Mendime
Albert Zholi: Vladimir Mici - Rritja e çmimit të naftës, pasojat janë mbi popullin
E enjte, 10.02.2022, 07:39 PM
Flet specialisti i naftës Dr. Vladimir Mici:
- Rritja e çmimit të
naftës, pasojat janë mbi popullin, që voton politikanët e shkatërrimit dhe jo
modernizimit
Nga
Albert Z. ZHOLI
-Ditët e fundit çmimi i
naftës në Shqipëri pse shkoi 200 lekë për litër e barabartë me çmimin në
Belgjikë? Rritet çmimi kur ne jemi vend prodhues dhe njëkohësisht kemi rrogat
më të ulta në Evropë. Pse kjo rritje? Pse Ballkani ka më ulët se ne çmimin e
naftës?
Janë
disa pyetje që kanë nevojë për disa sqarime.:
1-
Sqarimi ka të bëjë me palët e interesuara: Cilat janë ato: Tregëtarët në rolin
e shitësit, Konsumatorët në rolin e blerësit dhe Shteti.Pyetja merr
trajtën ekonomike kush fiton dhe kush humbet? Nëçmimin e sugjeruar prej 200
lek, si bëhet ndarja? Për këtë duhet t’i referohemi strukturës së çmimit. Në
tabelën për të parë deri ku arrin çmimi i brendshëm, për të vlerësuar efektin e
tatimeve dhe taksave në çmim dhe pastaj gjykojmë edhe çmimin e brendshëm dhe
bëjmë analizën e tyre.
Emërtimi |
Vlerat
në lekë |
Veprimi
matematikor |
Vlerat
në lekë |
Diferenca |
Çmimi
përfundimtar |
200 |
|
170 |
30 |
Minus
TVSH |
33.33 |
200/6 |
28.33 |
5 |
Vlera
pa TVSH |
166.67 |
200-33.33 |
141.67 |
25 |
Taksa
Akçizë |
37 |
|
37 |
0 |
Vlera
pa TVSH dhe akçizë |
129.67 |
|
104.67 |
0 |
Taksa
e qarkullimit |
27 |
|
27 |
0 |
Taksa
e karbonit |
3 |
|
3 |
0 |
Taksa
e markimit dhe skanimit |
3 |
|
3 |
0 |
Taksa
e riliçensimit |
8.5 |
|
8.5 |
0 |
Taksa
e kontrollit të pompave |
2 |
|
3 |
0 |
Shuma
e taksave fikse |
43.5 |
27+3+3+8.5+2 |
43.5 |
0 |
Totali
i taksave |
113.83 |
43.5+37+33.33 |
108.83 |
0 |
Çmimi
i shitësit pa taksa ( çmimi i brendshëm) |
86.17 |
|
61.17 |
25 |
Analiza
e parë rezulton se në çdo rritje çmimi qeveria rrit tvsh me 20%.Pra qeveria
fiton.E konceptuar thjesht biznes ajo paraqet një vlerë të artë kur qeveria
rrit mbledhjen e të ardhurave pa sforcim politik dhe administrativ.Pika tjetër
interesante në lidhje me qeverinëështë:saështë efekti në buxhet. Shqipëria sot
është konsumator i 450 mijë ton karbuarant, e cila e përkthyer në litra dhe
lekë( me densitet mesatar 0.80 duke marrë për bazë edhe raportin
disproporcional midis densiteteve gasoil dhe benzinës ( me dashamirësi))
rezulton se buxheti i shtetit nga kjo rritje çmimi të ardhurat në buxhet rriten
për 450 mijëx(1000/0.8)x(5 lekë)= 2.812,500,000 lekë ose në euro me kursin 121
lekë=23.244 milion euro.Shkojmë tek firmat, që shesin nënproduktet e naftës:Për
analizën e firmës është mirë të referohemi në çmimet ndërkombëtare platz.Çmimii
gazoilit euro 5 vërtitet rreth 696$/ton metric ( Greqi) ose 0.615$/litër=
62lek/litër. Sigurisht shumëpak sasi karburanti “Euro 5” vjen në Shqipëri.
