I
pari Kryeministri, Kryetari i Kuvendit Popullor, Gjykatat e dikasteret... Deri
tek deputetët e “bodigardët” e Nexhmije Hoxhës. Që, me siguri duhen pague se,
nuk ka kush me ia zhgulë barin që i del mbi vorr, se rritet perditë prej plehut
që ka nen dhe...
E
mos me kenë veteranët që permallohen e i pshton...
Kush
ua lanë surretnit e tyne?..
Melbourne, 2 Dhjetor
2021.