Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” filloi me një klasë të re semestrin e dytë në Online
E hene, 11.01.2021, 07:25 PM
Shkolla Shqipe “Alba
Life” filloi me një klasë të re semestrin e dytë në Online
(Disa
nxënës nga Chicago u regjistruan pranë Shkollës Shqipe “Alba Life”)
Nga
Keze Kozeta Zylo
Pas
përfundimit të semestrit të parë me plot sukses dhe pushimeve të fundvitit,
nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit filluan semestrin e
dytë në Online për shkak të pandemisë.
Mësuesit,
nxënësit dhe prindërit e Shkollës Shqipe “Alba Life” po vazhdojnë të sfidojnë
Covid 19 i cili ka izoluar një botë të tërë.
Ndonëse kanë qenë pushimet e fundvitit, por për bordin e shkollës ka
pasur punë me intensitet për ta vazhduar sa më normalisht mësimin e gjuhës
shqipe. Pranimi i nxënësve, bisedat me
prindërit në Online, telefonatat, puna me mësuesit, regjistrimet, intevista me
mësues të rinj, si dhe sensibilizimi i opinionit në media bënë që të arrihet
dhe të vazhdohet rregullisht procesi mësimor në bazë të metodave pedagogjike
shkencore që përdorin mësueset e kësaj shkolle.
Kjo
veprimtari si mësimdhënie dhe si kategori themelore e didaktikës kryhet me
mjaft profesionalizëm në këtë institucion në Diasporë krijuar me aq mund dhe
sacrificë duke vazhduar gjurmët e udhërrëfyesve tanë Rilindas. E krijuar para 14 vjetësh vetëm me një klasë
në Staten Island, shkolla shqipe ka ardhur vetëm në rritje dhe në shtim të
numrit të nxënësve duke u përfshirë në të gjitha lagjet e Nju Jorkut çka tregon
seriozitetin, përmbajtjen mësimore, ndryshimet si dhe komponentët sistematike,
krijues dhe interaktiv.
Nuk
është aspak e lehtë në këtë krizë botërore të ushtrosh mësimin e Gjuhës Shqipe
në Online ne Diasporë në kushte krejt izoluese, ku ekrani është bërë si klasë,
të bashkëpunosh në të gjitha drejtimet, dhe nga ana tjetër të punosh që të
mbash familjen, pasi mësimi i gjuhës shqipe është vullnetarisht.
Për
mësimin e gjuhës shqipe kemi zgjedhur ditët e fundjavës duke filluar në
mbasditen e të premtes dhe vazhdon me intensitet të plotë gjithë dita e shtunë
duke filluar në orën 10 paradite deri në 7 të darkës në klasa, mësues dhe orare
të ndryshme. Numri i madh i nxënësve klasat e shumta deri
13 klasa e ka rritur ndjeshëm punën, si dhe pjesëmarrjen e më shumë mësuesëve. Disa mësuese kanë nga dy klasa, të cilët
japin mësim në ditë të ndryshme. Këtë
semestër u hap dhe një klasë e re pasi në këtë shkollë u regjistruan disa
nxënës nga Chicago një sfidë tjetër në Online, pasi kjo platforme të jep
mundësinë për të regjistruar nxënës nga e gjithë bota.
Për
këtë klasë të re u pranua mësuesja Marinela Kondakçiu e licensuar nga dy
shtetet shqiptare dhe të Amerikës e cila e mirëpriti me shumë dashuri
bashkëpunimin dhe tha se do të punojë me zell të madh për t’ju mësuar fëmijëve
të Diasporës Gjuhën Shqipe.
Ne
kemi 17 nxënës nga Halifax Kanada si dhe nga vende të ndryshme të Amerikës dhe
të Europës, së fundi dhe nga Chicago.
Prindërit
e presin me shumë përzemërsi dhe dashuri mësimin e Gjuhës Shqipe ndaj shpesh
ata thonë se programi juaj i mban ata shumë aktiv duke mos i lënë të rrinë
gjithë ditën para teleofonit, lojërave kompjuterike pa lëvizur. Ata në këtë program marrin kulturën,
dashurinë dhe krenarinë për Shqipërinë nëpërmjet gjuhës shqipe.
Një
prind nga Chicago Eligerta Cuka tha se: “Ju falënderoj për pranimin e fëmijëve
tanë! Fëmijëve u ka munguar shkolla Shqipe, presim me padurim për këtë
eksperiencë të bukur në Online”.
