E merkure, 04.12.2024, 12:04 PM (GMT)

Mendime

Sevdail Hyseni: Nga gazetari deri te deputeti i Kantonit të Fribourg-ut në Zvicër

E hene, 14.02.2022, 07:54 PM


Metamorfoza e intelektualit të Luginës së Preshevës

Nga gazetari deri te deputeti i Kantonit të Fribourg-ut në Zvicër

Nga Sevdail Hyseni

Jemi në gjysmën e dytë të shkurtit, muajit më të shkurt, të vitit kalendarik, në të cilin koha bënë me diell e që nuk të lë përshtypjen se jemi në dimër. Në një nga kafiteritë më të bukura të Bujanocit, të nivelit të Vip-it, rrimë ulur ballë për ballë me Ismail Ismailin, deputetin në Kantonin Fribourg-ut në Zvicrës, duke u çmallur si dy gazetarë e miq të vjetër.

Më ka rënë shpesh të bisedoj e të shkruaj për personalitete të kulturës, politikës, sportit, por s’kam rastisur të shkruaj për gazetarët, mision të cilin e ushtroj edhe unë me dekada. Nuk e kisha lehtë të argëtohem me një shkrim për mikun tim gazetar, ngase, ai, herët u largua nga vendlindja e tij, pa dashje të tij, ashtu siç ikën dhe vazhdojnë të ikin edhe shumë bashkëvendës të tij.

Miku im gazetar, hoqi dorë nga gazetaria për t’u bërë kurbetçar, madje ma vonë edhe deputet në Zvicër. Nuk thuhet kot një gazetar i mirë mund të bëhet politikan i mirë, kurse politikani kurrë gazetar i mirë!

Deputeti

Bashkëbiseduesi im Ismail Ismaili, është me origjinë nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit, Lugina e Preshevës. Para se të shkëputej nga trungu i vendlindjes, punonte si gazetar në Radio Gjilanin, të vetmin medium për Anamoravë dhe Luginë, korrespodent nga Komuna e Bujanocit. Ishin vitet e 77-ta, kur fjala e lirë e gazetarisë, peshohej me vagën politike dhe dënohej me deliktin verbal.

Këtë profesion e ushtroi jo më pak se gjashtë vjet, për t’u larguar familjarisht si shumë intelektualë të tjerë në Zvicër, pikërisht në Domdidier, ku edhe sot jeton dhe vepron familjarisht. Tani jo si gazetar i dikurshëm, por si deputet në mandatin pesëvjeçar nga radhët e Partisë Socialiste Zvicerane të Kantonit të Fribourg-ut, së bashku vajzën e tij Valentinë (Ismaili) Xheladinini, e cila ishte edhe sot bënë punë të mirë në këtë subjekt politik në kuadër të shtetit helvetik.

Kandidimi

Më 7 mars të këtij viti, bëhen 12 muaj nga zgjedhjet e zhvilluara në Zvicër për deputet kantoni, në të cilat morën pjesë shumë shqiptarë, por për Kuvendin e Belmont-Broye, në Kantonin Fribourg, i siguruan vetëm dy ulëse edhe ata babë e bijë Ismaili dhe Valentina nga Tërnoci i Bujanocit.

Ismail Ismaili dhe Valentinë (Ismaili), garuan së bashku dhe tashmë të dy do të jenë përfaqësues në Kuvend dhe do të angazhohen për përfshirjen e bashkëkombësve në politikë-bërjen e shtetit helvetik. Ismaili u rizgjodh për herë dytë, ndërsa Valentina e ka mandatin e parë pesëvjeçar në këtë organ Legjislativ. Për kontributin e tij të dhënë në PS, Ismailit kësaj here, nga bashkëpartiakët zviceranë ju besua posti në Komisionin (pesëanëtarësh) për Naturalizim (pasaportat zvicerane). Në këtë drejtim ndihmesa e deputetit është pazëvendësueshme e sidomos në sensibilizimin e bashkëkombësve të tij, që të postulojnë sa më parë për pasaportat zvicerane.

Ismaili dhe Valentina ishin kandidatë të Listës së Partisë Socialiste Zvicerane për këtë regjion, duke treguar një kulturë të lartë politike dhe duke grumbulluar jo vetëm e votat e shqiptarëve, por edhe të zviceranëve. Ata gati po i mbushin një vit të mandatit të tyre të deputetit, me një pjesëmarrje solide në seancat e legjislativit në Zvicër.

Ismaili pati rastin edhe që të merret me shumë kandidatë Evropianë dhe jo vetëm, të cilët synonin pasaportën zvicerane.

