Mendime
Ylli Manjani: Opozita e korruptuar është problemi!
E premte, 28.01.2022, 05:53 PM
Opozita e korruptuar është problemi!
Nga
Ylli Manjani
Nuk
kam më asnjë dyshim. Jemi këtu ku jemi, dmth që pakica elektorale bën shumicë
moniste sunduese, ekskluzivisht për shkak të opozitës së korruptuar të Lulzim
Bashës.
Asnjë
dyshim nuk kam!
Një
marrëveshje jo transparente e 2017-ës që u bë ligj elektoral në 2021
legjitimuan qeverinë moniste të pakicës elektorale. Lulzim Basha është
bashkautor në këtë korrupsion madhor elektoral! Në 2017-n firmosi me Ramën. Në
2021 pranoi me heshtje sistemin elektoral, që bëri Rama dhe që përsëriti
2017-ën.
Kjo
sjellje quhen KORRUPSION POLITIK. Devijuan vullnetin e shqiptarëve për
qeverisjen e vendit.
Korrupsioni
pasuror që denoncohet çdo ditë si:
pjesmarrje
e opozitës si aksionere në kompanitë e qeverisë,
Përfitime
me leje ndërtimi,
Ndërtime
kullash,
Pastrim
parash për të blerë mbështetje ndërkombëtare, etj
është
thjesht çmimi që paguan pushteti për korrupsionin politik të opozitës.
Një
opozitë e korruptuar legjitimon çdo korrupsion të pushtetit.
Ndërsa
ligjërimet opozitare me oligargë, koncensione e kulla është teatër i shëmtuar.
Sepse opozita e korruptuar e Lulzim Bashës nuk e ka patur kurrë seriozisht.
Ajo
ka tradhëtuar besimin e njerëzve në mënyrë konstante.
Nga
njëra anë nxirrte njerëzit në protestë, nga ana tjetër rriste çmimin tek
pushteti. Sa më shumë pjesmarrje aq më i madh çmimi.
Ditën
shaj oligarkët e natën merru gjobën, nuk ka emër tjetër përveç se tradhëti!!!
Ditën
mbro Teatrin e natën e shembim për kulla, është teatër i korruptuar!
Ditën
shaj kullat e natën bëhesh aksioner në to, quhet Korrupsion!
Ditën
u shëmbin shtëpitë njerëzve e natën firmosin lejet e ndërtimin me pushtetin!!!
Ditën
shaj koncensionet e natën lidh kontrata nënkontraktimi, do të thotë të japësh
edhe opozitën me koncension!
Nuk
hahet më kjo gjellë qensh!
****
Ky
arsyetim bazuar në fakte që kemi përjetuar, nuk ka të bëjë fare me tradhtiçkat
e Bashës kundër Berishës. Nuk ka të bëjë
fare as me debatin e brendshëm në PD. Por ka të bëjë me vendin.
Opozita
e Bashës ka tradhëtuar opozitarizmin.
Ka
vrarë demokracinë dhe shpresën në këtë vend!
Bunkeri
është pak si ndëshkim për këtë korrupsion masiv politik.
Personalisht
jam i zhgënjyer që opozitarizmin tim e kam vënë në dispozicion kësaj opozite
politike që vrau shpresën tonë për demokraci, për t’u korruptuar vetë!!!
Turp?!
Nuk
mjafton!
Ndëshkim,
por jo për hakmarrje.
Duhet
drejtësi.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100013033472627