Mendime
Enver Bytyçi: Mizoritë serbe në Kosovë nuk kanë fund as emër!
E enjte, 10.02.2022, 05:36 PM
Mizoritë serbe në Kosovë nuk kanë fund as emër!
Nga
Enver Bytyçi
Nje
grua nga Prishtina, V.B, ka treguar historine e saj te dhunimit (perdhunimit)
nga 12 serbe ne mars te vitit 1999 ne ambjentet e fakultetit ekonomik te
Universitetit te Prishtines.
Nuk
eshte e mundur ta lexosh ate rrefim, perjetimin dhe akthin e saj disa vjecar,
si dhe vuajtjen e vjehrrit e te bashkshortit te saj e te mos emocionohesh deri
ne lot! Njemije pyetje te vijne ne koke! Po sikur ta kishte perjetuar kete
ngjarje e dhimbje gruaja apo vajza ime?! Po sikur, dhe sikurset jane te pafund!
Police
e ushtare serbe qe jo vetem te dhunojne, por edhe te perdhunojne ne grup, gje
qe as kafshet nuk e bejne! Oficere serbe qe te kujtojne "Golgoten
shqiptare" te Aleksander Leo Freundlich per akte dhune si keto qe kane
ndodhur ne Luften e Pare Ballkanike ne vjeshten e vitit 1912, por edhe ne
vjeshten e vitit 1913!
Akte
primitive qe kane ndodhur ne vitin e fundit te shekullit te XX! Dhe keta serbe
askush nuk i trazon. Ndoshta dhe me siguri punojne ne institucionet qendrore te
Serbise!
Shpesh
here themi Zoti i denofte! Por ne shqiptaret akte te tilla barbaresh nuk duhet
t'i leme vetem ne ndeshkimin e Zotit! Duhet te kerkojme me ngulm qe te behet
drejtesi dhe duhet t'i denojme te gjithe ata shqiptare pro-serbe qe pajtohen me
Serbine dhe serbet, ende pa kerkuar ata ndjese e pa i denuar fajtoret
kriminele!
Lexojeni
ate rrefim dhe thoni pastaj se "na duhet mirekuptim, pajtim me Serbine per
te pare nga e ardhmja"! Nderkohe qe jane serbet ata qe e kane vra edhe te
ardhmen e se paku dy ose tre brezave te shqiptareve te Kosoves! Nje popull qe
jeton akoma me perkujdesje mjeksore ne psikiatri! Nje popull qe ende pas me
shume se dy dekadave zgjioet naten nga ankthi dhe makthi i veprave kriminale te
Serbise!
Zoti
i vrafte ata kriminele! Zoti i ndeshkofte edhe ata shqiptare pa gjak e shpirt
shqiptari qe falin gjakun e vuajtjet e shqiptareve te masakruar, dhunuar e
perdhunuar nga serbet! Zoti ua qofte ketyre shqiptareve ne dere keto fatkeqesi!
Kthjellohuni
o njerez dhe nese nuk keni pak dhimbje per viktimat e dhunes serbe, se paku
ruani pak dinjitet e integritet, se na turperuat per jete te jeteve! Lexojini
se paku rrefime te tilla, se mos ndoshta beheni pak me humane ne mbrojtje te
viktimave dhe jo ne ndihme te dhunuesve mizore!