Prandaj edhe ky çmim mund të arrijë deri edhe mëposhtë. Cilësia e keqe
ireferohet gazoilit D2, që përzihet duke ulur mjaft çmimin e blerjes. Pra në
dispozicion të tregëtarëve grosistë mbetet rreth 25 lekë për litër, të
cilat duhen për të mbyllur tërë shpenzimet e sigurimit, transportit,manipulimit
e shitjes së nënprodukteve, nëse ne do t’i referoheshim një gazoili mjaft
cilësor në treg. Në tregun shqiptar “Euro 5”vështirë se gjen në ndonjë
pikë shitje karburanti. Kjo çon në analizë në çmime origjine shumë më të
ulta.Megjithatë të gjitha shpenzimet nuk kalojnë më shumë se 15 lekë për
litër.Pra indirekt firmat kanë reflektuar tërë barrën e çmimit ta kalojnë tek
konsumatori dhe ato të mbeten në gjendjen e mëparshme ose të përmirësuar. Ata
nuk pranojnë rënien e përfitueshmërisë. Duke qenë se përfitueshmëria matet me
paratë e investuara, kjo nënkupton që kur paguan më shumë për blerjen do
marrësh edhe më shumë risk e për pasojë edhe fitim shtesë. Pra edhe firmat
shtojnë fitimin absolut edhe në kushtet e të njëjtës normë kthimi.Marxhi i
fitimit tëtyre luhatet në 100% në raport me shpenzimet.Pra në total ekuacioni
nxjerr palë fituese shtetin, firmën dhe humbjen dhe transferimin e çmimit dhe
taksave tek konsumatori. Ne këto kushte sa kohëqë humbësi e përballon
këtë rritje çmimi dhe takse kjo quhet e justifikuar. Përfituesi direkt
neto shteti është si Pons Pilati.Kyështë tregu: çmimet i vendos ai. Por
padashje shteti nga kjo analizëdel zbuluar. Po taksat që shteti në çmim i
vendos në % mbi çmim kush i fiton në rastin kur çmimi rritet???. A rrite
e ardhura apo zvogëlohet?.
A
mund të justifohet shteti me këtë klishe?!
Sigurisht
që jo! Sepse efekti është zinxhir.Efekti i saj në çmimet e përgjithshme shkon
deri në 17% në mallrat e tjerë, që e përkthyer rrit disa herë përfitimin
tatimor të tij dhe për pasojë në mallra të konsumit të përditshëm më të
shtrenjta, e cila rrit hendekun edhe ashpërsinë e varfërisë.Ne jemi vënd
prodhues i naftës, por jo përpunues i saj. Për pasojë ne jemi totalisht të
varur nga importi. Kështu që çdo reflektim çmimi në import shoqërohet edhe me
pasoja në çmim. Kështu s’duhet të ishte, por ky është fakti, se deri ku kemi
shkuar me qasjen e shtetit tonë ndaj industrisë së naftës. Ne e kishim
mundësinë e përpunimit dhe politika jonë 30 vjeçare na e hoqi. Pasojat janë mbi
popullin, që voton politikanët e shkatërrimit dhe jo modernizimit.
-Aktualisht
sa naftë nxirret në Shqipëri? Çfarë kostoje ka dhe si shitet jashtë? Çfarë
përfitimesh ka shteti shqiptar nga nafta? Po populli ynë?
Një
Shqipëri nxirret naftë e rëndë dhe e kripur nëterminologjinë e naftës. E
përkthyer për publikun ajo është një naftë me përmbajtje asfaltene ( me
mbizotërim të produkteve të rëndë si bitumet dhe solari dhe vajrat dhe më pak
nënprodukte të bardha si benzinë, gazoil apo vajgurë. Nqs prania e produkteve
të bardha është mbi 60% atëhere flasim për nafta të lehta. Nafta e kripur
i përket atij grupi naftash brut që i përkasin pranisë së squfurit në të.Kur
kjo prani e squfurit në naftë kalon një 2% ajo quhet naftë e kripur. Në
cilësinë e naftës ndikojnëedhe mbetjet mekanike si rëra, mbetje të tjera
mekanike, shkuma, % e ujit të lidhur dhe të palidhur në naftë.Për t’u
standartizuar dhe përpunuar nafta etillë kërkon detyrimisht kosto shtesë, që
lidhet me proceset e dekantimit, largimit të mbetjeve mekanike, proceseve të
pastrimit nga squfuri dhe rritjen e % apo zbërthimit të thellë të produkteve të
zeza.Për këtëarsye nafta bruto sipas institutit amerikan të naftës API
klasifikohet me gradën API, e cila mat cilësinë dhe për pasojë çmimin e naftës.
