E shtune, 05.10.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Nuhi Veselaj: Pse “po” paskajorja në standardin e shqipes së natyrshme (8)

E merkure, 06.01.2021, 01:53 PM


VIII. Standardi i shqipes si realitet Dhe trill-GOGOLËZIMI, armë e fundit brendagjuhësore kundër rikthimit të

paskajores në standard

Nga Dr. Nuhi Veselaj

Ishte,  seç na isht’, një përbindësh i trisht’, trill, dhelpën pa bisht?!

(paskajorja e gogolëzuar)

Sihyrje

Para se të thellohemi në lëndën që do të trajtohet në këtë krye, që ka për shenjë-objektivi “standardin e gjuhës shqipe si realitet dhe trill-gogolëzimin si armë e fundit brendagjuhësore kundër rikthimit të paskajores në standard, ” do ta konstatojmë se vërtet i tillë si është, standardi i sotëm i shqipes është një realitet politiko-historik i formësuar në kohë të sistemit monist diktatorial që në njëfarë mënyre është edhe arsyeja kryesore që standardi i sotëm mbi bazë toskërishte qëndron pa paskajore. Edhe pse ai realitet ka mundur të jetë më i përkryer, më me pak të meta ai duhet të mbetet bazë e respektuar për të ecur drejt standardit të vërtetë më të plot, më të kompletuar, siç i ka hije standardizimit të shqipes së natyrshm, si mozail ngjyrimesh drejt një qëllimi idealpërbashkues.

Gjithsesi për t’iu përgjigjur funksionit të një standardi të shqipes së natyrshme kombëtare idealbashkuese këtij standardi i duhen përmirësime e përplotësime me ato që i mungojnë, në radhë të parë të pajiset me paskajoren e mirëfilltë. Është e vërtetë se paskajorja qe eleminuar allapartizançe që në fillim të regjimi monist (1945), kuir filloi së formëzuari standardi i ri, i cili ndërkohë gjatë periudhës së diktaturës edhe u kurorëzua pa paskajore. Ishte periudhë kjo, ku autoriteti i diktatorit ndikonte edhe në riformëzimin e standardit të gjuhës zyrtare, mirëpo kur është çështja dretpëdrejt rreth përjashtimit apo zhdukjes së planifikuar të paskajores më tepër ose plotësisht, faji bie tek standardologët e kohës se te diktatori. Kështu themi se ai si edhe më parë edhe pas blasfemisë së shqiptuar me drejtshkrime kundër paskajores, sa herë që pati nevojë apo i vinte në gojë guxonte me përdorë. Për këtë ka prova, andaj  edhe ky rast në njëfarë mënyre tregon faktin që duhet ta dinin përgjgjësit standardologë të asaj kohe dhe në vazhdimësi se paskajorja si mënyrë apo formë nuk ishte vetëm pronë e gegëve po e gjuhës shqipe, edhe e toskërishtes që e pëdorte  diktatori, apo jo?! Atëherë, si rrjedhojë, faji i asaj marrie rreth menjanimit apo zhdukjes së paskajores qëndron tek ata që në atë brishjtësi nuk iu bën krah Dh. Shuteriqit, i cili si rrëshqitas deshi disi ta nxjerrë nga pusi ku qe hedhur me veprim allapartizançe dhe ta qasë në rrugë përdorimi.

Sidoqoftë, për të kuptuar të vërtetën e këtij realiteti se faji këtë rast nuk mbetet jetim, mbasi kisht autorë profesorët tanë të dëgjuar,  prandaj, jo për të shfajsur përgjegjësit e tillë,  por për të lehtësuar edhe vetveten  rreth qasjes ndaj tyre po theksoj faktin se gabimet ose lajthitjet  patologjike rreth paskajores së mirëfilltë jmbesin  minore ndaj veprave që studiuesit tanë të dëgjuar aso e ndërkohë  hartuan vepra në të mirë të gjuhës shqipe e standardit të saj. Disa prej tyre meritojnë të cilësohen  yj të pashuar, të cilët në orbiten e shkencës shqiptare  lanë vepra vërtet madhore që e përfaqësojnë themelisht shqipen  si në sinkroni, ashtu edhe në diakroni.

