Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Adil Fetahu: Rade Radovanoviq - Lufta e parë serbo-botërore

| E marte, 15.02.2022, 08:44 PM |


“LUFTA E PARË SERBO-BOTËRORE”

(Fragment nga romani i Rade Radovanoviqit: “QESHJA NËN TREKËMBËSHIN E VARJES”)

Zgjodhi e përgatiti Adil Fetahu

Më 24 mars 1999, ushria zuri pozicionet e veta nëpër Serbi, kurse Shtabi i Përgjithshëm u informua nga kolegët e NATO-s në Mons, se gjithçka ishte e gatshme dhe se do të nisë së shpejti. U pozicionua poshtë në Karash, dikur strehimorja më e rëndësishme nëntokësore në is-Jugosllavi. Thuasje pa vërejtur, Karashi “zhytet” pas Kishës së Apostujve të shenjtë Petri e Pavlli në Topçider, që nepërmjet tunelit të gjatë 780 metra arrihet deri te dera e hekurt, që mund t’iu bëjë ballë sulmeve bërthamore deri në 20 kilotonë. Tuneli më pas kthen djathtas në kodër, ashtu që të arrihet tek dera e dytë e hekurt, njësoj rezistuese si dera e parë, e mandej tek e treta, e katërta, e pesta…Vetëm pas derës së tetë të hekurt, hyhet  në korridorin ku has në dyrtë normale. Aty Karashi degëzohet në pjesën civile dhe atë ushtarake. Në pjesën ushtarake janë kabinetet dhe zyret për saktësisht 97 vende pune, sikurse edhe dhomat dhe hapësirat e përbashkëta për pushim dhe strehim.

Në pjesën civile janë apartamentet, kabinetet, hapësirat e punës, sallat e mbledhjeve, të mëdha dhe luksoze. Furnizimi me rrymë, ujë, karburante, ushqime e pije është krejtësisht autonom. Nga të dyja anët e strehimores janë paraparë ashensorët për rast të evakuimit urgjent, në rast të luftës bërthamore.

Karashi është paraparë që Titos dhe udhëheqjes jugosllave t’ua siguronte strehimin e sigurt, madje deri në dy vjet!

Edhe Udhëheqësi me të shoqen Mira, më 24 mars u lsëhuan në Karash. Edhe kryetari i Serbisë, Millan Millutinoviq me bashkësorten…edhe disa shokë e shoqe” të rëndësishëm dhe të afërt të Udhëheqësit dhe të Mirës.

U shpall gjendja e luftës dhe Lufta e Parë Serbo-Botërore mund të fillonte. Natën, nga baza e Avianos, përplot me raketa e bomba u nisën aeroplanët e parë luftarakë. Nga luftanijet britanike në Adriatk u nisën Tomahovkat e para drejt Serbisë dhe Malit të Zi… U dëgjuan sirenat (e luftës, v.j.) për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore dhe qytetarët u futën në strhimoret nëntokësore…

                                                 *

Heret në mëngjesin e 25 marsit, kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Dagolub Ojdaniqi, së bashku me  Branko Kërgan, kryeshefin e Drejtorisë së Inteligjencës, i referuan Komandantit Suprem. Supremi është i befasuar, por nuk pyet se përse Dragolubi e ka sjellë me vete edhe ndihmësin e tij Bllagoje Grahovacin?  Gjenerali Ojdaniq me kujdes tregon krejt se çfarë ka synuar armiku dhe çfarë ka qëlluar gjatë natës. E përmend se janë qëlluar edhe katër aeroplanë MIG 29, porse Supremi nuk mërzitet fort e as që I intereson të dijë për fatin e pilotëve të aeroplanëve të rrëzuar. Konsideron se sa më shumë të vdekur që ka, aq më mirë. Le ta shohin edhe rusët dhe kinezët dhe e gjithë bota tjetër, se çfarë po bëjnë Amerika dhe Evropa. Supremi është i disponuar dhe i gëzohet faktit se NATO-ja ka gjuajtur predha edhe në Malin e Zi, e ky është kryetar edhe i qytetarëve të Malit të Zi, por nuk është edhe Udhëheqës i tyre. Në Podgoricë, Millo përherë e më shumë po bëhet udhëheqës, e kjo nuk i pëlqen Udhëheqësit fare!

