Mendime » Radovani
Fritz Radovani: O e paharrueshme poete Elena Luli (Mirakaj)
E hene, 14.02.2022, 08:55 PM
O E PAHARRUESHME POETE ELENA LULI (MIRAKAJ)!
Nga
Fritz RADOVANI
Kam
kenë mjaft i rij kur e kam njoftë Zonjen Elena, me të cilen Nana ime sa herë e
takonte në krye të rruges Marvukaj, do ta ndalonte dhe do të bisedonte me Ate.
Natyra
e Saj joshëse dhe shumë terheqëse më shtyni me e pyet Nanen se, kush ishte kjo
grue e re gjithmonë e veshun me tesha të zeza? Dhe Nana më shpjegoj se Asaj i kanë vra burrin komunistët në mal
se asht kenë oficer Gjelosh Luli, i fisit njoftun të Ded Gjo’ Lulit. Ndersa,
kjo asht e fisit Mirakaj, me disa të vramë edhe këta. Kjo ka dy vajza me emnat
Klara dhe Izabela, njenën ma të bukur se tjetren, janë fise të bukra... Në të
vertetë vajzat i njifshe të dyja. Ishin afer me moshen time. Ma vonë më pat
tregue Nana se Elenen e njifte që në moshë të re në shkollen e Motrave
Stigmatine ku edhe Ajo vazhdonte mësimet, dhe binte në sy per bukurinë e Saj.
Nana kujtonte edhe një prirje të Elenës që, Ajo asht kenë vajzë e re, kur ka
fillue me shkrue vjerrsha.
Jeta
i solli aq telashe sa vjerrshat e shkrimet u harruene krejtësisht mbas vrasjes
së Gjeloshit në 1947 dhe, interrnimeve e burgosjes së Elenës krejt’ e
pafajshme, vetem pse ishte e motra e Kol Mirakaj dhe Zonja e oficer Gjeloshit,
i vramë në Mal.
Shumë
vonë gati aty mbas viteve 1980, njëditë e pyeta: Zonja Elena, a vazhdon me
shkrue edhe tashti? – Ajo buzqeshi dhe tue më dhanë doren miqsisht, më dha me
kuptue se vazhdonte me shkrue sa me kalue merzinë.
Mbas
vitit 2000 më erdhi shumë mirë kur z. Eugjen Merlika, kishte ba një shkrim të
gjatë dhe kishte vlersue në maksimum permbledhjen e vjershave të zj. Elena
Luli, me titullin “Fluturës”, tue vue në dukje vlerat e Saja letrare dhe
poetike, gati kur edhe Zonja Elena, po zhdukej nga kujtesa e Shkodranve që e
kishin vlersue aq shumë.
Pak
ditë perpara se të nisem per Australi, kam shkue tek e bija Izabela per me
takue Zonjen Elena dhe, kemi kalue disa orë bisedë me Ate. Nuk i mbajti lotët
kur i tegova se shpejtë iku per Australi. Më mori doren dhe ma shterngoi fort
tue më pyet me një dhimbje të thellë në Shpirtë: A thue premton Zoti që të
shihemi prap ma vonë? Unë nuk i premtova asgja, sikur t’ ma ndinte zemra se nuk
shihemi ma!!
Vjerrshat
e Poetes së paharrueshme Elena Luli xanë vend në shkamijt e groposun të
nëntokës sonë Shqiptare. Edhe ato janë të daltueme nder gur! Vlerat e Tyne janë
aq sa të mëdha aq, edhe të domosdoshme per edukimin e rinisë sonë, ku Poetja
Elena me mjeshtri ka qendisë dallgët e jetës së një grues së vejë me dy vajza
jetime.
Vlerat
e atyne poezive kuptohen shumë mirë nga të gjithë ata mija e mija qytetarë që
lindën, u rriten dhe u plakën të rrethuem nder tela me ferra, pa asnjë shpresë
se do të jetojnë ndonjëherë të lirë. Ja si e shikon jeten Poetja Elena tek
vjerrsha “Lutje”:
“Një
tallazi të zi – E n'gji t'vet don me përpi – Gjithshka n'tokë quhet mirsí”
Poete
Elena Luli e vuen në zemer gjendjen ku ka mërrijtë Atdheu. Ja shka shkruen:
“E
dijmë mirë se tokës amtare – I kanë zhgulë nder e i kanë mbjellë marre.”
(“Kaçak malit”), pikrisht aty ku Ajo, nuk pajtohet me shkatrrimin dhe vorrosjen
e të gjitha atyne tipareve burrnore dhe të nderueme të Trojeve tona.
Poetja
nuk rri me pa por, e vajton gjendjen e Shqipnisë së mjerueme:
““Vendit
tonë i hupi ndera – Si n'për jerm iku lavdia – T'liga punë bijtën te dera – Ulë
për tokë, asht krejt madhështia” (“Shpresoj agimin”).
Ndersa,
vlenë me u shpjegue kjartë urrejtja per agjentat e sigurimit, ja nama e Saj:
“Kurrë
ksi djemsh mos baftë ma nana!” (“Kaçak malit”) E, vazhdon…
Edhe
pse Poetja Elena Luli ka psue ate shka mundet me e kuptue kush e ka provue, Ajo
deri në fund të jetes i mështetet Zojës së Shkodres, ku asht themeli i
edukates:
“Ty
amanet – T'a lamë Shqipninë – O Zojë e dashtun – Na kthe lirinë!”
Shpresa
e plotë dhe e palëkundun e një Martirës së Vertetë!
Vargu
ku shihet kjartë madhështia Shpirtnore e Poetes sonë të Paharrueshme.
Nuk
asht e largët jo, koha kur këto Poete do të hyjnë n’ zemrat e Vajzave
Shqiptare! Ato do të studjohen nder shkollat Shqiptare, se janë Nanat e
Nderueme të breznive të 50 vjetve vuejtje, interrnime e burgosje të masakrave
barbare komuniste! Prej Tyne sot vajzat
tona do të mësojnë persekucionin komunist, po ma e randsishmja asht qendresa e Tyne dhe perballimi i së
keqes me krenari dhe nderim të perjetshëm.
Vlerat
morale të Atyne Nanave Heroina asnjëherë nuk i kalbë dheu i Rrëmajit!
E
mos harroni se, Ato ishin ndera dhe lavdia e Shqipes Dykrenare të Kastriotit!
Në
kujtim të Poetes së Perjetëshme Elena Luli (Mirakaj), Ja kushton Autori.
Melbourne, 14 Fruer
2022.