Mendime
Dedë Preqi: Ethe lufte
E hene, 14.02.2022, 07:17 PM
ETHE LUFTE…
Nga
Dedë Preqi
Pikërisht
kjo politikë të cilën po e udhëheqë sot Rusia e Putinit, mund ta shdërrojë
gjysmën e botës në një arenë lufte, sepse me pushtimin e Ukrainës nga Rusia,
synimet janë edhe më gjerë për të ndikuar në përvetësimin e atyre vendeve të
cilat dikur ishin nën pushtimin e unionit të BRSS-së, dhe të një dëshmie të një
« sllavizmi » të veqantë, por edhe të egër.
Ndoshta
ndryshimet, me gjitha kundërshtimet eventuale të botës demokratike kundër
vendimeve të Putinit dhe Rusisë, do të mirren parasysh, por sikur marshimet e
armatës ruse nuk kanë të ndalur drejtë Ukrainës, të cilën e kanë rrethuar në
gjitha anët, dhe kjo tregon se ky regjim nuk njehmirëkuptim miqësor dhe
fqinjësor, për të menjanuar një konflikt dhe luftë të rrezikshme.
Padyshim
se këto situata shkakëtojnë kureshtje të sëcili popull në botë, poashtu edhe te
populli i jonë shqiptarë, të cilët u dëshmuan gjithëmonë si popull liridashës
dhe i cili i përjetojë ngjarjet më kobzeza në lëkurën e vet, prandaj nuk e
dëshiron dhe imagjinon përsëritjen e historive të tilla.
Apo,
edhe më tragjike- një politikë e tillë serbo-ruse dhe me helmimin e sëcilës
vjell edhe kundër popullit shqiptarë dhe pavarësisë së Kosovës, e cila pa turp
e konsekuencë njerëzore dhe para OKB, del shpeshherë si një farsë e zhveshur
unitariste dhe ngritët kundër një populli liridashës dhe autoktonnë tokën e vet
dardane ilire, në përkrahje të Serbisë.
Dhe
me « brrylatjen » e Rusisë, i rriten «brirët» Serbisë, e cila po e tregon
fytyrën e saj të vërtetë, për faktin se
akoma nuk e ka ndryshuar formën dhe konceptet e saj nga e kaluara, të cilat
kanë synime të mbrapshta dhe krijimin e një klime destabilizuese në Kosovë dhe
më gjerë në rajon.
Republika
e Kosovës, përveq se është shtet i ri dhe pothuaj është në fillet e plotësimit
të stanadartitpër një ushtri dhe forcë që duhet të afrojë mbrojtje vendit të
vet, fati i saj qëndron duke qenë nën përkujdesjen dhe mbrojtjen e NATO-s,
gjegjësisht dhe forcave të SHBA-së, është apo nuk është kjo që po ndodh në
Ukrainë, një absurd i vërtetë i Rusisë, ka një arsye, që ethët e luftës do e
kaplojnë edhe Evropën, duke mos përjashtuar edhe vendin tonë Kosovën.
Një
qëndrim i tillë i Rusisë, e cila po i tregon muskujt e vet para botës përmes
një rrethimi të hekurt dhe me armë moderne ndaj Ukrainës, duke e nxitë në luftë
edhe ndaj botës perëndimore, SHBA-të, në rend të parë, si edhe aleatët e saj së
bashku me NATO-n, me çrast mund të krijohet një gjendje e rëndë nga
përshkallëzimi dhe shpërthimi i një lufte të rrezikshme dhe të pa parë, deri te
përdorimi i armëve bërthamore, ku dihet se Rusia, posedon dhe zotëron sasinë më
të madhe të armëve të shkatërimit në masë.