                                                 *

Gjenerali Kërga i raporton Supremit për fuqinë e madhe të armikut, të cilën menjëherë e ve në kundërpeshë me unitetin e pathyeshëm dhe mahnitës të popullit, të ushtrisë dhe të udhëheqjes. Tingëllon e njohur, sikurse  dikur i klithej një udhëheqësi tjetër (Titos, v.j.), ndaj të cilit bota kurrë nuk kishte luftuar, përkundrazi…

Gjenerali Grahovac i dëgjon të gjitha me kujdes dhe shikon e mendohet se përse e kishte ftuar Ojdaniqi. Më pas, përnjëherë thuase e kishte pritur momentin e duhur, Supremi i drejtohet kryeshefit të Shtabit të Përgjithshëm:

-“A nis Smilaniqi”?

Gjenerali Ojdaniq e shikon gjeneralin Grahovac, thuase po i jep një sinjal të fshehtë, kollitet pak dhe belbëzon:

-“Ja, edhe pak… veçsa nuk ështënisur”, e tha me gjysëm zëri, dhe sërish e shikon ndihmësin e vet për Aviacionin Ushtarak dhe Mbrojtjën Kundërajrore.

Edhe pa e ditur se nga ishte nisur Smilaniqi, gjenerali i aviacionit (Grahovac,v.j.), e pati krejt të qartë. Pa kërkuar leje, thuase nuk qëndron para Supremit,të cilit të gjithë i frikësoheshin, gjenerali Grhovac me ashpërsi dhe në formë urdhëdhënëse e thotë:

-“S’ka Smilaniqi ku të shkojë! Do të pres në territorin e vet, bashkë me ato që i kanë mbetur. Të presë dhe të rrëzojë krejt çka të mundet”!

Supremi mërrolet. E çon kokën lart dhe nisë të hetojë… Ia lëshon një sy gjeneralit Kërga, e më pas gjeneralit Ojdaniq, e prapë gjeneralit Grahovac,dhe  ky (Grahovaci, v.j.) e ngritë zërin edhe më shumë:

-“ Çfarëdo lëvizjeje tjetër e Smilaniqit do të ishte vrastare për shtetin”, përfundon pa e hequr shikimin nga Udhëheqësi.

Heshtje…  Supremi e kthen kokën nga Ojdaniqi, ‘fajtori kryesor”…

-“Dragolub, ti rri e generalët janë të lire”, urdhëroi  pasjellshëm, duke mos dashur të rrezikonte asgjë në praninë e dëshmitarëve!

Gjeneralët Kërga dhe Grahovac i morën kapelat dhe dolën. Posa u larguan nga dera, kryeshefi i Inteligjencës (Kërga v.j.), nisi ta lavdëronte kolegun. Edhe ai mendonte njësoj si Grahovaci.

-“E pse o sokol nuk ia the këto deri derisa ishim brenda”, i kthen Grahovac.

-“Njeri i mdh je”, e admironte Dragolub Ojdaniqi Gralen, posa u gjendën në distancë të sigurtë lag komandantit suprem.

*

Pas lajmeve për sulmet e NATO-s,shtypi i censuruar në Serbi po informonte të nesërmën se “aviacioni ynë ka kryer sulme të fuqishme ndaj caqeve në aeroportet në Tuzlla,  në Petrovec të Shkupit dhe në Rinas të Tiranës…”. Dikush që gjeneralit Spasoje Smilaniq, kryeshefit të Aviacionit Ushtarak e të Mbrojtjes Kundprajrore ia kishte përcjellë urdhërin: “Anulohet…Mos u nis”, kishte harruar tua thoshte edhe redaktorëve të mediumeve të regjimit që të mos e publikonin rrenën për “ndërmarrjen  brilante të aviacionit tonë”!