Mendime
Nue Oroshi: Pse shqiptarët hasmërohen në mes vete sa herë që ndodhin krizat ndërkombëtare?
E merkure, 02.02.2022, 07:54 PM
Pse shqiptarët hasmërohen në mes vete sa herë që ndodhin krizat ndërkombëtare?
Nga
Nue Oroshi
Hasmëria
politike më njëri-tjetrin në mes të shqiptarëve shpeshherë ka shkaktuar dëme të
pariparushme në ecjen përpara të çështjes
kombëtare. Kjo ndodh për shkak se Qeveritë shqiptare nuk kanë një projekt të veçantë që të ecin shtetin përpara,
gjithashtu edhe opozita nuk e ka një plan të veçantë se si mund të bëhet opozitë me metoda demokratike pa e
dëmtuar shtetin.Opozita duhet të bëj dallimin në mes të pushtetarëve dhe
shtetit kurse pozita duhet të ndjek rrugën e duhur për udhëheqjen e shtetit.Në
këtë rast edhe njerës edhe tjetrës i ka humbur rruga në oborr dhe bëjnë luftë
klanesh politike vetëm e vetëm për të mbajtur apo fituar pushtetin.Rasti i
krizës në Ukrainë dhe një luftë e mundshme në mes të Rusisë dhe Ukrainës mund
të sjell pasoja të papara zingjirore edhe në Evropën Juglindore apo në Ballkan
siç kanë deshirë disa ta quajnë,këtë
pjesë të Evropës.Kjo mund të ndodhë shumë lehtë për faktin se Qeveria e
Shqipërisë më lehtësi i ka hapur rrugën projektit ruso-serb për një Ballkan të
hapur dhe i ka kthyer shpinën politikës Amerikane dhe asaj Evropiane.
Edhe
në Kosovë gjërat nuk qëndrojnë më mirë.Partitë politike në Kosovë bëjnë luftë
për pushtet me njera-tjetrën dhe asnjëherë nuk ulen se bashku për të bërë një
projekt të përbashkët shtetëror se si duhet të mbrohet shteti.Marrja me
vetveten historikisht na ka kushtuar shumë ne shqiptarëve gjatë historisë.Na ka
kushtuar për faktin se ne të shumtën e rasteve politikanët tanë e kanë vendosur
interesin personal para atij shtetëror.Na ka kushtuar dhe po na kushton shumë
shtrenjtë edhe sot për faktin se politikanët tanë inatët që kanë ndaj njëri
tjetrit i shprehin deri në maksimum dhe e luftojnë kundërshtarin politik jo me
ide politike por me luftë për jetë a vdekje. Sikur ta luftonin
Serbinë,Turqinë,Greqinë e Rusinë dhe komplet vijën antishqiptare të orientimit
politik,do ishte shumë e drejt dhe shumë parësore që të luftohen shtetet që
historikisht na shkaktuan dëme të pariparushme ne shqiptarëve.
Por
jo.Ndaj kësaj vije politike që i ka shkaktuar gjithmonë problemet më të mëdha
popullit shqiptar politikanët tanë po tregohen të ndegjushëm deri në përkulje
madje edhe duke i fshehur monumentet e heroit më të madh shqiptar Gjergj
Kastriotit, si dhe duke i ndaluar që të vendosen këto monumente siç është rasti i burgosjes së monumentit të
Gjergj Kastriotit tash e sa vite dhe ndalimi për tu vendosur ky monument në
Lezhën e Gjergj Kastriotit nga Erdogani dhe Edi Rama.
Shtrohet
pyetja: Çfarë përfaqësojnë
politikanët shqiptarë ? Interesat e popullit shqiptar për të cilat kanë marrë votat
nga elektorati për të drejtuar shtetin në orientimin e duhur që e qon
përpara çështjen shqiptare dhe
shtetërore,apo interesat e politikave antishqiptar që i dërgojnë shtetet tona
në fundosje. Si duket politikanët tanë janë duke menduar se qeveritë e tyre
janë lloje pashallëqësh që mund të luajnë si të dojnë dhe orientimin politikë
ta orientojnë kah të dojnë vetëm e vetëm të realizohen interesat e
tyre.Shpeshherë për shkak të mosaftësisë tonë apo orientimit të gabuar politik
të politikanëve tanë fatzitë fajtorin e gjëjnë pikërisht tek miqtë tanë
amerikan dhe evropian.Ata flasin për marrëveshje me Amerikën dhe Evropën, por
marrëveshjet i bëjnë me Serbinë,Turqinë e Rusinë.Domëthanë gojën plot Evropë
dhe Amerikë kurse xhepin e mbushur me paratë e Serbisë,Turqisë dhe Rusisë duke
shitur asetet më të vlefshme shtetërore këtyre shteteve antishqiptare.E
mendojnë të gjorët faqezi se amerikanët dhe evropianët fare nuk i shohin këto
faqe të zeza që i kryejnë politikanët tanë vetëm e vetëm të pasurohen ata dhe
klani i tyre politik.