Sipas standarteve të sotme ne dallojmë naftën BRENT( Europa Veriore), Naftën
ËTI( amerikane) , Naftën Nigeriane , OPEC apo të tjera. Sejcila prej tyre ka
një standart referues API. Por edhe brenda këtyre grup standarteve të naftave
ka dallime. Për një krahasim të thjeshtë duhet të kuptojmë se nuk ka burime uji
të njëjtë, kështu që nuk ka burime nafte identike në cilësi. Për të bërë
tëmundur shitjen e tyre në treg standarti psh brent është çmimi referues
për Europën.Çdo naftë e prodhuar në Europë, sipas gradës API duke ruajtur
efektin e cilësisë e shprehur në gradë API reflekton në çmim.Luhatja nga ky
standart lart apo poshtë përcakton çmimin. Për çdo gradë API ndryshim, çmimi
pritet të ndryshojë deri 1.5%. Nafta jonëvarion nga 6 gradë API deri në
një maksimum 20 gradë API. Ndërkohë që nafta brentështë e rendit 38.3 gradë
API. Kështu që çmimi i shitjes luhatet nga një rënie nga çmimi i tregut 25-50%
të vlerës apo çmimit platz.
Le
t’i kthehemi prodhimit.Në fund të vitit 2020 Shqipëria sipas Ëorld Oil Revieë ka
prodhuar 812,529 M3 naftë bruto me një prodhim mesatar ditor prej 14
mijë fuçi. Duke filluar nga viti 2015 e në vijim prodhimi i naftës vazhdon
kurbën e rënies duke rënë nga 23 mijë fuçi në ditë në 14 mijë. Pra në harkun e
5viteve rënie mesatare prej 9.26% në vit, por që nëdy vitet e fundit ajo është
ulur në 6.25-6.5%.
Sipas
AKBN me të dhenat e publikuara rezulton pasqyra e mëposhtëme qe jep edhe një
evidencë të qarte edhe për eksportet e naftës brut ku mjaft qartë dallohen edhe
devijimit midis dy institucioneve AKBN-s dhe ËORLD OIL Revieë.
Treguesit
e mëposhtëm tregojnë se pothuaj e gjithë nafta brut e Shqipërisëështë
eksportuar Aktualisht ajo eksportohet në nivele mbi 60% të prodhimit, por
druaj se kjo është edhe më e lartë. Maksimumi i eksportit i korespondon vitit
2013 ku i gjithë prodhimi u eksportua. Kompania shtetërore Albpetrol prodhon në
nivelet 75-80 mijë ton aktualisht.Kjo naftë shitet nëpërmjet ankandeve që
shoqëria zhvillon peridikisht. I gjithë prodhimi i Albpetrol prodhohet me
pothuaj çmimin e shitjes së tij,. Duke pasqyruar një gjëndje financiare
shumë të rëndë. Treguesit Raportit korent që mat likujditetin e saj, nqs
përjashtojme detyrimet e ARMO, që realisht nuk ka asnjë aktiv për të rikuperuar
borxhet e nxjerrin këtë kompani me paaftësi paguese dhe në prag falimenti. Ajo
mbahet në këmbë përmes vetëm përmes atyre thërrimeve që merr nga marëveshjet
konçesionare, të cilat detyrojnëkëto të fundit të paguajnë një sasi për
prodhimin paraegzistues. Kjo tashmëështë bërë shumë e ulët për shkak të
koefiçientit të përvitshëm të rënies së prodhimit paraegzistues, gjë që ka
detyruar kompaninë apo më saktë drejtuesit aktual tu kthehen puseve të ndalur apo
të dorëzuar nga konçesionarët për të marrë çtë mundin.Kjo pjesë duhet
vlerësuar, por ajo është e shoqëruar me një kosto mjaft të lartë.Përsa i përket
konçesionarëve ata vijojnë të deklarohen me të ardhura më të ulta se sa
shpenzimet. Kur themi shpenzime nuk kemi parasysh koston klasike, qëështë
kostoja operative dhe ajo e shitjes, por kësaj kostoje do ti
shtohen edhe investimet kapitale të kryera, dhe të pamarra ende. Pra nqs
kostoja operative dhe e shitjes është 1 milion dhe investimet janë 1 milion, atëhere
për qëllime fitimi të ardhurat do të zbriten jo me koston 1 milion por me dy
million. Pra nqs të ardhurat do të jenë 1.5 milion , atëhere nuk ka fitim
por humbje 500 mijë $ investime qëpriten të shlyhen në vitin e ardhshëm.
Kështu, që në vitin tjeter nqs kemi të njëjtën situate pra të ardhurat 1.5
milion , kostot operative 1 milion dhe investimet I million. Atëhere përsëri
nuk kemi fitim por humbje 500 mijë, dhe rikuperimi kërkon para më
shumë që duhet të krijohen sepse mbartja është bërë nga 500 mijë në 1 milion.
Kjo se defiçiti i vitit të mëparshëm është transferuar në këtë vit. Kështu
jemi në pozitën që koncesionari pret për tu kompensuar jo për
500 mijë por edhe për 500 mijëshen që rezulton po nga ky vit. Kjo skemë
funksionon e organizuar, e dirigjuar dhe e miratuar nga
institucionet shqiptare. Na del gjithmonë me humbje, sepse ende investimet nuk
mbulohen.Kjo ka sjellë që kaq vite bankers nuk paguan tatim fitimin. E
tërë pjesa tjetër është fasadë. Gjërat janë shkruar bardhë e zi
dhe Bankers duhet të kishte vite që të paguante tatim fitimin 50%.
Gjë që ska për të ndodhur kurrë. I tërë fitimi I saj transferohet në operatorët
e shërbimit të saj të cilët kryejnëoperacione dhe shërbime me vlera të larta
dhe që rezultojnë nënorma fitimi të mëdha, por që I nënshtrohen tatimit 15% dhe
jo më 50%.
E
ardhura që shteti merr është vetëm Renta minerare, por edhe ajo ka problemet e
veta teknike ku gjithmonë fiton konçesionari. Kjo rentë ka formulën e
ndarjes me bashkitë ku operon konçesionari dhe shteti. Bashkia Psh e
Roskovecit e cila ka në administrim Fushën e Marinzës vijon të përfitojë
më shumë, për shkak se ndodhet në pjesn e Luanit, pra të Bankers I cili jep mbi
80% të prodhimit.
-Pse rritet çmimi kur ne
jemi vend prodhues dhe njëkohësisht kemi rrogat më të ulta në Evropë? Pse kjo
rritje? Pse Ballkani ka më ulët se ne çmimin e naftës?
Duke
ju rikthyer edhe njëherë strukturës së çmimit rezulton se qeveria merr tetë
taksa mbi karburantet dhe nën produktet e naftës. Kjo është mënyra më e lehtë
për të grumbulluar tatime dhe sipas arsyetimit të qeverisë ideja është që këto
taksa nuk godasin shtresën në nevojë dhe të varfër, sepse ajo s’ka makina, por
shtresën e mesme dhe të pasur, sepse ajo ka mundësi të blejw dhe mbajw makina. Pra
një lloj rregjimi tatimor i orientuar për një tatim disproporcional. Kjo do të
shoqërohet me heqjen dorë nga transporti me makinë personale deri në eleminimin
e saj për krejt pjesën e shoqërisë normale dhe lëvizjen me makinë të atyre, që
edhe kjo kosto shtesë nuk e ul standartin e jetesës. Kryeminstri e ka deklaruar
që në momentin që dyfishoi tarifën e taksës së qarkullimit. Por harroi se të
gjitha shërbimet e transportit kërkonin më tepër para dhe kjo u përkthye në
çmime më të larta për qytetarët e zakonshëm duke i bërë të varfërit më të
varfër dhe ata që ishin në kufij marxhinalë plotësisht të varfër. Kjo
është ajo që shikon sot!
Vëndet
e rajonit duhet të gjykohen nga struktura tatimore që kanë. E thashë më lart se
qeveria gëzohet kur çmimet rriten, sepse rriten të ardhurat e buxhetit ( nuk ka
rëndësi kush paguan për të) dhe kjo dëshmon varësinw e lartë që ka buxheti nga
taksat e karburantit. Ajo nuk ka nevojë të shtojë elementë taksativ, kur vetë
tregu ia sjell në shteg. Në çdo vënd ka autoritet konkurence, ka edhe njës, që
merren me tregjet dhe çmimet. Forca e durimit, që ka popullsia tregon se sa të
aftë janë ata për të mbajtur taksat. Nqs ajo do të reagojw, kuptohet jo me
gazetë apo portale, por me lëvizje popullore, qeveria do të ndërhynte e detyruar.
