| E shtune, 12.02.2022, 08:13 PM |
LOBI SERB NË SHBA
Nga
Dedë Preqi
Është
e qartë se Serbia dhe para regjimit të Millosheviqit, të cilin këtë të fundit e
ka kopjuar pasardhësi i tij A. Vuçiq, nënkupton përvojën e një historie të
hidhur kundër shqiptarëve dhe nacioneve tjera jo serbe në Ballkan, prandaj, nuk
është e çuditshme se Serbia, është aktive edhe sot, duke lëvizur çdo gjë dhe
duke e bërë të pamundërën për të arritë çëllimet e veta për ta destabilizuar
Kosovën e sotme dhe rajonin.
Serbia
dhe serbët pothuajse gjithherë ishin aktiv dhe në marrëdhënie të mira me
politikanët e niveleve të larta në SHBA, duke ditur se edhe Konsulatën e
Përgjithshme serbe, ata e krijuan shumë herët, që daton që nga viti 1879, që
këtu bëhët fjalë për një shfaqje të hershme të marrëdhënieve diplomatike në mes
tyre, ndërsa rroli i shqiptarëve dhe diplomacia e tyre sikur daton më vonë.
Por
duke iu falenderuar mërgimtarëve atdhetarë shqiptarë, të cilët emigruan në këtë
vend shumë herët, ndër të cilët kishte edhe shumë intelektual të shquar dhe
punëtorë, dhe me punën e ndershme e biznesët e tyre të famshme, ia bënë me dije
edhe Amerikës, por edhe gjithë botës, se ky popull është fisnik, punëtorë dhe
mik i gjithë popujve të botës, të cilët e duan lirinë dhe pavarësinë e vet.
Serbët
dhe Serbia, janë të interesuar që të bëjnë marrëdhënie dhe miqësi me gjitha
vendet e botës, dhe duke qenë të shkathtë të përvetësojnë shumicën e këtyre
vendeve, që të u binden politikave të tilla për t’a mbështetur diplomacinë e
tyre, poashtu duke pretenduar edhe në SHBA-të, sikur edhe kohën e fundit, kur i
shkruajnë letër edhe kryetarit të këtij vendi Joe Beiden, 16 kongresist
amerikan, për të arriturat e Serbisë, dhe rrolin e saj të «ndritur» në Ballkan.
Athua
se Amerika dhe Joe Beiden, por edhe gjithë bota demokratike i ka mbyllur sytë
dhe nuk e njohin rrolin edhe diplomacinë e Serbisë, e cila nuk njeh nacion
tjetër në këtë botë përveq nacionit të vet serb në Ballkan, si një formë e
veqantë që ka lidhje me njeriun, dhe duhet të jetë si opsion i përcaktuar nga
natyra për të marrë profilin e vet njerëzor në këtë botë, dhe sipas opsionit të
saj, për të cilin duhet edhe gjitha
vendet tjera që të ia bëjnë «aminin», si një imazh i një kuptimi që i përketë
vepres njerëzore serbe.
Edhe
pse shteti agresor serb Serbia, ka ndërmarrë dhe po ndërmerr një fushatë të
ashpër dhe të gjithanshme lobimi që shkon deri në Vashington, duke shrytëzuar
edhe mungesën e harmonisë dhe politikës së lidershipit shqiptarë të Kosovës,
Serbia nuk do të depërtojë dhe nuk do të përfitojë nga administrata e Joe
Beiden dhe popullit amerikan, që ta bind dhe ta përvetësojë për vete, duke
ditur se kush janë serbët dhe Serbia, dhe duke ditur se kush është viktima dhe
kush është agresori ndaj një populli të pafajshëm, i cili gjithmonë luftoi dhe
lufton vetëm për të drejtat e veta.
Kosova
dhe populli shqiptarë i saj, sikur do ta shkruante një histori të re me ardhjen
e Joe Beiden në krye të SHBA-ve, edhe pse ky vend në çfarë do rrëthane dhe
ndërrime të pushtetëve të saj nuk do ndryshonte politika e saj në veqanti ndaj
Kosovës, sikur e ka në historinë e vet trashigimtare, që këtë vend dhe këtë
popull do ta kishte në konsideratë të përhershme për t’a ndihmuar dhe plotësuar
në zgjedhjen e problemeve të saj, ku qëndron edhe e drejta në anën e tyre, për
liri dhe pavarësi.
