Mendime
Nikoleta Kovaçi: Mos u rreni nga vendimi ndaj Tahirit!
E shtune, 05.02.2022, 08:47 PM
Mos u rreni nga vendimi ndaj Tahirit!
Nga
Nikoleta Kovaçi
Dy
lexime te vijne njeheresh ne mendje kur perballesh me vendimin per denimin e
Saimir Tahirit! Te dy te rrejshem, pra qe munden me kane lehtesisht te
gabueshem nga kushdo e prej kujtdo!
Se
pari denimi i tij mund te shihet si drejtesi funksionale, ose fundi i
pandeshkueshmerise siç na e quajti e mira jone e madhe, znj. ambasadore e SHBA!
Mund te shihet edhe siç na pelqen shpesh ne me i perceptue kto lloj lojnash: se
ja edhe ministri qe pati mbeshtetjen ma te madhe, shkoi ne burg, e dorezoi
Rama, kush ban keq gjen keq, e ksi lloj shprehjesh qe na mbushin perditshmerine
tone te pamundun!
Po
ka edhe te tjere qe e lexojne si mundesi e mire me u marr me trafik droge! Masa
qesharake e denimit qe u dha dje per Tahirin dhe Jaeld Celen mundet me miklue
çdo njanin qe do me ia hedh fukarallekut me pune droge! Se per nje fukara, qe
ka 30 vjet qe mundohet me ba dicka e s’ia ka arrit dot, 3.4 vjet burg s’i duken
kurrgja kur mendon se mundet me rregullu jeten e shpise se vet, te vllazenve, e
ndonje kushini apo miku qe e ka ma keq se veten!
Por
kujdes!
Vendimi
i djeshem asht i rrezikshem ne frymen observuese te opinionit publik, te
shoqerise sone dhe te njeriut te kapun peng nga stomaku!
Drejtesia
asht vegel e pushtetit, per pasoje asgja nuk ka ndryshue! Reforma asht farse e
aktoret e saj jane gjithnje kunder popullit! Mos u rreni se fakti qe u denua
ministri aq pak do denoheni edhe ju kaq pak! Jo! Ju s’do ta nxirrni kryet prej
burgu edhe nese qeveria do ta legalizoje kanabisin, ju, pra na, jena te
paligjshem me u marr me punet e tyne! Mos u rreni se po denohen peshqit e
mdhenj, jo, ata jane pakti me na hedh hi syve, ndaj ky vend sot asht prape ma
keq se dje! Asigja s’ka ndryshue pse u denue Tahiri! Jo!
Policia
vijon prape me trafik droge! Nuk i ndahet zakonit qe ua instaloi Tahiri me
force! Lidhjet mes boseve te droges e pushteteve gjithfaresh tash skane nevoje
per ndermjetes! Ata luajne ne te njajten fushe e ne te njajtat kushte! Droga
kalon neper toke e lekte vijne e bahen kulla! Shemen shpia njerezish, hartohen
plane lagjesh te goditme prej termeti, planifikohen projekte miliona eurosh
nderkohe qe njerzit na desin prej te frohtit, prej mungeses se nje ambulance,
prej helmimit e vetvrasjeve se s’jane te zotet me pague leket e dritave!
Drejtesia
me Tahirin nuk ishte drejtesia e reformes qe propagantojne kta sepse e para;
para ktij duhej te ishte ne ate banke Edi Rama dhe e dyta, 3.4 vjet s’jane
asigja per ç’ka i ka ndodh vendit ne 4 vjetet e te qenurit te tij minister!