Kulturë
Hysen Ibrahimi: Ymrije Beqiri - Me vargun pikturoj
E merkure, 13.01.2021, 11:34 AM
YMRIJE BEQIRI KA GJEUR RRUGËN E LIRISË SË SHPREHJES POETIKE
Nga
Hysen Ibrahimi, redaktor
Këto ditë doli nga shtypi një libër i
ri i autores Ymrije Beqiri me titullin “ME VARGUN PIKTUROJ”,
përmbledhje me poezi, botim i Shoqatës së
Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Poetja Ymrije Beqiri, nxori në dritë veprën e saj të
dhjetë të radhës të titulluar “ME VARGUN PIKTUROJ”, përmbledhje me poezi, për
lexuesin, e cila në të vërtetë me poezitë e saj tanimë ka krijuar jehonën e vet
poetike, nga fakti që ka arritur të zgjon ndërgjegjën njerëzore, me idenë për
të qenë të respektuar në botën sotme, por që
nganjëherë edhe botë e qoroditur njerëzore. Kështu poetja, për të bërë
një pasqyrim sa më real, përmes përmbledhjeve poetike, ka krijuar teknikën e
vet përmes vargjeve për të komunikuar me lexuesin dhe për të qenë më
drejtëpërdrejtë. Ndaj poetja Beqiri, me të drejtë i çaset krijimit poetik përmes
meditimit shumë herë të hapur, me idenë që kërkohet të krijohen vargjet në
mënyrën më të drejtë të saj.
Shihet se poetja Ymrije Beqiri, ka të vetmën linjë të
komunikimit që është vet vargu poetik,
apo thënë ndryshe të vetmën mundësi komunikimi me lexuesin dhe ata që janë në
meditimin e autores, shndërrohen përmes poezive si fenomen konsultues, urues,
këshillues, kritikues por edhe adhurues. Sigurisht se autorja do të donte t’i
çasej poezive me tepër adhurues, por shumë herë ato shfaqin idenë autores dhe mund
të komentohen vetëm në një mënyrë, që don të thot se kanë porosi të qartë sa
njerëzore, aq edhe patriotike e atdhetare.
Ymrije Beqiri, ka gjetur rrugën e lirisë së shprehjes
poetike, duke filluar me poezitë e saj “Pse”, “Në këtë mbrëmje”, “Krejtë jeta
me gënjeshtra”, “Eja o diell”, e deri te poezitë mbresëlënëse “Kitar e dashur”,
“Mos u zemro kitara ime”, “Në ballkon”, “Tingujt e kitarës”, e duke vazhduar
deri në pafundësi ku kthehen zërat e
vargjeve prej nga janë nisur me jetën, me poezitë, “Nëna të pret te dera”,
Vendi i punës”, “Të shkruaj poezi”, “Prap do të vij pranvera”.
Shihet kjartë se poetja Beqiri, jetën e saj e pasqyron
shumë bukur përmes vargut artistik, që thot shumë, se jeta është një sfidë që
qëndron midis dy ekstremeve: sfida e dashurisë së bukur të
ëndërruar deri në pakufi dhe që pastaj pason sfida e dashurisë tragjike
po ashtu të ashpër dhe shumë primitive që shpërfaqet në jetën e saj dhe
njerëzve që e kanë trazuar shpirtin e padjallëzuar të poetes.
Poetja Ymrije Beqiri, në krijimtarinë e saj poetike, ka
arritur mjaftueshëm të shndërrohet dhe të bëhet e pa krahasueshme, krejt e
veçantë me imagjinatën e saj, ku ka sjellur rezultate në fushën e poezisë që
janë të sistemuara, e po ashtu të organizuara
përkah vlera artistike mbi jetën e kombit që nuk i
nënshtrohet ligjeve të ideuara të një pushteti. Poetja i drejtohet Kosovës,
përmes poezisë së titulluar “KOSOVË”:
Kosovë,
Me plot lulëkuqe gjaku.
Kosovë,
Mos e l'ësho bajrakun!
Kosovë,
Djemtë e tu po udhëtojnë,
nuk dinë as ku po shkojnë.
Kosovë,
Të dua, edhe këmbëzbathur kur eca.