Mirëpo për ne lidhur me paskajores mbtetepikë jo e bardhë, për ta, mirpo shumë më tepër se të parët mbesin të shfajsuar disa nga standardologët nga Qendra e këndej, të cilët pas rënies së monizmit në Shqipëri, pas viteve të 90-a dhe në fillim vitet  e shekullit XXI  në Kosovë e më gjerë, kur lidhur me paskajoren në vend të praktikon  shlirje, ata sajuan shtrëngime të pa para, madje në shenjë kundërshtimi e trillua paskajorja si një gogol përbindsh që aksiomativisht mendohej se nëse prek standardin në fuqi e djeg si gaca e mbuluat. Së këndejmi kjo propandë ka lënë vrragë e pasoja shumë të rënda për aktualitetin tonë gjuhësor  dhe paranojisht, për fat të kaq, ende po vazhdon. Pëkërisht këtë situatë do të përpiqemi ta zbardhim në këtë krye të punimit. Kështu, duke pasur parasysh konceptet si faktorë të jashtëm gjuhësor ashtu edhe atë brendagjuhësor temën do ta shtjellojmë në dy pjesë:

Së pari, konstatojmë se nga subjektivizmi i standardologëve tanë zyrtarë paskajorja e shqipes nuk u pasqyrua drejt dhe vazhdon të mos pasqyrohet  realisht në plan të jashtëm gjuhësor dhe

Së dyti, edhe më keq po për shkak të subjektivizmit të standardologëve tanë zyrtarë, është bërë e po bëhet pasqyrimi joreal i paskajores në plan brendagjuhësor.

Sido që ka qenë e ka me qenë, të ndjekim analizën tonë  në dy pjesë, siç u paralajmërua.

A) Ndikimi i faktorit jashtëgjuhësor subjektivist dhe sajimi i standardit  të shqipes shkak i të dhënave dhe konstatimeve të përmjegullta rreth paskajores

Siç dihet si faktor i jashtëm  ndikues për standardin  ka qenë faktori shoqëror politik, i cili nuk është mbështetur aq te faktori real historik, por nga ai aktual politiko-shoqëror. Me që ky problem socrealist hap gamë shumë të gjerë, ne gjjithnjë duke e pasur në spikamë paskajoren e mirëfilltë po përmend sipas konceptit faktor jashtëgjuhësior dypika si dy  fakt-burime, ku faji të dhënave dhe konstatime jo të sakta  bie tek standardiologët tanë studiues të kohës:

e para, rreth përfaqësimit jo objektiv i paskajores së shqipes në kuadër të bashkësisë gjuhësore ballkanike dhe

e dyta, duke e kualifikuar  me kuptim të ngushtë vetëm si paskajore gege në vend  sipas funksionit “paskajore e mirëfilltë e gjuhës shqipe” i është bërë degradim i pafalshëm i shtyllës kurrizore të gjuhës së natyrshme shqipe.

(1) Shqipja dhe bashkësia gjuhësore ballkanike

Sipas studiuesve e ashtuquajtura Bashkësi e gjuhëve ballkanik u formua shkak të përzierjes së popujve të ndryshëm në Ballkan, e sidomos pas dyndjes së sllavëve këndej në shek 8, por që ata dalin të identifikuar si të tillë në shek 12. Kështu, më drejt,  në Siudhesës Ballkanike në shekullin 17 e këndej vërehen  zhvillime të ngjashme gjuhësore, ndër të cilat përmendet pësimi ose zhdukja e infinitivit (paskajores), përkatësisht mbulimi i koncepteve të saj me futurin, prezentin, përkatësisht me konjuktivin (lidhoren). Së këtejmi, në gjuhët ballkanike ky proces i zhdukjes së infinitivit nuk qenka i njëllojtë. Kështu, nga konsultimi i një wikipedie nga faqe interneti, gjuhët e prekura nga ndyshimet rreth infinitivit në këtë bashkësi gjuhësore  ndahen në pesë grupe:

1) Grupi i parë i gjuhëve që e paskan humbur plotësisht paskajoren qenkan:  maqedonishtja,  greqishtja dhe shqipotoskërishtja.

2) Në grupin e dytë që pothuajse e kanë në humbje e sipër qenkan: arumanishtja,  bullgarishtja  dhe disa të folme të serbishtes.

3) Grupin e tretë ku paskajorja shfrytëzohet në numër të vogël shprehjesh e përbëjnë  shqipogegnishtja dhe disa treva  magl. rumanishte.

4) Në rumanishten standarde dhe në serbo-kroatisht infinitivi në shumë funksione këmbehet me konjuktivin.