Të
mendojmë së fundi edhe për krimet dhe gjenocidet që ka kryer Serbia dhe
kriminelët e saj në luftat e fundit në Ballkan, në veqanti edhe ndaj popullit
të pa fajshëm shqiptarë në Kosovë, e cila Serbi, konsiderohet një ndër vendet
më fashiste që nga koha e Adolf Hitlerit, deri më sot, e cila në luftën e
fundit në Kosovë, në vitin 1998-99, përveq që masakroi me qindra dhe mija
shqiptarë në shtëpiat dhe pronat e veta, kjo Serbi fashiste ekzekutojë me qindra
fëmijë shqiptarë ndër të cilët edhe në djepin dhe në gjirin e nënave të veta.
Kirminaliteti
i Serbisë, ndaj popullit shqiptarë në Kosovë, përbënë një histori të një
ndjesie të thellë dhe të dhimbshme njerëzore, që janë të lidhura me një program
të veqantë ndaj kësaj kategorie njerëzore, nëse i marrim konsideratë faktet dhe
dëshmitë e shumta që lidhen me ngjarjet e kësaj lufte më të fliqtë njerëzore në
glob, nga logjika e vepres më mëkabre dhe më
çnjerëzore, kur përveq masakrave, dyndjeve dhe plaqkitjeve të këtij
vendi, dhunohen dhe përdhunohen edhe dhjetëra e mijëra femra shqiptare.
Prandaj,
Amerika dhe gjitha shtetët demokratike të botës, të cilat kanë një pikë të
përbashkët që i lidh demokracia dhe liria e botës së njerëzve të lirë dhe
liberal të kësaj bote, përmes të cilave njeriu e kupton se duhet të jetë i lirë
në këtë botë dhe fiton një bnjdje se energjitë e zbuluara të kësaj bote, jane të lidhura ngushtë me një linje të tilë,
poashtu e dhe SHBA-të, sikur edhe aleatët e saj, janë të lidhura ngushtë në mes
vete, çfarë do që të ndodh, edhe në ketë këhën e fundit, kur Rusia e njëjtë
fashiste, pretendon ta ekupojë Ukrainën.
Kurrsesi
nuk duhet ta mbajmë një qëndrim të tillë, sepse kjo ide e ka gënjyer vetëvetën, sikur Rusia që e ka
përfillur një qëndrim të tillë me pushtimin e Ukrainës, pikërisht me dhelpërinë
e Rusisë dhe Putinit, për të arritë qëllime të dyfishta, për ta dobësuar
NATO-n, dhe plotësimin e ambicjeve të saj, që të dominojë përsëri në ato vende
që i ka humbur, njëkohësisht të kontrollojë dhe
të dominojë edhe në Ballkan, ne këtë rast që do të përfitonte edhe
Serbia.
Kosova
dhe lidershipi i saj, duhet të veprojë e organizuar dhe e bashkuar, energjia e
sëcilës do ta kishte një karakter më të fuqishëm dhe një vetëdije të
ndërgjegjësuar m,e një vullnet që përcakton qëllimet e saj, dhe një aftësi që
zotëron dhe aftëson forcën për të arritur qëllimet e veta, që ndër të gjitha
mbështetët në objektivitetin e paqësores dhe realitetin e gjërave, që
përcaktojnë kushtet dhe marrëdhëniet e mira dhe të ndërsjella në mes popujve.
Nga
ana tjetër jep domethënje se, kundërshtarët i kemi fqinjë dhe armiq të vjetër,
por duhet të jemi të aftë që të përballojmë çdo sakrificë dhe forma të llojeve
të tilla, si një zingjirë që nuk po dobësohet, por po përfocohet dhe që po e
hasin në kontekstet e përditshme dhe rrugët e jetës, duke e penguar të ardhmën
e shteti dhe popullit tonë, por kjo do të ishte përtej qëllimit, që të
paraqesim një optimizëm, që rreth natyrës së këtij imazhi, si një hapësirë e
tillë, të mos dëpërtojmë për të ndërtuar të ardhmën tonë.
Dhe
ajo që do ta vërteton gravitetin dhe historinë e popullit tonë, dhe që do ta
kthejë gjithë herë historinë e verbër në një histori të vërtetë dhe të
rëndësishme, është dhe do të jetë përgjithmonë populli amerikan dhe SHBA-të, i
cili do ta kuptojë më mirë se çdo popull në botë historinë dhe jetën e këtij
populli, duke kuptuar edhe gënjeshtrat dhe historinë kriminale serbe, në një
mënyrë duke e kuptuar diplomacinë dhe heroizmat e saj të rremë, duke lobuar që
ta mashtrojë botën, njëkohësisht edhe SHBA-të, mbase do të kishim shumë të
thoshim se edhe ky shtet dhe ky popull ka njohuri të mjaftueshme të dijë se
kush është Serbia.