Mendime
Spartacusi i mendjes së madhe dhe i penës së hollë, analizon nga FB konfliktin Ruso-Ukrainas
E shtune, 29.01.2022, 07:56 PM
‘’Spartak Ngjela
A
po rrezikohet Kosova nga Serbia për faktin që Rusia ndërkohë po ushtron presion
ushtarak kundrejt Ukrainës për pushtimine saj?
Rusia,
në kufirin e Ukrainës, ka vendosur 100 mijë trupa ushtarake. Dhe ndërkohë, nga
analizat për luftën e mundshme, po mendohet se, Rusia kërkon që, me këtë akt,
të krijojë tension, njëherësh, në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor. Aq sa,
analistët pro Rusisë, po arsyetojnë se, në kohën që Rusia do të mësyjë
Ukrainën; Serbia do të sulmojë Kosovën. Kurse politika amerikane nuk
përgjigjet, sepse Kosova është nën mbrojtjen absolute të Shteteve të Bashkuara.
l.
Një
herë, duhet të analizojmë, së pari, faktin se çfarë mund të ndodhë me Ukrainën
dhe, a ka forcë Rusia të pushtojë një vend të pavarur si Ukraina?
Rusia
nuk ka forcë që të pushtojë Ukrainën: e para; sepse Rusia është vetë në një
gjendje të rëndë ekonomike; së dyti, na duhet të theksojmë se, në funksion të
ndihmës amerikane dhe të NATO-s në përgjithësi, lufta me Ukrainën, Rusisë do
t'i kthente një Avganistan të dytë; dhe, së treti; nga shenjat që po jep
politika amerikane dhe vetë NATO, po duket që Amerika e ka në interes këtë luftë,
sepse disfata ruse në Ukrainë, sigurisht
që do të bëhej shkak për rrëzimin e regjimit neostalinian të Putinit. Prandaj,
a do të ketë një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës?
ll.
Presidenti
rus Putin dihet se është një antiperëndimor, dhe, me ardhjen e tij në pushtet,
në Rusi ka fituar politika për rikthimin në hegjemoninë e ish Bashkimit
Sivjetik në territorin e ish republikave të tij.
Domethënë,
në Rusi sot ka fituar regresi
neostalinian. Por, luftën që pretendon, për ato që shprehëm më lart;
Putini e ka thuajse të pamundur që ta shpallë.
lll.
Në
fakt; agresionin kundër Ukrainës, Putini e ka nisur që gjashtë vite më parë,
kur ushtritë ruse pushtuan Krimenë, e cila ishte pjesë e territorit të
Ukrainës. Por, Putini tani ndihet i trembur, sepse Ukraina është gati për t'u
anëtarësuar në NATO.
Prandaj;
duke parë me fakt që Rusia nuk ka forcë për një luftë të gjatë në Evropë,
konkludojmë se ka më shumë mundësi që, në këtë rast kërcënimi për luftë, Putini
është në politikë. Domethënë, ai kërkon të trembë me luftë Kievin politik, që
Ukraina të tërhiqet nga kërkesa e saj për anëtarësim në NATO.
Por
Kievi politik nuk po trembet. Dhe ndërkohë Ukraina po armatoset me armë
supermoderne të goditjes; e po tregohet se është e gatshëme për luftë. Në fakt,
pikërisht në këtë rast, po duket më qartë që politikës amerikane po i intereson
një konflikt i Ukrainës me Rusinë.
Asaj
i nevojitet si politikë dështimi i Putinit, madje, ajo e sheh si dështim
edhe tërheqjen e tij nga rruga e
aventurës. Kjo sepse, në këtë rast, forca e ushtruar prej Ukrainës kundër
Rusisë, në një luftë të hapur kundër saj nga vetë Rusia, Ukraina mund ta
rimarrë Krimenë.
Prandaj,
pikërisht për këtë, ngarkesa psikologjike ku ka hyrë Putini, e krijuar nga
frika e tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, mund ta rrëzojë atë
plotësisht.
Po Putini e di këtë?
Sigurisht
që e di; sepse e ka të qartë që Rusia
nuk ka forcë për një luftë të tillë. Prandaj, përballë palëkundjes dhe
forcës që po tregon lidërshipi properëndimor në Kiev, Putini është i detyruar
që të gjejë një shkak për tërheqje.
lV.
Po
Erdogani, që u shpreh sot se do të ndërhynte personalisht për pajtimin e të dy
vendeve, Ukrainën me Rusinë; pse doli kaq befas?
Ka
mundësi që kjo të jetë gjetja e Putinit që të krijonte kështu
"arsyen" e tij për një tërheqje pa turp nga kjo aventurë.
Politika
është forcë; vetëm i dobti kërcënon; i forti vepron. Kjo është aksiomë
shekullore tani, dhe ne mendojmë se, kërcënimi i Putinit me 100 mijë trupa
ushtarake në kufirin e Ukrainës, do të jetë dështimi i tij, dhe ky dështim do
të ndikojë aktivisht në opozitën ruse,
në mënyrë që kjo të krijojë një situatë të re progresive dhe perëndimore në
Rusi, kundër neostalinizimit aktual të Putinit.’’
https://www.facebook.com/spartak.ngjela