Mendime
Kimete Berisha: Si ndodhi që na mashtroi Albin Kurti!
E hene, 14.02.2022, 09:24 PM
Përkitazi me rastin e njëvjetorit të Mashtrimit të Madh!
Si ndodhi që na mashtroi
Albin Kurti!
Nëse
ne jemi të mençur, Albin Kurtit pra po i bie të jetë budalla, që ka kujtuar se
ne nuk do ta hetojmë kur na varfëron, na izolon, na diskriminon, dhe kur na
përzë nga Kosova!
Nga
Kimete Berisha
1. Shqiptari t'mashtron.
Çka
t'flet - rrenë.
E
ka n'gjak.
T'rrenë
mjeshtri pa i pas gjë borxh: goditesh për 100 euro, në fund t'kushton 200 euro;
T'rrenë
shoku; t'rrenë shoqja....t'bëjnë bé rrejshëm, pesë pare kush s'i jep...
T'mashtrojnë
gjindja kah t'rrotullohesh.
Psikologjia
thotë se ai që rrenë - nuk mundet me t'këqyr në sy, por shqiptari të këqyr në
drita t'syve - edhe t'rrenë, ta fikë derën e shpisë.
Bën
vaki ta ka hetu naj zingjir t'dukatit, e këqyr me ta bë punën me ja dhënë, e ti
kujton se u dashuru n'ty...
Por,
problemi është si ta hetojmë mashtruesin!
A
ka mundësi me identifiku mashtruesin, me gjeste, me fjalë, në mënyrë që me
shpëtu para kohës e jo gjithmonë ndodh njëherë mashtrohesh - pastaj e heton që
je mashtru.
2. E lexova një studim të
një ish agjenti të FBI-së, i cili t'i mëson disa taktika si ta identifikosh
mashtruesin.
Kishte
momente që më dukej se ish agjenti e kishte fjalën për mua. Anipse, sa e di
unë, nuk jam mashtruese.
Agjenti
i FBI-së, thotë se personi që flet me absolutizma, pra që e ka zanat të përdorë
shprehjet 'gjithmonë' ose 'kurrë', është mashtrues parexcellence.
Mashtruesit
i identifikon edhe me gjuhën e trupit.
Ta
zëmë Albin Kurti i lëpin buzët! Pse i l?pin?
I
lëpihen, nënkuptohet, ama pse i lëpihen?
Çfarë
mesazhi përçon me lëpirjen eksesive të buzëve vetanake!
Sipas
ekspertëve të fushës përkatëse, njeriu i lëpin buzët sepse është i uritur për
ty;
demek
kur njeriut i pëlqen dikush, i rritet ekstra prodhimi i pështymës...
Lëpihet,
se ka me na hëngër t'gjall'të,
me
një fjalë!
3. E shikova filmin 'The
house of Gucci', viktima në fillim të filmit ishte i distancuar, i urtë, i
sjellshëm, modest.
Por,
nuk kaloi shumë kohë dhe u kuptua se në fakt ai nuk kishte qenë aspak i mirë,
por kishte qenë dembel për të qenë vetvetja - i keq.
Shumë
kush duket 'njeri i urtë', sepse është dembel për të qenë vetvetja 'i keq'.
Për
të qenë 'i keq' duhet punë, angazhim, frymëzim, duhet me shpurdh, se e keqja
lyp aksion.
Për
t'u dukur 'i mirë' (pa qenë), mjafton të jesh pasiv dhe kokëulur.
Dhe,
kështu, Maurizio Gucci, tek pasi u martua me gruan e djallëzuar, u trimërua dhe
u motivua ta shpreh të dhe ta jetësojë ligësinë e tij...
4. Ish agjenti i FBI-së na
mëson se mashtruesit kanë shumë qejf të bëjnë llaf.
Flasin
shumë e thonë pak.
Autori
i thënies 'Prindi i prindit nuk është gjyshi’,
nuk e ka shpjeguar a vlen edhe për gjyshe ky zbulim!
5. Kryeministri shkoi me
veturë të përlloçur në takim me emisarin e Britanisë.
Nëse
Albin Kurti e ka vërejtur se vetura është e palarë dhe nuk ia ka ndier - kjo
tregon se kryeministri ndodhet në depresion, e nëse nuk e ka vërejtur se
veturën e ka zgjyr?, prap është në depresion.
6. Në 15 përvjetorin e dy
të vrarëve në protestat e 10 shkurtit kundër Pakos së Ahtisarit, Albin Kurti i
viziitoi varret e tyre si Kryeministër i 'Pakos së Ahtisarit'.
Të
tjerët vdesin për idealet e tij, e ky i ndërron idealet, sipas nevojës.
Do
të pendohet një ditë.
7. Albin Kurti ka thënë se
'Me Pakon e Ahtisarit, 'shqiptarët janë refugjatë në shtëpitë e tyre'.
Por,
me qeverinë Kurti, shqiptarët janë qytetarë të dorës së dytë, ndërsa serbët
janë superiorë, që shteti i paguan veç q? pranojnë të jetojnë në Kosovë, kurse
shqiptarët i përzë nga Kosova, duke ua vështirësuar jetën në të gjitha
aspektet.
Marksistët
nuk besojnë në Zot, prandaj Albin Kurti nuk shikon në qiell kur viziton varret
e viktimave, por shikon poshtë, në varr, i bindur se varri është fundi.
Varri
është fundi i jetës, por jo edhe fundi i Drejtësisë.
Drejtësia,
sikundër shiu, vjen nga qielli.
Prandaj,
shiko lart në horizont.
8. Albin Kurti ka premtuar
lirimin e çmimit të rrymës, por e ka shtrenjtuar;
Premtoi
lirimin e çmimeve të ushqimit - por lejoi shtrenjtimin e tyre, jashtë
kontrollit.
Më
të gjitha rastet, absolutisht në të gjitha premtimet - i hëngri fjalët e veta.
Çfarë
zori kishte?
Pse?
Pse nuk i hëngri fjalët e veta një nga një por i hëngri të gjitha përnjëherë?
Pse
nuk i vjen turp?
9. I ka mashtruar të
gjallë e të vdekur.
....të
gjallëve mirë ua ka bërë.
10. Është njëfarë vargu i
bukur i një kënge të hasmit që tregon se si vjen dita që mashtruesi e mashtron
edhe veten: 'Derisa shtiresha se të dashuroj, jam dashuruar në ty'.
11. Unë jam zhgënjyer aq
shumë në Albin Kurtin sa që ka momente: më vjen gjynah prej tij!
12. Albin Kurti e ka
korruptuar dhe manipuluar ndjenjën më të bukur dhe më të dhimbshme - shpresën!
Nuk
ka burg për 'tregtarët e idealeve', 'tregtarët e shpresës' dhe për 'tregtarët e
ëndrrave';
13. Dashuria e shqiptarëve
për Albin Kurtin për një vit u kthye në urrjetje, sepse ishte dashuri e madhe
dhe e sinqertë.
Veç
ndonjë mazohist, që i pëqen dhëmbja, se asnjë njeri normal nuk e do
mashtruesin.
14. E ka izoluar dhe e ka
varfëruar Kosovën.
Ekzodi
i shqiptarëve është i frikshëm.
P.S. A e ka bërë ndonjë punë
të mirë?
Po.
-
Puna më e mirë dhe më e ndershme që e ka bërë që pasi e ka fituar pushtetin nuk
e ka mbajtur sekret se është mashtrues.