Mendime
Aurel Dasareti: Është e pabesueshme sa i pabesë është Lul Brava
E merkure, 02.02.2022, 07:33 PM
Është e pabesueshme sa i pabesë është Lul Brava
Nga Aurel
Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Është e pabesueshme, mahnitëse se sa me guxim Lul Brava e mbron frikën e tij.
***
Vet ai nuk u beson më as bravave,
prandaj është strehuar dhe deri në njoftimin e mëtejshëm të padronit të tij,
thënë më mirë, sulltani nudist i Shqipërisë së droguar, do të qëndrojë në
bunker bashkë me ato 7-8 pula të tjera që e rrethojnë - të cilave u kanë rënë
pendët por mjerisht nuk i kanë ngrënë ende dhelprat.
Meqenëse Luli nuk ka krahë, përpiqet të përdor bërrylat për të fluturuar.
Dhe ai “logjikon”:
Është e pabesueshme
se sa shumë kohë kam shpenzuar duke shmangur shkatërrimin e Partisë
Demokratike. Është e mahnitshme ajo që njerëzit mendojnë se mund të bëj. Kam
marrë një shumë të pabesueshme parash nga pabesia ime por e gjithë ajo
fëlliqësi më ka bërë peng të sulltanit të stërzgjatur dhe ka rezultuar me një
numër të pabesueshëm shakash. Më besoni. Fuqia e pabesisë sime është shumë
më e madhe se unë. Vështirë
se një presje në përjetësi, por një pasthirrmë e patjetërsueshme për momentin.
Askush nuk beson se unë jam i mahnitshëm, por kjo është e vërtetë. Në fund të
fundit, konceptet që janë të vërteta dhe të rreme janë të kota në trurin tim,
bëhet fjalë për të besueshme apo të pabesueshme. Normalisht në sallë kishte
vetëm 1800 karrige, por sipas përllogaritjes sime mjaftonin për tu ulur 5004
persona në to. Në njërën prej karrigeve u ulë padroni im Edvin Kristaq Rama, në
prehër të tij u ula unë Lul Brava Kimiku, kurse në prehrin tim u ul Dylber
Gaztor Klouni që mbante një bravë dhe një shishe gazi helmues në prehrin e tij.
Dhe, kështu me radhë. Është e pabesueshme si qeshi me veten me shakatë e mia.
Por, adhurimi i disa shqiptarëve kokëtul ndaj meje dhe këtyre pak pulave të
ngordhura që më ndjekin verbërisht, bashkohen me adhurimin e minjve të
kanalizimeve. Kaq për sot. Dëgjohemi në gënjeshtrat dhe pabesinë e radhës.
Respekt, Lul Brava.