5) Edhe disa të folme serbe e turke në Sliveni e Shumeni  në fqinjësi me bullgarishten pothuaj plotësisht e kanë humbur infinitivin. Përndryshe gjuha altaje qartësisht bën pjesë në bashkësinë e gjuhëve ballkanike.

Siç po shihet, në grupin e parë, ku paskajorja qenka zhdukur plotësish bashkë me  greqishten e maqedonishten bëka pjesë edhe shqipotoskërishtja(!!!),ndërsa në grupin e tretë, ndër gjuhët ku paskajorja  u pëdorka vetëm në disa shprehje(!) me disa treva të magl. rumanoshtes, qenka shqipogegenishtja (!!!).

Kjo është pasqyra në wikipeditë e gjuhëve të huaja për paskajoren në gjuhën shqipe. Sa janë reale konstatimet e tilla, kërkojmë të vlerësohet e vërteta.

Sidoqoftë, edhe pse kam vërejtja edhe për gjuhë të tjera, për të dhënat e gjuhës shqipe, qoftë për toskërishten, qoftë, sidomos për gegnishtes dihet se janë gënjeshtra të kulluara, por po pyes, Vallë, kush i ka dhënë ato të dhëna?! Ruana zot, mos i kanë dhënë studiuesit tanë standardologë?!!! Pikërisht,nëse kjo është e vërtetë, ndonëse s’po due me  besue, gjasat janë reale së këto të dhëna kanë dalë nga studiuesit tanë të periudhës së monizmit ... Gjithsesi kjo e pavërtetë duhet demantuar. Madje barra e demantimit bie  në Qendrën akademike. Pikërisht aty ku deri tash është mohuar paskajorja e mirëfilltë, Pikërisht aty ku duhet të mbrumet standardi i shqipes së natyrshme, apo jo?!

Gjithashtu kam lexuar se serbishtja ka ndikuar në gegenishte. Çka nuk ma merr mendja, por ekziston ngjashmëri dukurie, por jo sa i përket ndërtimit të paskajores. Po i krahasojmë dy shembuj shembujt në shqip e serbisht si gjuhë fqinje, si:

1) Dua të shkruaj / Due me shkrue -   Zelim da pishem/ zelim pisati;

2) Dua të jem shëndosh /due me qenë shëndosh  -zelim da budem zdrav /zelim biti zdrav.

Po e shtoj edhe këtë se si në serbishte ashtu si edhe në shqipe, konceptet me paskajoren janë  më të qëndrueshme në fushe të abstraksionit, ndërsa me mënyra të tjera konceptet i afrohen konkretes.

Pra gjuha shtokavski e serbishtes ka dy forma futuri si shqipja: dua të shkruaj ose do të shkruaj - zelim da pisem, ja cu da pisem pëkatësisht  due me shkruezelim pisati, pisatcu (ja cu pisati) , shprehje këto  që shpjegohen me barasvlerësit e shqipes lidhore/paskajore, mirëpo në atë gjuhë që të dyja apo tri format janë të standardizuara, ndërsa në shqipe trajta me paskajore nuk i takon standardit, si e tillë është gjykuar me zhdukje (!). Është në rregull kjo?! Gjithashtu, si është e mundur që toskërishtja e paska të zhdukur plotësisht paskajoren, kur dihet se e ka në përdorim paskajoren e mirëfilltë me +pjesore , ndërsa në gramatikën e saj figuron paskajorja  e dytë për të +pjesore?!

Ndërkaq, shqipogegnishtja konstatohet se qënka në asfiksimin e fundit, e shfrytëzuaka paskajoren vetëm në disa shprehje (!!!). Me këtë të pavërtetë absurde, s’di kush do ta ketë infomuar  botën shkencore të vendit dhe të huaj?!  Urgjentisht duhen  bërë demantimet dhe  korrigjimet apo jo?!.  Për këto të pavërteta, kush do të përgjigjet !!!

Gjithsesi për fajet për këto të pavërteta u takojnë shkencëtarëve tanë  nga koha e monizmit, por pse nuk janë demantuar e korrigjuar deri tash  faje të rënda kanë studiuesit standardologë nga Qendra. të cilët, për çudi,  edhe më keq se të huajt e përjashtuan dhe e mbajnë të përjashtuar  vetë paskajoren nga standardi i shqipes. Dëmi është shumë i madh ndaj së vërtetës, ndaj kombit tonë dhe ndaj ndaj botës së jashtme, por edhe më i madh është ai i botës sonë të brenshme, por për këtë në pikën vijuese më në hollësi.