Artisti
i shquar nga Chicago, atdhetari Pajazit Murtishi frymëzoi me përshëndetjen e
tij duke shkruajtur midis të tjerash se: “I nderuar miku im Qemal, më bëhet
zemra mal, kur shoh që jeni të gatshëm të regjistroni fëmijë edhe nga shtetet e
largëta të Amerikës, në rastin konkret në periferinë e Chicagos, që si pasojë e
pandemisë shkolla jonë nuk funksionon, dhe fëmijë tanë të ndjekin shkollën
tuaj, “Alba Life'' sic edhe vetë emri ta perkthesh në gjuhën tonë është: “Jeta
Shqiptarre''dhe për këtë veprat dhe faktet flasin, dhe jo fjalët boshe, jeni të
gatshem për sakrificen maksimale, që dhe fëmijët e shteteva të tjera të ndjekin
orët e mësimit. Dhe në fund uroj që kjo
nismë të jetë e mbarë, dhe nuk e di sa do t'ju ngelim borxh ju Familja Zylo,
për këtë akt kaq atdhetar, deri sa rethanat të kthehen në normalitet. Dhe nëse
do të nevojitet pjesëmarrja ime në këtë proces, mos më kurseni, se në shkollën
tonë këtu në Chicago deri kur ishim hapur jepja orën artistike.
Mësimi
në Online i bën sfidë izolimit
Mësimi
i Gjuhës Shqipe me platformën në Online nëpër klasa të ndryshme filloi me shumë
seriozitet dhe plot dashuri. Sipas
themeluesit dhe drejtorit të Shkollës Shqipe z.Qemal Zylo i cili ka një përvojë
jetësore në mësimdhënie në Akademine Ushtarake, Tiranë si shef katedre dhe në
shkolla për vizatimin teknik dhe Autocad midis dy kontinenteve observon të
githa klasat pa ndërprerje dhe tha se mjaft nxënës vinë 5 deri 10 minuta
përpara ekranit çka tregon për interesimin e tyre të madh për Gjuhën
Shqipe. Në përshëndetjet dhe urimet 15
sekondshe që dhamë për çdo klase ajo që më ngelet në mendje janë dëshirat e
nxënësve që mezi presin të hapen shkollat publike për të bërë mësimin në klasë
dhe për t’u takuar me njeri tjetrin.
Kur
unë iu thashe në një klase se patjetër që ne do takohemi në shtator nëpër klasa
konkrete, Ariana nje nxënëse e mrekullueshme me shumë trishtim më tha se është
shumë kohë e gjatë deri atëhere…
Emigrimi i madh, përhapja e gjithësecilit sipas interesave familjare
doemos sjellë një farë ndarjeje, mosnjohje direkte midis shqiptarësh. Kjo shkollë sipas mësuesëve, prindërve dhe
nxënësve është bërë jo vetëm një institucion i mësimit të Gjuhës Shqipe, por dhe
si një familje e madhe, pasi është nje mundësi dhe privilegj i madh që të
njihesh sa më shumë me shqiptarë dhe të lidhesh përgjithmonë si motra dhe si
vëllezër të një gjaku. Nga përvoja jonë dhjetra vjeçare janë shumë prej
familjeve, mësuesëve, nxënësve që janë bërë miq të ngushtë dhe të pandarë
pikërisht në saje të njohjes në këtë shkollë dhe të drejtimit me seriozitet dhe
tejet profesional. Me të drejtë te dy koordinatorët e shkollës znj. Arta
Xhaferrri dhe Blerim Gjocaj thonë se Alba Life është si shtëpia jonë e dytë.
Mësuese
Entela Muda në klasën e saj iu spjegoi nxënësve rreth tekstit, kuptimi i kësaj
fjale. Ajo tha se çdo gjë që ne e shohim dhe e mendojmë mund ta shkruajmë ose
ta tregojmë me një ose më shumë fjali.
Fjalitë
duke u lidhur me njera tjetrën formojnë tekstin.
Teksti
shpreh një kuptim të plotë. Pastaj e
vazhdoi me pyetjet se si i kaluan festat e fundvitit, dhuratën më të bukur, ose
cilin libër lexuat?
