Mendime
Haki Koltraka: Psikoza te politikes delirante
E enjte, 10.02.2022, 06:49 PM
Psikoza te politikes
delirante
Nga
Haki Koltraka
Politika
shqiptare gjate ketyre tridhjete viteve ka prodhuar me shume se ide e platforma
progresive kaos e deshperim si dhe nje fryme konflikti permanent midis njerzve
grupimeve politike. Poshte ne baze aty ku gelon nje agresivitet sindromik ka
pasur dhe vazhdon te kete dhune psikologjike e fizike si dhe ndasei e
perjashtim. Keshtu ka ndodhur me Viktor Gjinaj nga Bazi i Matit qe per shkak se
ishte militant i LSI gjate zgedhjeve te fundprillit 2021 ka pesuar dhune e
traume jo vetem si person por efektet e kesaj dhune i ka perjetuar gjithe
familja e tij. Ai eshte me profesion mesues dhe per shkak te kontributeve
politike ne kohen kur ishte ne bashkqeverisje LSI me PS e emeruan ne drejtim te
shkolles se mesme Baz por pas ikjes se LSI nga koalicioni nisen ndaj tij
presionet telefonatat kercenuese dhe deri tek akte dhune psikike e fizike. E
gjithe kjo ka kulmuar gjate fushates zgjedhore te 25 prillit 2021 ku Viktor
Gjinaj ka qene aktiv dhe ne mbrojtje te vlerave te opozitarizmit. Naten e 25
prillit 2021 Viktori eshte perballur me nje dhune te papare ku persona te
panjohur i kane zene rrugen kur po kalonte me makine dhe te pajisur me shkopinj
gome e kane rrahur ne menyre barbare. E kane cuar ne spital ne gjendje te rende
dhe vetem pas shume diteve mjekim ka mundur ta marre veten. Por presionet kane
vazhduar dhe ai eshte detyruar te largohet nga vendlindja e tij. Agesoret qe
veprojne ne emer te PS Mat kane vazhduar kercenimet ndaj vellezerve te Viktorit
duke i detyruar dhe ata te largohen e te kerkojme strehim tek njerezit e tyre
ne Kosove. Politika shqiptare prodhon depresion e dhune dhe ka krijuar nje
fryme konflikti qe vazhdon te veproje me agresivitet. Njerez si Viktori dhe
familjaret e tij ndihen te pambrojtur dhe nuk e gjejne veten ne nje vend
agresiv ku ligjin e bejne bandat e lidhura me politiken kriminale.