(poezia vazhdon)
Vargjet dëshmojnë për dashurin ndaj vendit kur poetja
arrinë që dashurinë që ka për Dardaninë Antike, si tematikë ta shtron edhe
përmes vargut poetik, me mesazhin që është mëse e domosdoshme dhe e kërkuar nga
shqiptarët ta duan vendin e tyre sido qoft ai. Motivi për vendin e lindjes për
poeten Ymrije Beqiri, është një motiv i fuqishëm, që ka mbetur çdo herë
prioritet, i freskët për të shkruar dhe për ti kushtuar vargjet më të bukura.
Vargjet të cilat autorja i shkruan me një përkushtim të
veçantë dhe me shumë dashuri, janë edhe vargjet kushtuar dashurisë, ku në mesin
e shumë poezive e kemi pozinë e titulluar “LULJA E KOPSHTIT TIM”:
U mundova të të harroj,
por kjo nuk kishte kuptim,
se ti je në çdo petale luleje,
ti je lule e kopshtit tim.
M’i shton aromë kopshtit,
të kërkoj në fushat me lule,
të thërras porsi e çmendur,
si valët e detit të tërbuar.
...poezi kjo e cila n’a kujton romanin “Lulja e kujtimit”
autor Foqion Postoli, me personazhet kryesore të Olimbisë dhe Dhimitrit, si dy
të dashuruar, që pikërisht ishte Lulja e kujtimit që rifreskoi mendjen e
Olombisë për tu shëruar dhe për ta kujtuar Dhimitrin...”
Shumë herë në krijimtarinë poetike të poetes Ymrije
Beqiri, na del se poezia është çlirim shpirtror që çlirohet përmes vargut, nga
ana tjetër ajo shumë herë ka krijuar vargje me idenë se jo rrallë arti e bekon
jetën dhe është madhështore, në pamudësi tjetër për ti kujtuar më të dashurit e
atdheut. Këtë e shofim më së miri në poezinë e saj të titulluar “KULLA NË
PREKAZ”:
Kjo kullë priti e përcolli shumë trima,
U rezistoi shumë furtunave të kohës
e plumbave të luftës
e sot, s’di a do mund t’u rezisto ë
bubullimave të kohës së pasluftës,
që nuk intresohen ta mirëmbajnë
në këmbë këtë kullë shekullore,
që lindi, rriti e dha trima për atdhe.
Mendoj se poetja Beqiri, me krjimtarinë e saj poetike, ia
ka arritur të ia dal me krjimtarinë e saj për kah vlera artistike të cilat janë
mirëpritur te lexuesi, me mesazhet e saj përmes poezisë se jeta edhe më tutje
na mbetet më e gëzuar me shpresën për ditë më të bukura përmes urimit. Këtë e
thot shumë bukur në poezinë e saj të titulluar “NJË URIM”:
Kërkova fjalët më të ëmbla,
më të bukurat fjalë kërkova,
se kështu mi deshi zemra
dhe ja, për ty varg shkrova.
...
Dhe njëqind pranvera të festosh,
si vetë lulet e tyre të bukura!
Shëndet e jetë të lumtur të gëzosh,
e ëmbla, më e bukur se flutura!
Të gjitha këto
poezi në librin e titulluar ”ME VARGUN PIKTUROJ”, të autores Ymrije Beqiri,
janë dëshmi të cilat pasqyrojnë nivelin e lartë artistik e letrar, jo vetëm në
trajtim duke i ideuar me mesazh, por poezia e saj na jep një pasqyrë reale të vlerave të përgjithshme të përmbledhjes
poetike, që ka reflektuar edhe më herët, e që reflekton edhe në këtë
përmbledhje me poezi. Dhe pikërisht këto poezi ndërlidhen me ngjarje të reja
dhe secili lexues do ta fitoj përshtypjen se janë vargje të shkruara nga një
dorë herë me disponim, e herë e zhgënjyer, por mbi të gjitha shpirti poetik i
Ymrije Beqirit është më i çliruar sa herë që shkruan poezi.
Autorja Beqiri, ka
elemente të mjaftueshme që në të ardhmën kjo poete do të na sjell libra edhe më
të begatshëm që do të dëshmojnë mjaftueshëm për intelektin e saj në
krijimtarinë poetike e letrare.