Në
klasën e Dr. Manjola Dulit, z.Zylo pas
mësimit të saj përfundoi se: Tema që mësuesja trajtoi sot ngjalli shumë interes
tek nxënësit. Dr. Duli u ndal tek
mbretëritë ilire, si banorët më të hershëm të Gadishullit Ballkanik, që e kanë
origjinën nga Pellazgët. Ajo spjegoi
rreth fiseve ilire e mbretëritë e tyre si: Albanët, nga të cilët kanë marrë
edhe emrin shqiptarët dhe e kishin qendrën në Albanopoli, sot Qyteti i Krujës
dhe vazhdoi me Dardanët, Atintanët,Taulantët, Enkelejdët dhe Ardianët.
Interesim e diskutime pati nga nxënësit, kur mësuan për mbretëreshën Teuta e fisit të Ardianëve me qendër në Shkodër,
emrin e të cilës e trashëgonte edhe nëna e një nxënësi. Ata mësuan për
emancipimin e gruas në fiset ilire qysh në kohë të lashtë.
Veç
të tjerash nëpërmjet platformës “Schoolme” nxënësit morën edhe mjaft njohuri
gramatikore.
Mësuese
Laçaj nxënësve të saj në Brooklyn dhe Bronx iu spjegoi për Gjuhën e muzikës.
Ajo tha se pse në koncertin e Vienës çdo Vit te Ri vinë nga vende të ndryshme
të botes ata e kuptojnë njëlloj gjuhën e muzikës. Në ekran shfaqej Viena kryeqyteti i Austrisë
që shtrihet në Veripërëndim të lumit Danub.
Viena është shumë e njohur për kompozitorët e famshëm botërorë si Mozart
lindur në Vienë dhe Bethoven nga Boni i Gjermanisë që vazhdoi rrugën e Mozartit
atje, etj. Për të parë koncertin shkojnë
artdashës nga e gjithë bota. Ajo Vazhdoi duke i pyetur nxënësit për dhuratat e
Vitit të Ri që ata kishin marrë. Midis
tyre më bëri përshtypje dhurata që kishte marrë Sofia një nxënëse fort e
zellshme dhe që po e përmirëson gjuhën shqipe.
Asaj i kishin dhuruar një ditar. Dhurata e saj më emocionoi pamasë sepse
jam adhuruese e ditarëve. Në fund pasi
mbaroi mësimi iu tregova ditarin tim dhe disa faqe të shkruara në këtë ditar
nga vite të hershme… Ditari iu thashe është lirika ime e shpirtit, është
memorja ime që këndohet ëmbëlsisht çdo ditë…
Mësuese
Shiqerukaj në klasën e saj në Bronx iu dha nxënësve të zgjedhojnë fojen “luaj”
në kohën e tashme. Rrokjet që formohen
me shkronje V, ndërkohë në ekran jepej një vajzë me emrin Valbona që i kishte
ftuar shokët dhe shoqet ne shfaqjen e saj duke luajtur në violinë.
Mësuese
Veselaj në klasën e më të vegjëlve në Bronx iu dha shkronjën dh dhe ll si dhe
shqiptimin e tyre. Ajo i ilustroi me
fjalë të ndryshme duke aktivizuar nxënësit e ndryshëm për këtë tekst mësimor.
Ata
e dëgjonin me kërshëri duke shqiptuar secili këto shkronja.
Mësuese
Bulku iu dha tekstin me titull si “Dhurata e fëmijëve”. Pastaj iu drejtoi pyetjen si: “Si i mori vesh
Plaku i Vitit të Ri dëshirat e fëmijëve duke iu dhënë disa opsione. Ju mund të shkruani dëshirën tuaj që keni për
Vitin e Ri. Ajo vazhdoi mësimin se si duhen shkruar disa fjalë sipas gjuhës së
njësuar, duke i dhënë me shembuj konkret dhe korrekt, si: llamba dhe jo dhamba,
e madhe dhe jo e modhe, molla dhe jo modha.
Mësuese
Skënderi në klasën e saj spjegoi zanoret në gjuhën shqipe dhe e ilustroi me
fjalët që përmbanin këto zanore. Ajo
gjithashtu iu mesoi për përdoriomin e mbiemrave në gjuhën shqipe, përdorimi i
fjalëve në aeroport, foljet jam, kam, flas në kohën e tashme. Pastaj iu kërkoi që të përshkruanin me fjalët
e tyre vizitat në vende të ndryshme në Shqipëri.
Mësimi
me platformën në Online me 13 klasat me nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Shqipe
“Alba Life” sfidon izolimin dhe i bën ata të jenë aktiv dhe të lidhur me njeri
tjetrin në emigrim në vendet ku na hodhi fati.
GJUHA
SHQIPE NA BASHKON!
10 Janar, 2021
New York