E premte, 02.05.2025, 02:41 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Lobi serb në SHBA

E shtune, 12.02.2022, 08:13 PM


LOBI SERB NË SHBA

Nga Dedë Preqi

Është e qartë se Serbia dhe para regjimit të Millosheviqit, të cilin këtë të fundit e ka kopjuar pasardhësi i tij A. Vuçiq, nënkupton përvojën e një historie të hidhur kundër shqiptarëve dhe nacioneve tjera jo serbe në Ballkan, prandaj, nuk është e çuditshme se Serbia, është aktive edhe sot, duke lëvizur çdo gjë dhe duke e bërë të pamundërën për të arritë çëllimet e veta për ta destabilizuar Kosovën e sotme dhe rajonin.

Serbia dhe serbët pothuajse gjithherë ishin aktiv dhe në marrëdhënie të mira me politikanët e niveleve të larta në SHBA, duke ditur se edhe Konsulatën e Përgjithshme serbe, ata e krijuan shumë herët, që daton që nga viti 1879, që këtu bëhët fjalë për një shfaqje të hershme të marrëdhënieve diplomatike në mes tyre, ndërsa rroli i shqiptarëve dhe diplomacia e tyre sikur daton më vonë.

Por duke iu falenderuar mërgimtarëve atdhetarë shqiptarë, të cilët emigruan në këtë vend shumë herët, ndër të cilët kishte edhe shumë intelektual të shquar dhe punëtorë, dhe me punën e ndershme e biznesët e tyre të famshme, ia bënë me dije edhe Amerikës, por edhe gjithë botës, se ky popull është fisnik, punëtorë dhe mik i gjithë popujve të botës, të cilët e duan lirinë dhe pavarësinë e vet.

Serbët dhe Serbia, janë të interesuar që të bëjnë marrëdhënie dhe miqësi me gjitha vendet e botës, dhe duke qenë të shkathtë të përvetësojnë shumicën e këtyre vendeve, që të u binden politikave të tilla për t’a mbështetur diplomacinë e tyre, poashtu duke pretenduar edhe në SHBA-të, sikur edhe kohën e fundit, kur i shkruajnë letër edhe kryetarit të këtij vendi Joe Beiden, 16 kongresist amerikan, për të arriturat e Serbisë, dhe rrolin e saj të «ndritur» në Ballkan.

Athua se Amerika dhe Joe Beiden, por edhe gjithë bota demokratike i ka mbyllur sytë dhe nuk e njohin rrolin edhe diplomacinë e Serbisë, e cila nuk njeh nacion tjetër në këtë botë përveq nacionit të vet serb në Ballkan, si një formë e veqantë që ka lidhje me njeriun, dhe duhet të jetë si opsion i përcaktuar nga natyra për të marrë profilin e vet njerëzor në këtë botë, dhe sipas opsionit të saj, për të cilin duhet edhe  gjitha vendet tjera që të ia bëjnë «aminin», si një imazh i një kuptimi që i përketë vepres njerëzore serbe.

Edhe pse shteti agresor serb Serbia, ka ndërmarrë dhe po ndërmerr një fushatë të ashpër dhe të gjithanshme lobimi që shkon deri në Vashington, duke shrytëzuar edhe mungesën e harmonisë dhe politikës së lidershipit shqiptarë të Kosovës, Serbia nuk do të depërtojë dhe nuk do të përfitojë nga administrata e Joe Beiden dhe popullit amerikan, që ta bind dhe ta përvetësojë për vete, duke ditur se kush janë serbët dhe Serbia, dhe duke ditur se kush është viktima dhe kush është agresori ndaj një populli të pafajshëm, i cili gjithmonë luftoi dhe lufton vetëm për të drejtat e veta.

Kosova dhe populli shqiptarë i saj, sikur do ta shkruante një histori të re me ardhjen e Joe Beiden në krye të SHBA-ve, edhe pse ky vend në çfarë do rrëthane dhe ndërrime të pushtetëve të saj nuk do ndryshonte politika e saj në veqanti ndaj Kosovës, sikur e ka në historinë e vet trashigimtare, që këtë vend dhe këtë popull do ta kishte në konsideratë të përhershme për t’a ndihmuar dhe plotësuar në zgjedhjen e problemeve të saj, ku qëndron edhe e drejta në anën e tyre, për liri dhe pavarësi.