Në këtë situatë ku askush nuk lëviz nga vëndi; ky është reagim logjik i
qeverisë. Vetë sistemi I tatimeve synon maksimizimin e të ardhurave për të
siguruar balancën e hyrjeve dhe daljes së të ardhurave.
Ne
renditemi në kufijtë e çmimeve të papranueshme, për shkak edhe të modelit të
tatimeve që kemi. Psh në vitin 2003 nw strukturwn e tatimeve nuk kishte taksa
të tilla drejtë përdrejtë mbi karburantin. Kështu që çmimi reflektonte tre
taksa; Akçizë e përzier me %, dhe që kthehej në shumë fikse kur % tregonte më
shumë se 37 lekë, TVSH dhe një taskë doganore për karburantin e importit. Nafta
bruto e prodhuar në vënd nuk i nënshtrohej rentës minerare, pra kishte një
kosto prodhimi edhe më të ulët. Plus kësaj shteti zotëronte rreth 15-20% të
tregut duke detyruar tregëtarët t’i bindeshin politikës së çmimeve që qeveria
ndiqte ndaj standartit të jetesës dhe nuk kishte fokus maksimumin e tatimit ose
në gjuhën profesionale kërkimin e një tatimi optimal, ku secili paguan në
mënyrë të ndershme dhe të drejt tatim sipas të ardhurave të fituara., por ishte
e angazhuar për të ulur ekstremin e varfërisë dhe matja kryesore ishte
ulja e niveleve të varfërisw sipas përcaktimeve dhe ashpërsisë së saj. Nëse i
referohesh asaj kohe do shohësh që qeveria mburrej me nivelet e uljes së
varfërisë.
Sot
nuk ka modele të gjetjes së nivelit optimal në një mish mash tatimesh dhe
përjashtimesh që sistemi aktual imponon. Ai është një sistem tatimor, i cili me
mjete rrethanore kërkon optimalin. Kjo është e vërtetë dhe nqs pyet ministren e
financws( ish Drejtoreshën e tatimeve) sa optimal është skema tatimore, jam i
sigurtw që s’ka për t’ju përgjigjur kurrë kësaj pyetje, sepse ajo nuk është në
gjëndje të lidhë tërë tatimet nën një sistem që të sigurojë një taksim të
drejtë horizontal dhe vertikal për popullsinë. Këto janë tentative, që maten
nga fakti sa e duron zhvatjen nga shteti ky popull dhe sa ndëshkues ky popull
është.
Pse
kjo rritje e çmimeve? Sa kohë që egziston një justifikim , sidomos objektiv siç
është rritja ndërkombëtare e çmimeve të naftës bruto, që po shkon në
93$/barel, s’ka asnjë arsye të mos përdoret nga grosistët dhe tregtarët e
pakicës, të cilët përgjegjësinë e kalojnë tek palët jashtë Shqipërisë. Ata duan
një mjet të justifikojw rritjen e fitimit. Dhe sa kohë s’ka përgjegjësi të
caktuara ka edhe justifikim.
Vitin e kaluar uzina e
Përpunimit në Ballsh u shit për skrap. A mund të rinovohej ajo uzinë? Pse e
shiti për skrap shteti? Kush përfitoi dhe kush humbi në këtë rast?
Ajo
mund të jetë shitur për skrap nga kompania apo banka që ka pasur të drejtën për
të përfituar pasurinë mbi garancinë e koletaralit që ka kanw pasur kontratat e
borxhit që firma azere pronare e 85% të aksioneve ka marrë pranë bankave të
nivelit të dytë. Por kjo përbën krim kombëtar dhe nëse ka ndodhur, i takon
shtetit shqiptar ta zgjidhë. Përsa i përket faktit a duhet të demontohet
jam kundër këtij vendimi. Uzina është mjaft atraktive bile edhe strategjike për
ekonominë kombëtare dhe pavarësinë kombëtare.
