Mendime
Nikoleta Kovaci: Te jesh ne “lekuren” e Florjanit!
E premte, 28.01.2022, 07:19 PM
Te
jesh ne “lekuren” e Florjanit!
Nga
Nikoleta Kovaci
Prej
ditesh kam udhetue ne mendje me Florin e vogel nga Manatia e Lezhes! Sot po
gjerbja kafen e zeze ne nje lokal e serish po e pija me Florjanin me vete! Po e
mendoja tue hy ne furgonin e policise se burgjeve, nan masa te rrepta sigurie,
hyrjen ne dyert e gjykates se Lezhes, i vetem e fillikat, vec nese i shkon
motra! Gjyqtarin qe nis proceduren; i pandehur… prokurorin qe murmuron me
shqipen e cungueme tue i thane gjykates; vrasje me dashje… avokatin qe mallkon per pamundesine e Florit me e
pague siç paguajne killerat…
Gjerb
kafen dhe tv ulerinte; ne nje krah parlamenti e ne gjysmen tjeter banoret qe
shteti iu ka shemb shpiat! Secilin prej tyne e veten me ta i shoh si Florjan, masanej me me duket se ekrani shuhet
per tu ndez me reklamen Banaking! Me pshtillet nji ankth i madh ne gjoks, me
erren syte, e menjehere shkoj te Flori; ç’a duhet te kete hanger tash tri dite?
A e njeh Flori Banaking qe thyen tv-te tona, ndjesite tona, pamundesine tone?
Sigurisht
s’kam e s’gjej pergjigje! Florjani tashma s’ka dhe s’do te kete ma lidhje me
ekranet qe demonstrojne jeten luksoze qe bajne bosat e Tiranes, parellinjte me
pushtet te Lezhes, kollarexhinjte parlamentare! Flori tashma do me ndejt me
aktin e vet pa i kerkue kerkujt ma asigja… ndoshta as Zotit!
Ai
do rrije dhe do mendoje per ate qe ka ba, per jeten e pafajshme qe ka marre,
per zgjimin mas asaj andrre te keqe dhe e di, se ai do pendohet, do i dhembë
shume jeta e humbun nga dora e tij e fshatarit te vet! Flori nuk asht vrases!
Jam e sigurt se te Flori ka vra boshi i madh qe ka pas mrena vetes vet!
Pamundesia me i nda me dike brengat e veta qe iu kane rrit çdo sekond shume
here ma shpejt e fuqishem se vetja!
Veç
ndaluni pak e mendoni, nje femije 4 vjeç, nje dite te bukur kthehet ne shpi e
sgjen kerkend; Baba ne dhè, Nana ne dhè, vellai ne spital e motra vec 18 vjeç e
shokueme! Per rritjen e tij jane kujdes gjysherit, axhat e njerzit e vet, por
imagjinoni pak kur ka shkue ne shkolle si mund te jete perballe me femijet;
babi me bleu kete, mami kete, per ditlindje me kane premtuar telefon, xhup te
mire, do me cojne te lodrat ne Lezhe edhe ne Tirane! Florit ndoshta nuk i ka
mungue asigja ama i ka mungue Mami e Babi me i shqiptue, me i ndje, me i prek,
me u rrit me aromen e tyne…
Flori
ndoshta nuk asht prek asnjehere me dore nga njerzit e tij, ama ai do e donte
nje shpulle te mamit e nje te uleritme prej zoti shpie te babit-babë!
Flori,
kur asht rrezue rrugeve me gure, dhè e ferra te katundit vet ka dashte me qajte
e me i thirr mamit, me iu ankue po edhe me u trembe prej saj se ka ba teshat
pis!
Flori
ska dite si me i ba detyrat kur permenden fjale “mami” e “babi”, se tani Flori
nuk e di dhe nuk i ka interesue se qeveria ka me i kthye ne; prindi 1 e prindi
2! Flori ka ndje urrejtje per veten
perballe gjithckaje qe ka te baje me identitetin e vet prej femije!
…por, tej gjithckaje, Flori vrau! Vrau ende pa e
dit se ç’a asht me vra, ç’a do te thote me i marr jeten atij qe ke pa 17 vjet
dhe qe ai kurre se ka prit qe Flori e vret! Vrau pa e dit se si do ta gjykojne
njerzit, se si do te ushetinin mediat e shteti per Kanû e gjakmarrje! Flori jam
e sigurt qe nuk e njeh fare ‘rroben’ qe na i veshim! Nuk e di fare se si vritet
me Kanû… nuk e ka mendue fare se akti i tij asht gjakmarrje! Jo, atij i ka vra
brendia e tij terr, pamundesia me tejkalue veten, te lanunit vetem ne tane
rrugetimin e tij ne kerkim te Babes e Nanes mrena vetes…
Jam
e sigurt se po te ishte ma shume se 20 vjec, te kishte nje vajze andrash per
dore, ku te krijonte si me dore modelin e munguem qe e ka djeg prej nje jete,
te projektonte vazhdimesine e vet me rikthye figuren e te atit ne veten dhe per
familjen e vet, ai s’do ta vriste bashkefshatarin e vet, edhe nese do i
kerkohej per me vue nderin ne vend! Jo! Sepse ai do ta mendonte se po vriste
nje njeri te pafajshem…
Flori
sot u la ne burg, po ne fakt tanë njerzit e ktij vendi jena ne burg, e jo per
Kanû e Gjakmarrje po per nje shtet e qeveri qe na ka fut ne kurthin e
drejtesise qe na shtyn me vra shoshojne!