Të mendojmë së fundi edhe për krimet dhe gjenocidet që ka kryer Serbia dhe kriminelët e saj në luftat e fundit në Ballkan, në veqanti edhe ndaj popullit të pa fajshëm shqiptarë në Kosovë, e cila Serbi, konsiderohet një ndër vendet më fashiste që nga koha e Adolf Hitlerit, deri më sot, e cila në luftën e fundit në Kosovë, në vitin 1998-99, përveq që masakroi me qindra dhe mija shqiptarë në shtëpiat dhe pronat e veta, kjo Serbi fashiste ekzekutojë me qindra fëmijë shqiptarë ndër të cilët edhe në djepin dhe në gjirin e nënave të veta.

Kirminaliteti i Serbisë, ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, përbënë një histori të një ndjesie të thellë dhe të dhimbshme njerëzore, që janë të lidhura me një program të veqantë ndaj kësaj kategorie njerëzore, nëse i marrim konsideratë faktet dhe dëshmitë e shumta që lidhen me ngjarjet e kësaj lufte më të fliqtë njerëzore në glob, nga logjika e vepres më mëkabre dhe më  çnjerëzore, kur përveq masakrave, dyndjeve dhe plaqkitjeve të këtij vendi, dhunohen dhe përdhunohen edhe dhjetëra e mijëra femra shqiptare.

Prandaj, Amerika dhe gjitha shtetët demokratike të botës, të cilat kanë një pikë të përbashkët që i lidh demokracia dhe liria e botës së njerëzve të lirë dhe liberal të kësaj bote, përmes të cilave njeriu e kupton se duhet të jetë i lirë në këtë botë dhe fiton një bnjdje se energjitë e zbuluara të kësaj bote,  jane të lidhura ngushtë me një linje të tilë, poashtu e dhe SHBA-të, sikur edhe aleatët e saj, janë të lidhura ngushtë në mes vete, çfarë do që të ndodh, edhe në ketë këhën e fundit, kur Rusia e njëjtë fashiste, pretendon ta ekupojë Ukrainën.

Kurrsesi nuk duhet ta mbajmë një qëndrim të tillë, sepse kjo ide e ka  gënjyer vetëvetën, sikur Rusia që e ka përfillur një qëndrim të tillë me pushtimin e Ukrainës, pikërisht me dhelpërinë e Rusisë dhe Putinit, për të arritë qëllime të dyfishta, për ta dobësuar NATO-n, dhe plotësimin e ambicjeve të saj, që të dominojë përsëri në ato vende që i ka humbur, njëkohësisht të kontrollojë dhe  të dominojë edhe në Ballkan, ne këtë rast që do të përfitonte edhe Serbia.

Kosova dhe lidershipi i saj, duhet të veprojë e organizuar dhe e bashkuar, energjia e sëcilës do ta kishte një karakter më të fuqishëm dhe një vetëdije të ndërgjegjësuar m,e një vullnet që përcakton qëllimet e saj, dhe një aftësi që zotëron dhe aftëson forcën për të arritur qëllimet e veta, që ndër të gjitha mbështetët në objektivitetin e paqësores dhe realitetin e gjërave, që përcaktojnë kushtet dhe marrëdhëniet e mira dhe të ndërsjella në mes popujve.

Nga ana tjetër jep domethënje se, kundërshtarët i kemi fqinjë dhe armiq të vjetër, por duhet të jemi të aftë që të përballojmë çdo sakrificë dhe forma të llojeve të tilla, si një zingjirë që nuk po dobësohet, por po përfocohet dhe që po e hasin në kontekstet e përditshme dhe rrugët e jetës, duke e penguar të ardhmën e shteti dhe popullit tonë, por kjo do të ishte përtej qëllimit, që të paraqesim një optimizëm, që rreth natyrës së këtij imazhi, si një hapësirë e tillë, të mos dëpërtojmë për të ndërtuar të ardhmën tonë.

Dhe ajo që do ta vërteton gravitetin dhe historinë e popullit tonë, dhe që do ta kthejë gjithë herë historinë e verbër në një histori të vërtetë dhe të rëndësishme, është dhe do të jetë përgjithmonë populli amerikan dhe SHBA-të, i cili do ta kuptojë më mirë se çdo popull në botë historinë dhe jetën e këtij populli, duke kuptuar edhe gënjeshtrat dhe historinë kriminale serbe, në një mënyrë duke e kuptuar diplomacinë dhe heroizmat e saj të rremë, duke lobuar që ta mashtrojë botën, njëkohësisht edhe SHBA-të, mbase do të kishim shumë të thoshim se edhe ky shtet dhe ky popull ka njohuri të mjaftueshme të dijë se kush është Serbia.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx