Kulturë
Kristaq Turtulli: Mëngjes buzëqeshje dhe mesditë shprese
E premte, 08.01.2021, 10:38 AM
Kristaq Turtulli
Mëngjes
buzëqeshje dhe mesditë shprese...
Poemth
elegji kushtuar vellait tim që ndërroi jetë para disa ditësh...
Në
një qytet që laget nga deti,
Ku
lundrojnë plot hijeshi mjellma,
Por
dhe çafka grifsha.
Ku
këndoi me lirë Homeri,
Ku
luajti tradegjitë Eskili,
Ku
qeshi dhe ironizoi Aristofani,
Ku
martirizoi të bijën Agamemnoni,
Ku
ka shumë diell por e hidhni,
Jetoi
im vëlla, Fredi,
Fisniku,
këngëtari, i bukuri, zemërarti.
Iku
prej vëndlindjes, jo s’e donte,
Por
në qiellin e kaltër kishte rrufe
Dhe
shumë re,
Vetëtima,
kur shpresonte një ditë të re.
Çdo
mbrëmje ngjitej në malin e lartë,
Ku
dremisin perënditë.
Mbi
krye rrethohej me yje,
I
lidhte, i bënte kordele.
Ju
a dhuronte të vobektëve,
Për
ëndrrën e bardhë.
Zë
bas-bariton serenadë këndonte,
Malli
jehonë e përcillte,
Të
sillte të ëmblën, të bukurën Korçë, pranë,
Parisin
e vogël, bërë nga të parët tanë.
Vëllai
ishte Ajaks dhe Akil më vete.
Kometën
zjarrtë e lidhte në qafë, si kravatë,
Ashtu
si dikur im atë,
Dhuronte
mirësi e këndonte.
Pranë
kishte një muzë dhe të vjetrën kitarë.
Çjerrë
prej dhëmbëve të ligësisë...
Nëse
gjendej diku ëndrra e kristaltë,
Sigurisht,
vëllai do e mbante në dorë
Ta
zgjonte, përkundte,
Zë
bukur çelte mijëra dritare.
Me
djersë ndershmërie
Larg,
në brigje Greqie.
Në
mëngjes, krihej pa gdhirë,
Me
krehrin e pishave.
Lahej
me ujin e kripur të detit Egje.
Shpërndante
urtësi dhe mall dashurie.
Ligësitë
i lidhte nyje.
Penjuarin
e zbërthyer së vjeshtës së vonë
Flakje
tutje.
Vëllai
ishte krenaria, jo mjerimi.
Në
dreq të venë, u këputën telat e buzukëve,
Iu
thyen kokallat kuajve të lashtë,
Në
bark mbajnë tradhtinë.
Vëlla
s’kishte borxhe,
Vetëm
qiell kaltërsie në sy kishte,
Të
ankohej, urreje s’dinte.
Bukën
ngjyente,
Në
lëngun e sheqertë të mirësisë,
Vetëm
të këndonte dinte, të dashuronte...
Rrugicat
e dashura të fëmijërisë dhe rinisë,
Ku
këndove dhe dashurove,
U
lënduan, drithërimë zemre,
Dërguan,
puthje lamtumire,
Shpirt
hapur trashëgimie.
Vëlla
s’ishe trojan të kapërdije pabesinë,
Të
digjte shtëpinë.
Edhe
pse vure nën këmbë Ajaks dhe Akilë,
Modest
mbete, fisnik siç ishe,
Mëngjes
buzëqeshje dhe mesditë shprese...
Miq të nderuar, ju përshëndes dhe ju falënderoj. Në shenjë
mirënjohje po hedh për ju një moment nga jeta e të ndjerit vëlla.
VËLLAI DHE ROZMARIA
Ishte
fundi i vitit 1989, më lajmërojnë të shkoj në Tiranë për të tërhequr çmimin
vjetor të akorduar nga revista nëntori për novelën ANA.
Mbas
ceremonisë e ndarjes së çmimeve të organizuar në sallën e madhe të Lidhjes së
Shkrimtarëve. Me disa miq shkoj në klubin e lidhjes për ta festuar çmimin. Më
afrohet një zonjë e hijshme me buzëqeshje të bukur. Më zgjat dorën topolake dhe
më pyet:
-Më
falni, Kristaq Turtulli, apo jo:
-Po.
-
Urime për çmimin.
-
Faleminderit.
-Nga
mbiemri duhet të jeni Korça, hë?
-Po
nga Korça,- i them.
-Të
njihemi, quhem Rozmari Jorganxhi.
I
kisha dëgjuar emrin kësaj gruaje të lartë, mjeshtren e korit. Im atë atin e saj
Gaqo Jorganxhiun e kishte mik.
-Mbiemri
juaj një kujton një djalë jashtëzakonisht të talentuar,- më tha.
-Po...
-Kanë
kaluar vite qysh atëherë, por nuk mund ta harroj kurrë atë zë të mrekullueshëm.
Më kujtohet si tani. Sa përfundova
provat e korit dhe dola e lodhur në korridor. Befas nga dhoma ngjitur
dëgjova një zë bas-bariton të mrekullueshëm që më shtangu. Dikush më fliste, ia
bëra me shenjë të heshte. Prita derisa përfundoi zëri së kënduari, hapa derën
dhe hyra brenda. Pranë pianos pashë një djalosh të pashëm dhe fare të ri.
-Juve
këndonit? - pyeta djaloshin.
-Po.
-Nga
jeni dhe si quheni?
-Jam
nga Korça dhe quhem Alfred Turtulli.
-
Ah, jeni prej të TURTUJVE.
-Po,
jam prej të Turtujve.
-
More djalë, e dini që keni zë të rrallë, të mrekullueshëm,- i thashë,- Që sot
do bëj kërkesë tu marrin në Opera....
Ja
kështu bëra disa kërkesa radhazi në komitet, ministri. Vonë erdhi përgjigje e
shkurtër nga Korça: Personin që kërkoni është familje e deklasuar, ndaj
s’lejohet të këndojë në Opera. Nga bëhet tani ky djalë?
-Si
të gjithë, s'kish si të bënte ndryshe; punon, jeton,- i thashë.
Rozmaria,
luajti kokën e menduar dhe tha:
-Hëm...
Nuk është aq thjesht të thuash atë fjalë. Zërin e vëllait tënd Alfredit shumë
rrallë e gjen dhe deri më sot nuk ka patur dhe nuk si ai zë në Opera....