Mendime
Avokati largpamës Spartacus: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren qytetërimin Perëndimor
E diele, 13.02.2022, 05:17 PM
Spartak Ngjela:
Çdo të ndodhë me
Ukrainën. Do ta pushtojë Rusia?
l.
Unë,
për një gjë jam i sigurt: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren
qytetërimin Perëndimor. I tillë ka qenë edhe një Vladimir tjetër në Rusi:
Vladimir Iliç.
E
pra, Rusisë i erdhi sërish në krye një joevropian.
Kjo
kuptohet. Por, po të ishte gjallë Cesare Lambroso, ai do ta kapte nga forma e
kafkës pathologjinë kriminele të Vladimir Putinit.
Putini
kërkon shkatërrim për të ngopur pathologjinë e tij; por do ta shihni që ai do
të karfoset nga frika.
Nuk
është Putini i pari tiran antiperëndimor i Rusisë të cilit i ka ndodhur kjo.
Por,
nëse Putini nuk do të pushtohet nga frika - ndonëse frika e tij është mundësia
më e madhe - ai mund të shkojë drejt luftës.
ll.
Një
luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në
politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.
Atëherë?
Shumë
e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan
ta ruajnë Rusinë nga shkatërrim i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest,
ose do të vrasin Putinin.
Këtë
shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një
kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.
Megjithatë,
duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që,
psikologjikisht, fuqia e frikës është më e madhe se forca e pasionit.