2) Rreth degradimit të togfjalëshit “paskajore e mirëfilltë e gjuhës shqipe”, në “paskajore gege”

Pas kësaj që trajtuam që nga fillimi i këtij punimi, si dhe nga shkrimet tona të mëparshme dhe në veçanti në këtë krye, ta quash dhe konsiderosh me gjithë mend paskajoren e mirëfilltë me+pjesore (të shkurtë e të zgjeruar): paskajore gege, përkatësisht ta përkufizosh si formë të një dialekti me shtrirje të kufizuar periferike, në vend: paskajore e mirëfilltë e gjuhës shqipe, është degradim i madh i realitetit objektiv, është si të prezantosh, b.f. Atë Gjergj Fishtën vetëm si poet shkodran dhe Ismail Kadarenë, vetëm si shkrimtar gjirokastrit e jo siç janë në të vërtetë: shkrimtarë kombëtarë, ashtu qëndron edhe nami i pakajores, ajo sipas funksionit që ka kryer dhe kryen edhe si mënyrë edhe si  formë i takon gjuhës kombëtare shqipe.

Së këndejmi, siç është përmendur edhe nga studiues të tjerë paskajorja e mirëfilltë assesi nuk mund të nënkuptohet si një gegizëm i thjeshtë, sepse kjo i takonte shqipes globale që në zanafillë, ku kishte dhe ka përhapje në të gjitha viset shqipfolëse, andaj me shikue më në thellësi këtë është dashur ta kenë të qartë normëvenësit para e pas Kongresit 1972, por sidomos aq më tepër standardistët e pas viteve të 90-a dhe të sotmit, të cilët duhet ta zgjidhin këtë anomali përmenjëhershmërisht, së pari nga kokat e tyre dhe së dyti deklarativisht me fjalë ose me shkrim pa hezitim ta bëjnë rikthimin e saj në standard, sepse me të shqipja rishton gjysmën e forcës shprehëse të saj.

Siç na është e ditur, paskajorja që nga vitet e para të pas LDB-së e gjatë tërë periudhës së monizmit ishte përçmuar. Një degradim të tillë e kam pas vërejtur që në vitet e ’90-a të shekullit të kaluar, kur fillova të merren me vlerësimin e saj si një kategori e dalluar reale e gjuhës shqipe, e cila në gramatikës së Akademisë në vend të quhej  paskajore  e mirëfilltë të gjuhës shqipe aty figuron si një trajtë dialektore, si paskajore gege, madje me shtrirje jashtmenç të kufizuar.

Ja disa nga arsyet pse një qëndrim të tillë e kam mbrojtur që nga fillimi në të gjitha punimet e mia, andaj e mbroj edhe këtu:

E para, paskajorja e mirëfilltë si formë apo njësi kategoriale gramatikore ishte pjesë e pandashme e gjuhës sonë globale që nga identifikimi i shqipes si gjuhë e mëvetësishme.

E dyta, me shekuj e shekuj paskajorja ndeshej në përdorim normal dhe shërbeu si kokë apo zembërlek e sistemit foljor në bashkëlidhje me atë emëror të shqipes. Madje edhe pse e  blasfemuar, ajo padyshim në të gjitha trevat shqipfolëse njihet edhe funksionon në të gjitha situatat ligjërimore, gjë që dëshmohet jo vetëm me  logjikën e shëndoshë, por  argumentohet nga të gjithë studiuesit cilësorë, vendas e të huaj.

E treta,  është me rëndësi të ceket fakti se para ndarjes së shqipes në 2 koine: gege, dhe atë toske, paskajorja e mirëfilltë sa i përket ndërtimit identifikohet me ndryshim trajtash në dy pjesore 1) paskajore me+pjesore e shkurtë, e specifikuar kryesisht për formim emrash dhe 2)  paskajore me+pjesore e zgjeruar kryesisht për formim mbiemrash dhe të emrave (asnjanës, e substantivim mbiemrash të parynyjëzuar).

