Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Bota e nderon, Shqipnia e dhunon!
E hene, 07.02.2022, 08:55 PM
BOTA E
NDERON
SHQIPNIA E
DHUNON
Nga
Fritz RADOVANI
Lexova
një artikull per vendvorrimin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut të dhunuem dhe
të kthyem në nevojtore, shkrue saktësisht si gjithmonë nga z. Frank Shkreli. E
falnderoj fort per ruejtjen e sedres kombtare dhe pergjegjes meritueme që u ka
ba xhullijve antishqiptarë dhe bijve antinjerzor anadollakë per këte dhunim që
i kanë ba Vendvorrimit të Heroit tonë kombtar që, e nderon gjithë Bota e
kulturueme.
Shqiptarët
e vertetë mbasardhës të Gjergj Kastriotit, nuk duhet të praojnë per asnjë arsye
një veper të këtillë tue u nisë nga tre fakte: 1. Një veper si kjo kunder Një Prijsi të Lavdishem dhe të
Perjetshem si Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, që e nderon sot gjithë Bota e
qytetnueme dhe e kulturueme, nuk duhet dhunue pa asnjë arsye!
2.
Vendvorrimi i Tij asht kenë Kishë Katolike Shqiptare. Një dhunim i këtillë asht
ba edhe nga paraardhësit e xhelatve të sotem, trashigimtarë të ndytë e barbar
të atyne të djeshemve, që dhunuene mbas vitit 1944 të gjitha Kishat Katolike
Shqiptare, dhe po kështu si Vendvorrimin e Skenderbeut, në 1967 edhe Kishat
Katolike Shqiptare të Shqipnisë Veriut, ku po e njajta veper e flliqun ngjau
edhe me Kathedralen njëqind e sa vjeçare të Shkodres, Kishen Françeskane të
Gjuhadolit, Kishen e Zojës tek Kalaja dhe Kishen ku u konorzue Gjergj Kastrioti
në Vaun e Dejes. Sigurisht një veper po antinjerzore po persëritet nga
trashigimtarët që nuk kanë asnjë pikë gjak Shqiptari.
3.
Në trupin e tyne prej gjarpni qarkullon vetem Urrejtja antishqiptare
shekullore!
Ata
jetojnë vetem me tinzinë e pabesinë anadollake, tue mendue vetem si e si me atë
urrejtje që kanë, me krye akte vllavrasjesh dhe plaçkitje pronash të kujtdo që
nuk i sherben qellimit tyne antishqiptar e antinjerzor. Sot ata bisha kanë
qellim kryesor që të shpronsojnë Shqiptarët dhe ti bajnë me ikë edhe naten nga
Shqipnia. Bisha nuk ka as Shpirt, as Atdhe e as Gjak Shqiptari: Ai vetem asht
vrastar i ushqyem me urrejtje!
Qellimi
final i tyne asht sundimi i hekurt me tiparet ma kriminale komuniste, ashtusi i
paraardhësit të tyne që e ka njoftë gjithë Bota si terrorist vrastar e kriminel
barbar.
Shqipnia
e Gjergj Kastriotit Skenderbeut perditë po shkon drejtë shperbamjes!
Nanë
Tereza e pau kjartë gjendjen tonë në vitin 1997, kur tha në aeroportin e
Rinasit: “O Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar!” E, mallkimi vazhdon
perderisa Ai Popull, po vazhdon me u qeverisë sot nga shkatrrimtarët e
“Rilindjes komuniste”, sistemi ma vrastar e antinjerzor që njeh Historia e
Popullit Shqiptar të Gjergj Kastriotit, Nanë Terezes dhe Martirve të diktaturës
gjysëshekullore komuniste.
Melbourne,
7 Fruer 2022.