Mendime
Kimete Berisha: Stalinizmi, si sot!
E enjte, 03.02.2022, 08:13 PM
Stalinizmi, si sot!
Nga
Kimete Berisha
Se
si ka kaluar Albin Kurti në takim me Eskobarin, më së miri tregon fakti se ende
asnjë foto me të nuk e ka postuar në Facebook.
Në
Facebook-un e tij dominojnë kryesisht varrezat dhe përkujtimet, sepse të
vdekurit nuk ia kthejnë fjalën (tani për tani).
Fytyra
i shkëlqen veç në varreza.
Të
ndjehesh bukur veç pranë të pafuqishmëve dhe të vdekurve, nuk rekomandohet!
Kosova
po bëhet staliniste!
Albin
Kurti ka kujtuar se amerikanët e lejojnë stalinizmin në Kosovë, se nuk do ta
vërejnë këtë 'lloj stalinizmi' të sofistikuar që Albin Kurti e bën 'me marifet'
dhe me 'perde teatri', gjithnjë për të 'mirën' e popullit.
Amerikanët
do ta lejojnë Albin Kurtin t'i përndjek zyrtarët e administratës publike me
policinë e tij sekrete?!
Policia
sekrete do të futen nëpër zyra, ta urdhërojnë zyrtarin 'gatitu', ta lirojë
kompjuterin, të tregojë se 'për kë punon', t'ia marrë rrogën zyrtarit dhe ta
largojn? nga puna.
Albin
Kurti ka kujtuar se amerikanët e lejojnë një 'Rusi të vogël' në Kosovë.
Ka
kujtuar se Amerika e krijon me duart e veta - armikun e vet;
Ia
miratojnë masat e dhunshme, ia tolerojnë kërcënimet ndaj gazetarëve dhe luftën
staliniste ndaj intelektualëve shqiptarë...
...ndaj
shqiptarëve, se
serbët
nuk i nguc, i ka për merak:
u
jep rroga pa shkuar në punë;
ua
paguan rrymën, ujin,
as
Shekspiri s'ka ditur të sakrifikojë kaq thellë për dashuri, si Albin Kurtit që
sakrifikon për serbët! !
'Çudi'
qysh amerikan?t e kanë hetuar kaq shpejt delirin e Kryeministrit, i cili sillet
ndaj perendimit (sidomos Amerikën e ka rivale), si superfuqi botërore.
Lufta
gjithmonë fillon 'si dimër', me mospërfilllje, me ftohtësi, me mungesë
komunikimi, me indiferencë, me nënçmim, injorim, distancim e me gjeste të
çuditshme....e fundit pastaj vjen flaka!
Arrestimi
i protestuesve dhe i gazetarëve është stalinizëm.
Veç
pushteti serb ka arrestuar shqiptarë në këtë mënyrë të egër, e barbare, si sot,
që u arrestua kameramani, pa asnjë faj, me duar përpjetë!
Kush
u jep urdhëra policëve?
Cili
është zingjiri i tyre komandues?!
A
është e mundur që ende ka policë që nuk e dinë se gazetarët nuk arrestohen pse
e kryejnë punën e tyre!
E
di që ka shumë policë që kur të ndalojnë në komunikacion të pyesin 'Ku po
shkon?' 'A po nerth?', A je e martuar' dhe pyetje tjera personale!
Mungon
edukata elementare.
Albin
Kurti po e shfrytëzon policinë për frikësimin e kundërshtarëve dhe për hakmarrje
personale.
Mirëpo,
askush nuk është kah frikësohet, përveç tij!!
Albin
Kurti po e kthen Kosovën para vitit 1999, duke propaganduar 'tragjedi
shqiptare' prej pas luftës.
Sipas
tij, kur u kry' lufta për çlirim, filloi robëria e vërtetë e shqiptaëve, ndaj
të gjithë i sheh si shybeli, shqiptarët i sheh si të dyshimtë.
Çdo
shqiptar për Albin Kurtin është i dyshimt!
Ç'prej
se është çliruar Kosova nga Serbia, për qeverinë e Albin Kurtit, ka qenë veç
'keq'.
Po
e zhbën secilën marrëveshje të Kosovës dhe po manupulon me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
As
nuk është i mençur, as i matur, as dinak, as serioz, as humorist...thjesht
është një njeri që do të sundojë botën!
I
selekton vendimet e Gjykatës Kushtetuess, sipas preferencave të tij: njëri
vendim bën se i pëlqen, tjetri vendim i kësaj gjykate - s'bën, se s'i përlqen.
Albin
Kurti është kryeministër veç i Vetëvendosjes dhe i serbëve.
Kryeministri
është në delir, ka pritur që amerikanët do të vijnë të marrin leksione nga
kryeministri i popullit më fukara në Evropë.
E
ka izoluar Kosovën, në të gjitha anët.
E
ka varfëru' popullin, e ka nda' popullin, ka kriju' atmosferë depresive.
E
ka nxit eksodin masiv dhe e ka nxit diasporën kundër popullit të Kosovës.
Ka
nxitur mosdurim mes shqiptarëve.
P.S. Kanë fillu' popullata
me t'nëmë, o shoq!
https://www.facebook.com/kimete.berisha