Po
parashtroj disa mendime të mija për të cilat kundërshtoj mjaft politikanët,
specialistët dhe analistët që janë shprehur pro prishjes apo demontimit
të uzinës në Ballsh.
Duhet
të themi fillimisht disa të vërteta:
1-
Uzina është ndërtua në vitin 1978 e përcaktuar për të trajtuar nafta të
rënda dhe të kripura dhe me një strategji punësimi të lartë. Pra paraqet një
aktiv 43 vjeçar.
2-
Uzina pas vitit 2008 kur u privatizua, nuk iu nënshtrua rimonteve periodike, të
paktën 2 herë në vit. Këto rimonte mbanin uzinën në gjëndje efektive dhe të
sigurt.
3-
Uzina aktualisht është mjaft e zhveshur dhe pa investime serioze nuk mund të
rikthehet të punojë në kushte standarti. Pra produkti përfundimtar i saj
nuk mund t’i përgjigjet tregut
4-
Uzina shtrihet në një territor qyteti me një sipërfaqe të përgjithshme prej
800,000 m2
5-
Uzina ka pjesën ndërtimore të saj në një gjëndje mjaft të mirë.
Pra
e gjithë kjo e vërtetë nuk mund dhe nuk ka snje mundësi për të çuar uzinën për
skrap.
E
para duhet të kuptohet në tërë botën çdo vënd ka rafinerinë e vet kombëtare.
Mjafton të shikoni vëndet e rajonit.
E
dyta në një rrethanë ekstreme në detin Mesdhe mungesa e rafinerisë është ndalim
i ekonomisë. Emergjencat që parashikon ligji mbi shoqëritë e shitjes me shumicë
të karburanteve me kapacitete deri 3000 m3 janë hipotetike, më shumë
letra zyrtare dhe jo pasuri reale dhe pa asnjë standart teknik dhe mjedisor.
Ato s’mund të garantojnë kapacitete deri në konsumin e tre muajve inventare e
pwrkthyer nw mbi 100 mijë ton karburante. Ajo që i mbulon këto probleme është
vetëm Rafineria e Ballshit.
E
dyta është efektiviteti i kësaj rafinerie. Kjo Uzinë ka kapacitet prej 1 milion
tonë për përpunim dhe nqs ajo punon me 10% të kapacitetit çfarë duhet të
prisni, që të jetë me fitim, apo të jetë efektive. A keni ndonjë impiant që
punon me 10% kapaciteti dhe që mban një fuqi punwtore për 100% të punonjësve,
si ju mund të rezultoni me fitim? tek ndonjë shoqëri publike apo private? Unë
se di ndoshta edhe në kushte monopoli. Pra gjëja e parë që duhet menduar dhe duhej
zgjidhur ishte si ta sigurojmë një kapacitet me të paktën 80% të kapacitetit të
saj.
Nga
koha e sistemit para vitit 1990, sistemi kishte ndërtuar infrastrukturën
për tw furnizuar dhe shpërndarë produktet. Pas viteve 90, vështirësitë u shtuan
dhe dalë ngadalë filluan çmontimet si të “panevojshme”. I pari Magjistrali Fier
Vlorë, Terminali i eksport importit Nartë. Pastaj depozitat e karburanteve në
tërë Shqipërinë. Krijimi i ligjeve që ndalonin krijimin e kompanive
sipas strukturës vertikale etj, e vendos Uzinën e Ballshit nën kushte të
kufizuara prodhimi. Ajo mund të përpunojë 3600 ton naftë në ditë me kapacitet
të plotë, por maksimumi ajo ka punuar me dy rryma ose 2/3 e kapacitetit.
Kryesisht ka punuar me një rrymë. Kjo ka sjellë kosto më të larta dhe cilësi më
të ulët. Ajo në kushtet e modernizimit dhe ndryshimit të strukturës së
përpunimit të naftës do të arrijw nga sot që ajo prodhonte deri 49% produkte të
bardha, ndoshta 60% e më shumë. Kjo do të thotë se duhet çdo muaj të evadohen
jo pak, por rreth 60-65 mijë ton karburante dhe rreth 40-45 mijë ton
nënprodukte të tjera, për të cilat duhen kapacitete stokuese dhe infrastrukturë
transporti ( hekurudhat)
Uzina
kishte edhe aktive të tjera, siç ishte Ujësjellësi i Poçemit dhe TEC-I Ballsh
apo nënstacioni elektrik TN. Nuk besoj se edhe këto aktive kanë shkuar për
skrap, sepse njëri ka të bëjë me burimin e ujit të Poçemit dhe tjetri me
sistemin energjitik të vëndit. Këto dy faktet e fundit më çojnë idenë se pas
kësaj ideje çmontimi fshihen qeveritarë dhe ish qeveritarë, që kërkojnë të
zhdukin gjurmët e megavjedhjes së shekullit (ARMOS).
Sot
uzina rivihet në punë me investime themelore jo vetëm zëvëndësime, por edhe
modernizimin e saj. Kjo do të sjellë që impianti i koksit ndoshta të dalë nga
skema dhe kjo do të sjellë për pasojë edhe pranimin e naftave më të lehta për
trajtim. Përdorimi i kapaciteteve të larta i hap udhw vënies në punë edhe
Uzinës së vajrave dhe prodhimeve të tjera cilësore.
Uzina
kërkon jo më pak nga 200 milion euro, por kjo është një kosto që lehtëson
shqiptarët, por jo qeverinë, sepse produktet made in Albania kanë një çmim
maksimal që të paktën nuk e lejojnë çmimin me sistemin aktual të taksave të
kalojë 150 lekë për litër. Por qeveria është kundër çmimeve të ulta, sepse kjo
ndryshon skemën e tatimeve, sepse qeverisë do t’i mungojnë mbi 100 milion
tatime që i mbledh nëpërmjet lojës së çmimeve të importit. Kjo është arsyeja
përse kjo u shit me qëllim falimentin e saj. Dikush ose ca do të duhet të japin
shpjegime për të. Por sot s’është koha. Por kjo në një situatë lufte mund të
jetë katastrofale për jetën e tyre dhe familjarëve të tyre. Sepse në këtë
situatë nuk ka çmime 200 lekë. Nuk do të ketë vlerë fare leku apo paraja, por
malli. Dhe ky mall më shumë se kujt i duhet makinerisë së luftës. Pra, këto
veprime banditësh do t’u kthehen në akuza tradhëtie kombëtare. Ky fakt ka çuar
në konkluzionet se Rafineria e Ballshit përbën objekt të rëndësisë strategjike.
Nëse
do pyes çdo shqiptar për opinionin e tij, sigurisht ata do të donin ta prodhonin
këtu me të njëjtat standarte si gazoili apo vaji lubrifikues gjerman, por kjo
është e mundshme nqs do të investohej në të, para rrugëve që fillojnë sot dhe
mbarojnë pas 10 vitesh. Ky është investim emergjent, që sjell dije, mirëqënie,
pavarësi dhe largon emigracionin.
Ne
nuk jemi popull idiot sa mos të kuptojmë se përpara se të kërkojmë rrugë duam
të kemi produktet jetike. Një uzinë e modernizuar mbyll të gjitha diskutimet
dhe njëkohësisht realizon garancinë e kthimit të investimit të vet disa fish në
shumë më pak kohë se sa mendohet. Thjesht ne jemi në kohën e gabuar dhe
drejtohemi nga njërëz jo të duhur.
Politikat
e qeverisë shqiptare a janë politika nxitëse për nxjerrjen e naftës?
Qeveria
nuk është fare në akorde për industrinë e naftës, pasi ajo nuk ka strategji
kombëtare se nga kjo pasuri sa, kur, si; do të marrë këtë pasuri dhe ku dhe se
si do të përdoren të ardhurat e kësaj pasurie. Pyetja e parë që të shkon në
mëndje është. Sa kjo pasuri ka rritur mirwqënien e shqiptarëve në tërësi dhe
komunitetit, ku kjo pasuri shtrihet. Si janë këto rajone në mirëqënie në raport
me popullsinë tjetër dhe me rajonet e tjera po naftëmbajtëse në vëndet e tjera.
Cili është efekti i matshëm i këtyre politikave. Georgeus Clemenceau
Francëska thënë se “Një pikë naftë është e njëvlefshme më një pikë
gjaku”. Kjo është e vërtetë dhe aktuale sot. Dhe nafta është gjaku i
civilizimit modern. Por a mendojnë qeveritarët tanë kështu! Nuk besoj.