Përkushtimi

Qoftë gjatë fushatës elektorale, qoftë gjatë paraqitjes së tyre në publik, deputetët Ismaili dhe Valentina, tregojnë një përkushtim të zellshëm në misionin e tyre, duke joshur bashkëkombësit e tyre, që jetojnë në Kantonin Fribourg-ut, të kyçen në jetën politike dhe të bëhen pjesë të vendimmarrjes dhe institucioneve zvicerane.

Miku im tani deputet, nuk e ka në natyrën e tij, të lavdërohet për angazhimet e tij në sferën e politikës, kuptohet nga modestie, por të tjerët flasin për punën e tij pragmatike. Ai, nuk është pishman, që nga misioni i gazetarit ka kaluar në atë politik, duke e llogaritur si art i së mundshmes, në një vend me demokraci të dëshmuar e jo si te ne politikën e vejmë në plan të parë e profesionalizmin në të dytën ose askund.

Pavarësisht largimit nga fusha e gazetarisë deputetit Ismaili, i pëlqen të dëgjoj për gjendjen e informimit shqip në Kosovë dhe në krahun e saj lindor, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe i dhemb shpirti, për këtë sferë nga më të ndjeshmet të shoqërisë tonë, e cila po e përjeton periudhën më të vështirë të saj, që nga ekzistimi. Kosova nuk ka gazeta të printuara e në Luginë të Preshevës, situate është alarmante.

Nostalgjia

Deputeti Ismail Ismaili, përkundër angazhimeve të shumta, ai, nuk e ka harruar vendlindjen e tij Tërnocin, të cilin e viziton po thuajse në çdo katër stinët e vitit, sa herë që ka festa nacionale e fetare.

Sa herë në vizitë të vendlindjes, takon shokë e miq të vjetër e të rinj, duke i ndarë me ta gëzimet dhe hidhërimet e jetës. S’ka se si të mos ndiej mall e nostalgji për vendlindjen e tij, kur ishte dikur aktivist i rinisë në gjimnaz, pastaj është shumë krenar që ishte gazetar i redaktorit të së përditshmes kosovare Rilindja, Esat Dujaka, legjendës së gazetarisë shqiptare.

Deputeti Ismail Ismaili, tani nuk ka vetëm miq politikanë, por edhe gazetarë me të cilët mbanë lidhje miqësore si: Omer Karabeg, gazetar i Radio Evropa e Lirë në Pragë, pastaj gazetarët: Lorenc Vangjelin, Alban Dodushin etj.

Ndahemi në këtë fundjavë shkurti, me mikun tim gazetar e tani deputet në Zvicër Ismail Ismaili, për t‘u takuar përsëri me lajme të reja të sukseseve dhe përparimit në fushën e informimit dhe politikës, dy nga shtyllat kryesore të fuqisë botërore. Me të mira…

Kandidatët për deputetë të  Listës së Partisë Socialiste Zvicerane, në mesin e tyre edhe Ismaili dhe Valentina

Atmosfera e kremtimit të fitores të kandidatëve për deputetë të PS te Zvicrës, në mesin e të cilëve është deputeti karizmatik Ismail Ismaili



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Dedë Preqi: Ethe lufte Fahri Xharra: Kur kriminelit Hajredin Pasha i ndërtojmë xhami në Dibër!?!? Florim Zeqa: Figurat e uniformuara me diploma të fabrikuara! Avokati largpamës Spartacus: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren qytetërimin Perëndimor Kimete Berisha: Presidentja sillet si superfuqi botërore, Kryeministri i trajton shqiptarët si qytetarë të dorës së dytë Fritz Radovani: Demokracia tek na asht aq e vjeter sa Shqipnia Albert Zholi: Flet Prof. Dr. Lush Susaj - Ligësi, hajdutëri dhe pabesi ndaj bujqësisë dhe prodhimit bujqësor Dedë Preqi: Lobi serb në SHBA Fahri Xharra: Mrizi i djajve në tokat tona, një dreq i madh në mesin tonë Florim Zeqa: Mërgimtarët janë shpirti dhe drita e lirisë së Kosovës Enver Bytyçi: Pse po sulmohet Xhafer Deva! Enver Bytyçi: Standardi i Xhafer Devës dhe "heronjtë" serbo-komunistë! Albert Zholi: Vladimir Mici - Rritja e çmimit të naftës, pasojat janë mbi popullin Hamdi Hysuka: Vështrim letrar mbi poezinë e poetit të ri macukllan Ibrahim Kabili: Krimi dhe dhuna ndaj grave një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare Haki Koltraka: Psikoza te politikes delirante Berat Buzhala: Le t'i pergjigjemi rrenave te Albinit me fakte Enver Bytyçi: Mizoritë serbe në Kosovë nuk kanë fund as emër! Enver Bytyçi: Xhafer Deva luftoi kundër Serbisë, por jo kundër hebrejve! Nue Oroshi: Xhafer Deva dhe shokët e tij lindjen e diellit e shihnin në Perëndim e jo në Lindje

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora