Kulturë
Gjon Keka: Si pasardhës të Gjergj Kastriotit, 17 Janari duhet të shpallet ditë zie kombëtare
E merkure, 05.01.2022, 08:22 PM
Si pasardhës të Gjergj Kastriotit, 17 Janari duhet të shpallet ditë zie kombëtare
Nga
Gjon Keka
Vdekja
e udhëheqësit më të ndritur të kombit tonë Gjergj Kastrioti më 17 Janar 1468
ishte për popullin dhe kombin tonë humbje e pazëvendësueshme, në fakt ishte
njësoj sikur dielli të perëndonte përgjithmonë për Arbërinë.
Sepse,
populli, mbeti si delet pa bari, ndërsa në anën tjetër ujku otoman (turk) e mbante
gojën hapur për ta gllabëruar, shkatërruar dhe masakruar popullin dhe Arbërinë
në përgjithësi.
Arbëreshët
janë të vetmit që nga atëherë e deri sot e ruajn traditën e lashtë të vajtimit
për atë ditë të kobshme për kombin tonë, që i mori prijsin më të mirë e më të
urtë, vizionar e të guximshëm në historinë e kombit tonë arbëror europian.
Në
fakt, dita e vdekjes së Gjergj Ksstriotit, pra 17 Janari është ditë zie,
vajtimi dhe përkujtimi për veprat e tij, dritën e madhe që ai ia dha emrit dhe
atdheut të tij Arbërisë që të gëzojë lirinë, pavarësinë dhe bashkimin në
kuvendin e Lezhës.
Mendoj
se ne si komb, si pasardhës të tij, duhet ta shpallim ditën e 17 Janarit ditë
zie kombëtare, dhe ditë e ndezjes së qirinjve tek varri i të madhit dhe
shpëtimtarit të Arbërisë europiane.
Kjo
të bëhet tradicionalisht çdo përvjetor të tij dhe të asaj dite.