E premte, 24.01.2025, 02:24 PM (GMT)

Mendime

Ibrahim Kabili: Albin, jo rehabilitimit të kolaboracionistit Xhaferr Deva

E merkure, 09.02.2022, 05:02 PM


Albin, jo rehabilitimit të kolaboracionistit Xhaferr Deva

Nga Ibrahim Kabili

Pas restaurimit të shtëpisë duhet të vijë rehabilitimi i figurës së Xhaferr Devës! Kjo  nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë. Ai është modeli më i keq i një bashkëpunëtori të vënë në shërbim të nazizmit dhe që bashkëpunojë ngushtë me të. Madje natën e 3 shkurtit duke u gdhirë 4 shkurti ai ua kaloi edhe atyre duke organizuar masakrën në Tiranë. Për masakrën që planifikojë dhe organizojë ai ka mbetur në memorjen e shqiptarëve si një qeveritar i urryer prej tyre... Për masakrën e 4 shkurtit 1944 ka shumë dokumenta që vërtetojnë katërcipërisht tradhëtinë suitës ballisto-zogiste dhe të Devës si Ministër i Brendshëm. Për këtë masakër ka shumë dokumenta, një pjesë të të cilëve edhe i kemi lexuar. Dokumentat më të besuara janë ato gjermane... Sipas këtyre dokumentave edhe gjermanët nuk ishin për masakrimin e njerëzve të pafajshëm si; gra, pleq dhe fëmijë... Ky u tregua dhe më i "zellshëm" se gjermanët me masakrimin e tyre... Si antikomunist që ishte mund të "justifikohen" masakrat e tij ndaj komunistëve, bazave të tyre, ish guerilasve, nacionalçlirimtarëve, simpatizanëve të tyre. Po me njerëzit e pafajshën të vrarë në të gjitha rrugët dhe sheshet e Tiranës çfar pati ky? Nuk qenë pak por 84 të vrarë. Për shifrën ka të dhëna kontradiktore, mund të jenë edhe më pak apo edhe më shumë. Por një gjë është e sigurtë që masakra e 4 shkurtit u bë nga ai dhe bashkëpunëtorët e tij...

Motoja famëkeqe e tij qe: "Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalçlirimtarëve, terror kundër simpatizanëve të saj". Nga kjo del qartë se Deva qe një:

??Kolaboracionist i rangut të lartë.

??Bashkëpunëtor i zellshëm i pushtuesit.

??Njeri i vënë krejtësisht  në anën e tij.

??Nga njerëzit më të urryer të kohës për masakrën që kreu më 4 shkurt 1944 në Tiranë.

Në këtë masakër të bërë prej batalionit të tij dhe forcave të vëna në shërbim të armikut atë natë, Tirana u gdhi e terrorizuar, e vrarë dhe e gjakosur prej qeverisë së kohës... Historia dhe historianët, me anë të dokumentave, kanë folur për këtë masakër dhe objektivat e saj...

Qëllimi i këtij shkrimi nuk është përshkrimi i masakrës së 4 shkurtit të bërë nga famëkeqi Deva e suita e tij por një thirrje modeste nga ana ime për kryeministrin Kurti në lidhje me rehabilitimin e Devës prej tij... Restaurimi i shtëpisë së Devës në Mitrovicë me fondet Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin, dhe të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës është një pararehabilitim i figurës së Xhaferr Devës. Kjo nuk duhet të ndodhë prej Qeverisë Kurti dhe aq më tepër prej tij si kryeministër. Ai në mendimin tim dallon nga suita e tij e mëparshme e qeveritarëve  të Kosovës ndaj duhet:

??Të jetë absolutisht kundër rehabilitimit të figurave kolaboracioniste, siç është edhe Xhaferr Deva.

??Do jetë dinjitoze dhe shumë atdhetare për Të, rehabilitimi i Kompleksit të Adem Jasharit.

Ky është dhe do të mbetet patrioti dhe figura më legjendare në historinë e Kosovës! Për këtë duhet të kujtohen Organizata Ndërkombëtare në fjalë, Ministria e Kurtit dhe vetë Kurti...

??Ta rrafshojë ish shtëpinë e Devës në mitrovicë pasi simbolizon ngrehinë  e një kolaboracionisti si ai.

??Meqenëse kjo shtëpi është pronë publike në vend të saj të ndërtojë një shtëpi të re funksionale në shërbim të qytetarëve, me ato funksione që mendonte Ministria në fjalë.

Ky problem duket i vogël dhe si pa rëndësi në një pamje të parë. Dhe kjo është objektive krahasuar me problemet e mëdha që ka qeveria Kurti për Kosovën dhe dialogun me Serbinë... Pavarësisht kësaj, ky problem do të thotë shumë... Unë besoj se kryeministri Kurti do të reagojë dhe do të orientohet drejt si deri më tani në anën e duhur të historisë... Në anën e duhur të historisë, jo thjesht për restaurimin e shtëpisë, por për vlerësimin e protagonistëve të saj.

Ibrahim Kabili

Tiranë më 08.02.2022



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora