Mendime
Berat Buzhala: Le t'i pergjigjemi rrenave te Albinit me fakte
E enjte, 10.02.2022, 05:58 PM
Le t'i pergjigjemi rrenave te Albinit me fakte
Nga
Berat Buzhala
Protesta
e organizuar nga Albin Kurti, para 15 viteve, ku u paten vra dy protestues, nuk
ka qene per pavaresine e Kosoves, ka qene kunder pavaresise se Kosoves. Kjo
proteste u pat denuar ashper prej krejt shteteve aleate, sepse po e rrezikonte
procesin e berjes se shtetit te Kosoves.
Kurre
mos e harroni, planin e Marti Ahtisaarit e paten refuzu Serbia edhe Albin
Kurti. Ky eshte fakt. Eshte fakt qe Albin pati deklaruar qe asnje shtet nuk do
ta njeh Kosoven. Eshte fakt qe pati deklaruar qe Amerika nuk do ta njeh
pavaresine e Kosoves.
Pra,
nuk kane kaluar 15 shekuj, kane kaluar 15 vite. Ne nderkohe ne te tjeret nuk
kemi kaluar neper dementi dhe amnezi. Nuk ka kuptim me rrejt krejt pernjehere,
vec pse po rren Albini edhe vec pse ky po don me manipulu me faktet historike.
Sikur
t'i kishim besu Albinit dhe njerezve te tij, sot Kosova do te kishte qene edhe
me tutje problemn krejtesisht i pazgjidhur, pa asnje njohje e pa asnje
antaresim nderkombetar.
Per
me ju binde qe eshte keshtu, shikojeni se si e kane ilustruar komplet procesin
e dialogut aktivistet e LVV'se. Ky ne fillim eshte Marti Ahtisaari, keta qe e
kane shti koken ne bothen e njani tjetrit, kinse jane ekipi i shqiptareve te
Kosoves qe po merrnin pjese ne dialog.
Sigurisht
qe me te befasuarit sot do te ishin dy te viktimat e asaj dite. Ata kane mendu
qe Albini po lufton kunder planit te Ahtisaarit, e jo qe Albini do te qeverise
me planin e Ahtisaarit.
Nuk
po them asgje, thjeshte po tregoj qe shume bre po rreni, edhe po inxhinjeroni
fakte te paqena.