E katërta, si duket në një fazë zhvillimi kur shqipja globale (gegnishtja) nga trevat nën Shkumbim zë e preket nga fenomeni i rotacizmit, atëherë paskajorja e pavarur pësoi ndryshim edhe nga trajta e ndërtimit, ashtu edhe nga ajo e dinamizmit të përdorimit, por nuk u shua.  Ndryshimi i rolit të funksionit të paskajores dhe i disa elementeve të tjera shoqëruese  nga dukuria e rotacizmit nuk janë të patrajtuara edhe pse jo shterueshëm nga shkenca shqiptare, siç është raporti paskajore/lidhore.

E pesta, ndërlidhur me pikën e mësiprme sa i përket paskajores mund të thuhet se ndërsa emërformimi me pjesoren e shkurtë të paskajores së mirëfilltë, e cila ende ishte pronë e përbashkët ndërzonale, treva Gegni e Toskni  e sotme  siç u argumetua me prapashtesat  emërformuese –Ë,–IM e –JE dhe me –S, sepse ajo zonë atbotë ende nuk ishte prekur plotësisht nga rotacizmi greko-sllavobullgar, ndërsa te formimet me pjesoren e zgjeruar kemi prekje e dallime të konsiderueshme veri-jug mes dy koineve, ngase dalin qartë efektet nga prekja e rotacizmit të një pjese të shqipes si me thënë, gjithgegnishte të asaj kohe.

E gjashta, pa hyrë në stërhollime po cekim dy fakte dalluese, edhe pse jo absolute, e para, ndërsa në gegnishte N-ja ndërvokalike mbeti e paprekun, në toskërishte ajo u shndërrua në –R nën ndikimin po të dukurisë së rotacizmit,  dhe e dyta, po nga ky proces ndodhen edhe ndryshime të tjera, si ndryshimi i *O-së ndërvokalike -*On e gegnishtes në *Or të toskërishtës në sistemin emëror dhe atë foljor. Mirëpo,  ndërsa në gegnishte zbërthimi i -*O-së pothuaj u stabilizua në–UE, prëkatësisht -UE/N,–UE/M (me punue - me punuen/ me punuem), në shek. XIX- XX, në toskërishte u ntrash përftimi  i trajtave –UA dhe -UA/R  (me punua - me punuar), por, si duket,  meqë ishin pa mbështje trashëgimie historike, siç dëshmon procesi i fjalëformimit me prapashtesat e konsumuara më herët, në shqipen nënë të përbashkët të ashtuquajtur gjithëgegenishte(!), pjesorja e shkurtë në atë dialekt të rotacizuar nuk kishte kushte as nevojë ta rrëzonte ose shoqëronte paskajoren e shkurtë nga shqipja nënë, pikërisht, me pjesore e vet të shkurtër tani të rotacizuar me –UA, paskajoren e trashëguar me pjesore të shkurtë me –UE, por e forcoi vetëm trajtën e zgjeruar të pjesores me fundore–UAR të specifikuar tashmë në formimin  e mbiemrave  të paranyjëzuar.

E shtata, ndërkohë me specifikimin e trajtave të pjesores së zgjeruar të toskërishtes  nocioni abstrakt i paskajores së mirëfilltë në standardin zyrtar nuk u mbulua me paskajoren (gege), por me sinonime të tjera, prandaj koncepti i paskajores së mirëfilltë nga shumësi i pjesës sinonimike zëvendësuese nuk u zhduk edhe gjithandej nga sistemii sotëm ligjërimor i tregon  se është vetvetja, apo jo?!. Së këndejmi në periudhën e esëllimit që ndodhi pas përmbysjes së monizmit në vitete e ’90-a, e po vazhdon edhe sot e gjithë ditën, paskajorja si koncept e formë filloi të ringjallet si feniks dhe si e tillë ndërkohë, konkretisht sot kërkon me të drejtë, siç u tha , se e meriton: rikthim në vendin e vet të mohuar allapartizançe. Gjithsesi, me hir a pahir, paskajorja duhet t’i kthehet standardit  për ta plotësuar vakuunin e mbetur në kuadër të standardit të shqipes së natyrshme.

