Mendime
Avokati tëpër autoritar, Spartacus: Shpresa e Saliut është te Rama, shpresa e Ramës është te Saliu
E marte, 01.02.2022, 06:54 PM
Spartak Ngjela:
E
gjithë shpresa e Saliut është te Rama, dhe, e gjithë shpresa e Ramës është te
Saliu. Kjo është koha e sotme.
Të
dy janë të trembur nga rigrupimi i
Partisë Demokratike, pa Saliun dhe pa sindromat e tij patologjike.
Partia
Demokratike, deri tani, ka qenë një grupim sindromatik sipas sëmundjes së
Saliut.
Tani,
më në fund, ajo u çlirua.
Por
kemi ngjarje përpara, dhe Lulzim Basha duhet të jetë i përgatitur. Ai tregoi
forcë intelekti në përjashtimin e Saliut nga Partia Demokratike, në dy faza;
por tani i duhet forca e reformatorit, në parti dhe në shtet.
Votimi
i Saliut dje, ishte një dështim i radhës dhe mashtrim në votim, sipas ligësisë
Berisha.
Gjë
e zakonshme tani; sepse Berisha e urren votën e lirë; ngaqë kjo i është dukur
gjithmonë sikur të jetë një institucion i ngritur kundër tij; a thua se ai vetë
është një monark. Një tragjikomedi klasike ka qenë kjo për 30 vjet në Shqipëri;
por tani u hodh në koshin e mbeturinave.
Kurse
Basha duhet të mos mendojë më për Saliun, por për të krijuar skemën se si do ta
mundë Ramën me anë te zgjedhjeve të parakohshme.
Zgjedhjet
e parakohshme dhe likuidimi tërësisht i Saliut, është e njëjta gjë, sepse ky
është një raport, i cili do të vijë e të vendoset domosdoshmërisht pas
eliminimit tërësor të Saliut; raport ky, që,
sipas analizave profesionale, mendohet se do të krijohet brenda këtij
muaji.
Po
Rama, si po ndihet? Dallohet që është shumë keq kur mendon eliminimin e Saliut;
sepse e di që, pa Berishën e djathta fillon rigrupimin e saj cilësor.
Si
përfundim; na duhet të theksojmë se:
Është
fundosja juridiko-penale përfundimtare e Saliut; çështje e këtij muaji; dhe
pastaj vijnë me radhë: rigrupimi demokratik djathtas i Partisë Demokratike që
të çon në zgjedhjet e parakohshme. Këta dy aspekte mbartin me vete progresin
demokratik të kësaj kohe.
Po
korrupsioni i lartë shtetëror si do ta presë këtë kohë? Me alarm;
sigurisht. Por nuk ka se çfarë të bëje;
sepse e gjithë shpresa e tij ka qenë, dhe shihet që te jetë, falë kryefjalës së
korrupsionit shqiptar: Sali Berisha. Janë në lidhje pra: korrupsioni i lartë
shtetëror që po rrënkon, likuidimi i Berishës dhe zhvillimi modern i Shqipërisë
drejt Bashkimit Evropian.
Kjo
është filozofia aktuale e progresit shqiptar; që do t'i gëzojë shqiptarët, por
që do t'i thimosë për vdekje: korrupsionin e lartë në Tirane dhe, edhe
pushtuesit e territoreve shqiptare, gjithashtu.
Prisni
dhe shikoni.