Mendime
Sadik Vrajolli: Sa herë që vjenë një inciativë e mirë nga SHBA, shpërthen një konflikt brenda Shqipërisë
E shtune, 29.01.2022, 07:51 PM
SA HERË VJENË INICIATIVË E MIRË NGA SHBA SHPËRTHEN NJË KONFLIKT NË SHQIPËRI…
Nga
Dr. Sadik Vrajolli
Ne
mërgata shqiptare me trishtim të madh i përcollëm protestat e së shtunës të 8
janarit të këtij viti, rreth selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë në
Tiranë e të cilat eskaluan edhe në dhunë që i qiti një hije të keqe demokracisë
shqiptare.
Duhet
cekur:
Sa
herë që vjenë një inciativë e mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
(SHBA) shpërthen një konflikt mbrenda Shqipërisë sikur kurdiset nga armiqtë
tanë të përbetuar, siç janë Serbia,
Rusia dhe Greqia!
Kombit
Shqiptar i duhet një emancipim politik që nënkupton emancipim në çuarjen
përpara të proceseve demokratike në vend, pa patur pasoja negative për të
ardhmën!
Kjo,
përveç tjerash nënkupton edhe nevojën që mos të zgjedhën kuadro që disa
herë e kanë vu në rrezik ekzistencën e shtetit!
Pra,
të mos zgjidhën ata që i falin territor dhe detin grekut; mos të zgjidhën ata
që uzurpuan toka, male, fabrika, miniera; mos të zgjidhën ata që abuzuen me
pushtetin; mos të zgjidhën ata që zhvatën popullin; mos të zgjidhën ata që
bëjnë aleancë me Serbinë në dëm të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të
Amerikës; mos të zgjidhën ata që i kundërvihën MIKUT tonë historik SHBA-së ose
rrezikojnë miqësinë me te; mos të zgjidhën ata të cilët kanë të kaluarën
kriminale me drogë dhe trafikim ose pasardhës e ish-pushtetar kriminel; mos të
zgjidhën ata dhe familjarët e tyre që krijuan banka piramidale; mos të zgjidhën
ata të cilët vranë njerëz pa gjyq gjatë qeverisjës së tyre; mos të zgjidhën ata
që shkatërruan arsimin, shendetësinë, drejtësinë, mbrojtjen; mos të zgjidhën
ata që shkatërruan inventarin ushtarak që e shitën për skrap; mos të zgjidhën
ata që shkatërruan lumejt, malet dhe ndotën ajrin!
Kombit shqiptar i duhet:
1
Decetralizim!
2
Dekriminalizim!
3
Deklanizim!
4
Defamiljarizim!
5
Depatrialkalizim!
6
Depolitizim!
Me
ndihmën e Zotit, vullnetin e popullit dhe fuqinë AMERIKANE, do të gjindën
njerëz në moshë të re, shumë të ditur, të shkolluar dhe patriot që t’a marrin
në dorë këtë shtet dhe këtë popull!
Zoti
e bekoft popullin Shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dr.
Sadik Vrajolli
Suedi,
Stockholm, 09.01.2022