E teta, me rastin procesit të rikthimit që po vazhdon dhe pritet intensifikimi i këtij procesi, paskajorja e mirëfilltë, konkurron pa paralelen me punua të toskërishtes, të cilën vetë studiuesit toskë gjithnjë e më shpesh e zëvendësonin, qoftë me trajtën e gegnishtes ose me forma të tjera të shtjelluara (lidhore, dëftore), apo jo, prandaj sot për sot në të dy koinetë, paskajorja nuk shfaqet si sinonim sesa si mjet me përshkallëzim kuptimor dhe kjo shihet qartë tek të gjitha kontekstet. Kështu themi, sepse kjo dëshmohet gjatë krahasimit sinonimik të paskajores, qoftë me trajtat lashtotoskërishte të reflektuara në standard, qoftë ato te gegnishtes të sforcuara në perudhën e mosqasjes së paskajores, ngase në dialektin e toskërishtes edhe më përpara mund të jetë përdorur paskajorja me nocion të përshkallëzuar. Nocion ky që tani kyesisht shprehet me trajtën e paskajores e shkurtë të gegnishtes, andaj si të tillë duhet ta pranojë edhe standardi i sotëm.

E nënta, në aspektin e përfaqësimit, në shprehje frazeologjike etj. paskajorja e mirëfilltë kishte nocion të identifikuar qartë pa konkurrencë sinonimike me trajtat e toskërishtes dhe si e tillë, siç do të shohim, në asnjë rast paskajorja e mirëfilltë nuk e rrezikon sistemin standard të asnjerës koine të shprehura me forma të mënyreve të tjera (zakonisht në trajta lidhoresh), pra as standardin e zyrtarizuar mbi bazë toskërishte nuk e prek, ashtu as atë pragmatik të gegnishtes, nën hije.

E dhjeta, pasi paskajorja e mirëfilltë i përplotëson këto sisteme koenizuese me përshkallëzim koncepti të natyrës abstraktuese, kërkohet nga studiuesit dhe lexuesi i nderuar që pasi të rilexohet lënda kryesore që rrah këtë problematikë dhe konkretisht pasi të lexohen e mirëkuptohen krerët e mësipëm të këtij punimi, të thellohen rreth mesazhit që del nga ky krye në mënyrë që tashembastashti paskajorja me+pjesore, edhe pse e brumosur në magjen e lashtogegenishtes assesi mos të prezantohet si paskajore gege me përçmim, por si paskajore e mirëfilltë e gjuhës shqipe dhe si e tillë përmenjëhersmërisht të pranohet në standardn e shqipes së natyrshme.

Së këndejmi, me këtë mision-koncept paskajorja veç ishte e ngarkuar qartë në standardin e sajuar nga Komisia letrare e Shkodrës, dhe në këtë gjendje, duke e pasur parasysh  autonominë kuptimore që kishte dhe ka nga tradita në mbarësistemin si formë themelore e sistemit foljor e emëror të shqipes së natyrshme që vepronte gjatë periudhës së Pavarësisë, atëherë duhet ta vazdojë bashkëveprimin, më mirë seç e kishte  më parë me variantin letrar të toskërishtes, Për çudi, duke e përçmuar ende si paskajore gege disa standardistë të sotëm duhet ta dinë se me një veprim të tillë bëjnë gabim tejet fatal patologjik për gjuhën shqipe, sepse standardin e shqipes edhe më po e lënë të paplotë.

Sido që të ketë qenë e ka me qenë, këtë që e thamë, do ta ketë edhe më të qartë secili lexues nëse ndjek me vëmendje procesin e analizës që po vazhdon rreth zbardhjes së të vërtetës rreth funksionit të paskajores së mirëflltë.

Sa ishin  dhe në ç’gjendje ishin studiuesit, hartuesit  dhe miratuesit standardit ekzistues pa paskajore nuk mund të dimë, por sot standardologët duhet të vijnë në vete dhe shqipes së natyrshme (jo si shqipotoskrishte apo shqipogegnishte) duhet t’ia kthejnë paskajoren dhe kështu ta përforcojnë gjuhën dhe të çelnikosin ndërlidhjen vëllazërore veri –jug me paskasjore dhe me r-në e rotacizmit muzikor në ligjërim, apo jo?! .

Sidoqoftë po ajo e vërtetë kërkon që urgjentisht të  bëhen korrigjime e përplotësime lidhur me gjendjen e paskajores, qoftë në bashkësinë gjuhësore ballkanike dhe aq më tepër rreth funksionit të saj  në realitetin tonë brendagjuhësor.

