Mendime
Florim Zeqa: Mërgimtarët janë shpirti dhe drita e lirisë së Kosovës
E premte, 11.02.2022, 10:28 PM
Mërgimtarët janë shpirti
dhe drita e lirisë së Kosovës
Shkruan:
Florim Zeqa
Filozofia
apo më mirë të thë themi mendësia politike e viteve të '90-ta, e shtetformimit
dhe solidaritetit njerëzorë ishte mendësi e pastër dhe e pasur me vlera
kombëtare, e cila edhe sot i duhet Kosovës, më shumë së asnjëherë më parë, për
shkak se, ajo ishte mendësi e dhënjes gjithçka për shtetin e Kosovës, e jo
marrja gjithçka nga shteti siq ndodhi përgjatë këtyre 14 vjetëve të fundit.
Mërgata "mish për
topa" të partive të dështuara politike
Historia
e shkurtër e tri dekadave të fundit e dëshmon se askush nuk e donë Kosovën më
tepër sesa mërgimtarët, por askush më shumë sesa mërgimtarët nuk është
shftytëzuar dhe përbuzur nga të gjitha partitë dhe politikanët e të gjitha
llojeve e ngjyrave politike, pra vetëm janë përdorur "mish për topa"
të partive të dështuara politike, të cilat gjithnjë mërgimtarët i kanë
konsideruar vetëm si numra gjatë fushatave zgjedhore për shtimin e votave, por
jo edhe si qytetarë të barabartë, duke ju dhënë nganjëherë edhe epitete
negative, erdhën apo shkuan këta gërrnaçat!
Mërgimtarët
kanë nevojë për një qeverisje të mirë dhe të përgjegjshme që i trajton ata në
mënyrë të dinjitetshme dhe të barabartë gjatë tërë kohës, e jo vetëm gjatë
fushatave zgjedhore, që i mbron shtëpitë e tyre, jo vetëm nga hajdutët
ordinerë, por edhe që i liron ata nga tatimi në pronë për shtëpitë e ndërtuara
pas lufte, të cilat, të shumtën e kohës janë të mbyllura dhe të pashfrytëzuara.
Mërgimtarët
kërkojnë njëkohësisht siguri më të madhe për investimet e tyre në vendlindje,
që ato të jenë të sigurta dhe të pakërcënuara nga haraç-kërkuesit, të cilët
kërkojnë shuma të mëdha parashë në këmbim të zhvillimit të lirë të veprimtarisë
afariste në vendin tonë.
Krijimi
i kushteve të volitshme dhe heqja e barrierave burokratike për investime nga
mërgata, për një kohë të shkurtër, përveqse do ta ndalte trendin e largimit të
të rinjëve, do ta kthente Kosovën në një vend të zhvilluar, të dashur dhe
tërheqës për riatdhesimin e mërgimtarëve.
Djersa dhe gjaku i
mërgimtarëve për liri dhe pavarësi
Lidhja
emocionale me vendlindjen, me vendin ku kanë lindur dhe janë rritur, dashuria
për pragun e shtëpisë dhe nostalgjia për vendin ku i mësuan ninulat e para në
gjuhen amëtare, i ka shtyrë bashkatdhetarët në shtetet evro-perëndimore dhe
përtej atlantikut për ta lënë luksin dhe jetën e rehatshme të perëndimit për
t’u bërë pjesë e luftës çlirimtare.
Mirëpo,
shumica prej tyre që shpëtuan shëndoshë e mirë, me të përfunduar lufta
çlirimtare sërish janë kthyer në vendet e perëndimit për të vazhduar punën dhe
jetën, jo pse nuk e duan atdheun e tyre, por pse nuk deshën t’i bëhen barrë
shtetit në vitet e para të lirisë, për të vazhduar kontributin e tyre material
për familjet e tyre pa e harruar asnjëherë shtetin e Kosovës.
Kështu
vepruan bashkatdhetarët, luftëtarët e vërtetë me pushkë në dorë deri në
çlirimin e vendit. Me qindramijëra mërgimtarë të tjerë e ndihmuan materialisht
luftën, dhanë krejt çka patën për lirinë e vendit të tyre, pa marrë asgjë nga
shteti i tyre, anipse drejtuesit e Fondit të 3 përqindëshit ua kishin lëshuar
“Kuponat Fiskal” në vlerën e parave të dhurura, nën premtimin se pas çlirimit
do ta kenë mundësinë e rimbursimit nga shteti nëse për këtë ata kanë nevojë…!
Mërgimtarët,
as atëherë, as sot dhe asnjëherë nuk do të kërkojnë rimbursim nga shteti, por
nga shteti i tyre kërkojnë trajtim dinjitoz dhe vlerësim për kontributin e
dhënë!
Llogaridhënja
dhe transparenca e dy fondeve të luftës; “Vendlindja Thërret” dhe “3
përqindëshi” janë obligim moral dhe ligjor i bartësve të fondeve të tyre, në të
kundërtën, mosjustifikimi i pasurive marramendëse të krijuara pas luftës i bën
ata të pandërgjegjshëm dhe të dyshimtë për shpërdorim të fondeve të
sipërpermendura!
Intelektualët e mërgatës
në shërbim të shtetit dhe qytetarëve
Mërgimtarët
që nuk u tjetërsuan në servil të pushtetarëve të pasluftës e deri në ditët e
sotme, jo vetëm që nuk u vlerësuan, u harruan dhe u përbuzën nga shteti për të
cilin dhanë krejt çka patën dhe u sakrifikuan deri në vetëflijim gjatë luftës
çlirimtare.
E
njëjta gjë ndodhi edhe me intelektualët e kthyer nga Diaspora, të cilëve, jo
vetëm që nuk ju dha hapësirë e mjaftueshme për të dhënë kontributin e tyre në
institucionet e shtetit të Kosovës, asnjëherë nuk u morën në kosideratë
këshillat dhe idetë e tyre briliante për shtetndërtimin dhe zhvillimin
ekonomik, për sigurime të plota shëndetësore për qytetarët pa pasur nevojë të
krijohen skema të formës së lëmoshës për kategoritë e caktuara sociale.
Megjithatë,
dashuria e intelektualëve ndaj atdheut ishte më e madhe sesa çdo post politik
dhe privilegj nga shteti për të cilin luftuan, me shpresën se një ditë do të
bëhet mirë në shtetin e tyre për të dhënë kontributin pofesional dhe
intelektual, në shërbim të vendit dhe qytetarëve.
Mërgimtarët
janë shpirti dhe drita e lirisë së Kosovës, janë arteria më e pastër dhe më e
shëndoshë e trungut tonë kombëtar, janë infuzion për shtetin dhe shpresë për
qytetarët e vendit tonë.
Andaj,
në këtë përvjetor të 14-të, të shtetit të Kosovës të njohur ndërkombëtarisht,
mirënjohje vepres madhore të mijëra veprimtarëve dhe miliona atdhetarëve të
mërgatës sonë të cilët nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit
tonë. Janë mërgimtarët, ata që për një dekadë e mbajtën në këmbë shtetin
paralel dhe financuan arsimin shqip, ndihmuan familjet e tyre dhe familjet
shqiptare kudo nëpër Kosovë përmes aksionit “Familja ndihmon Familjen”.
Zoti
i bekoftë mërgimtarët dhe familjet e tyre!
Zoti
e bekoftë Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!