B) Gogolëzimi e  trille të tjera  subjektiviste brendagjuhësore  për pengimin e qasjes së paskajores në standard

Pasi në pjesën e parë të këtij kreu pamë qëndrimin jo të drejtë të studiuesve tanë zyrtarë gjatë monizmit dhe pas saj rreth paskajores dhe funksionit të saj në gjuhën shqipe në përgjithësi dhe në standardin e saj në veçanti dhe si rrjedhojë ishte edhe keqinformimi për shqipen e  paskajoren e saj ndaj botës së jashtme shkencore, konkretisht  ër pasqyrim jo të drejtë të paskajores shqipe në bashkësinë gjuhësore ballkanike si dhe për qëndrimin përçmues ndaj paskajores së mirëfilltë në realitetin tonë gjuhësorshkencor,  ndërakq tani do të vazhdojmë të zbardhim të vërtetën, si qëndron  qasja e studiuesve tanë nga Qendra dhe qëndrimi i tyre rreth raportit: standardi i sotëm / paskajorja si faktor i brendshëm gjuhësor

Fatkeqësisht, siç dështuan të parët gjatë kohës së monizmit, dështuan edhe po dështojnë  përgjegjësit pasues standardologë  të mbetur pas viteve të ’90-a, por edhe aq më keq po dështojnë edhe të sotmit, të cilët nuk po i ndryshojnë konceptet duke ngulmuar se paskajorja është vetëm tipar i gegërishtes, i një dialekti të nënshtruar me vullnet ndaj toskërishtes, ngase ashtu e kërkonte  interesi shoqëror shtetëror që ta kemi një gjuhë letrare kombëtare dhe një standard, and aj ai standard u bë dhe si i tillë duhet të jetë i qëndrueshëm  me përkrahje e respekt të të gjithlëthëve .?!!

Së andejmi duke u bazuar vetëm në dialektin e toskërishte e normën që e saj ata ende nuk po e kuptojnë se misioni i përfaqësimit të gjuhës së tillë pa paskajore dhe ndonjë pikë tjetër  është i paplotë, siç dolën jo të plota edhe  konstatimet e shqipes me e pa paskajore në bashkësinë gjuhësore ballkanike e në çdo koncept veprimtarie jashtëgjuhësore

Madje standardistët nga Qendra jo pa përkrahje nga disa nga Prishtina e më gjerë, si përgjigje kundër kerkesave për rikthimin e paskajores në standard përqafuan dhe ntrashën kundërshtimin,  duke e trilluar e paraqitur paskajoren si një  gogol që nëse mozoallah kthehet në standard ai ysi gacë e mbuluet ku prek aty djeg,dhe kështu e  shkatërron standardin.  Është shumë për keqardhje që disa standardistë të sotëm po veprojnë  sipas avazit të vjetër duke përqafuar propagandën institucionale moniste që  tashmë mbi 77 veçare e ka bombarduar dhe ende po e bombardon  opinionin me akuza fallse kundër kthimit të paskajores në standard, duke mos lejuar të zbulohet e të thuhet e vërteta që është e kundërta e akuzave të tyre.

Së këmdejmi  por si në shkrimet e mëparshem ashtu edhe në në krerët e këtij punimi, por në mënyrë edhe më bindëse, këtu, do t’i kundërvihemi po asaj propagande aktive moniste 77 vjeçare, duke orgumentuar një për një, të vërtetën të cilën paskajorefobët me dhjeta vite po e mohojnë duke e mbuluar me shpifje e demagogji, saqë kanë arritur t’i mbajnë të trullavta  mendjet e  vartësve të tyre militantë e naivë, por edhe të një opinioni të gjerë inertë se kinse, plandosja e paskajores gege në pus pa fund ishte bërë me vend, sepse kinse:

Paskajorja gege(!) ishte dhe është e panevojshme për gjuhën e përbashkët shqipe dhe sidomos për standardin e saj, e cila u kurorëzua me dëshirë të përfaqësuesve të popullit dhe mori urojmën e Kongresit 1972, në prani përfaqësuesv e të të gjitha trevave shqiptare, të cilët me nëshkrimin e tyre  treguan lojalitet dhe kështu ndërkohë standardi pa paskajore me sukses të paparë tash 50 vjet erdhi duke u konsoliduar kombëtarish, prandaj diskutimi për rikthimin e paskajores  në standard del i panevojshëm dhe shumë i dëmshëm, ndërsa vetë kthimi është tritol–dinamik me fitil të ndezuar që nëse, mosozot. prek standardin, shpërthimi mund t’i sjellë avari të pallogaritshme  gjuhës dhe kombit tonë.

Kjo që sa u tha paksa e stilizuar prej nesh, është thënë e stërthënë aksiomativisht, pa kërkuar kush verifikim,  Për këtë thënie të përgjithshme por të ilustruar edhe me arsye të tjera  mbështetur në realitetin objekti tash fill  do të përpiqemi  me paraqitë argumenta që zbulojnë lakuriq të vërtetën.

Së këtejmi, në këtë pjesë për të qenë kjo problematikë më e përkapshme në dy pika kryesore do të trajtojmë e sqarojmë:

Së pari,  kuptimet e specifikuara e fjalëve : gogol, prek dhe mozoallah

Së dyti, do të njihemi drejtpërdret me akuzat sa janë të qëndrueshme si arsye për mosqasjen  për jetë të paskajores në standard.

Duke kërkuar nga lexuesi i nderuar të na ndjekë me vëmendje të zgjuar, po i trajtojmë të dy pikat me radhë

(1) Sqarime  rreth përdorimit të  fjalëve: gogol, prek, mozoallah  me kuptim të specifikuar si arsyetim për mosqasje të paskajores në standard

Për të kuptuar seriozitetin e temës që po e trajtojmë rreth rikthim-kundërshtim të paskajores në standard del e nevojshme  të sqarohet kuptim të sçecifikuar këtyretre  fjalë-termave

1. Me ç’kuptim është përdorur fjalë-miti “gogol, gogolëzimi i paskajores”

në këtë punim

Në Fjalorin e gjuhës shqipe (2006), fjalë-termi  gogol shpjegohet: si një qenie e tmerrshme, me të cilën trembin fëmijët, dhe së andejmi me kuptim figurativ:

Diçka që paraqitet me qëllim si e tmerrshme ose si shumë e vështirë për t’i trembur e për t’i larguar njerëzit, për t’u prerë hovin e guximin, për t’u ndrydhur dëshirën e vullnetin,

përkufizim ky që plotësisht i përgjgjigjet figurës komplekse të krijuar nga paskajorefobët për paskajoren e mirëfilltë  ndaj standardit të sotëm të shqipes,  a mos vallë, vetëm pse ishte gege!?

Sido që të ketë qenë, ne për të sqaruar e zbardhur të vërtetën rreth paskajores e shfytëzuam këtë përkufizim, madje edhe e foljezuam me prapashtesën -ZOj: gogolëzoj me gogolëzue, prapashtesë kjo, e cila del e specifikuar për të treguar përshkallëzim kuptimor në fushën e proceseve tekniko-teknologjike, që për nga ndërlikueshmëria deri në shndërrim substance, kundrejt kuptimit fillestar të temës konkrete prodhuese fjalëformuese.

Në të vërtetë, me një propagandë të tillë të zezë, gogolëzuese kundër paskajores, është arritur trullavje të një mori naivësh, por edhe të shtresave të caktuara intelektuale, madje aq më keq po vazhdon nga qarqe institucionale që të ndrydhet në shpirt e mendje dëshira  e vullneti, i të gjithë atyre që guxojnë të kërkojnë sqarim, apo kërkojnë me të drejtë përmirësimin e standardit të sotëm me prurje të reja nga gegnishtja, siç është edhe paskajorja e mirëfilltë, pa e përmbysur standardin e sotëm mbi bazë të toskërishtes.

Sidoqoftë, e shohim të nevojshme që në vijim të bëjmë fjalë rreth raportit me prekë a mos me prekë paskajorja në sistemin foljor të standardit toskërisht?

2. Sa është përdorur me vend  fjala “prek”në arsyetimin: paskajorja gege

“prek në sistem”, andaj nuk e qas standardi i toskërishtes”(!)

Kjo përgjigje si arsyetim ka qenë lansuar shumë herët për t’ua mbyllur gojën githkujt që kërkonte sqarim pse paskajorja nuk po rikthehet në standard. Ndoshta për naivët, të painformuarit, madje edhe për poltronët, kjo merrej  si përgjigje e prerë aksiomative dhe nga ata nuk vëreheshin tri çakordeqë përmb an kjo shprehje, të cilat nuk i pranon logjika e shëndoshë në kushte normale, si p.sh.:

E para  kuptimi përçmues paskajore gege?

E dyta,  “prek në sistem”, në çfarë sistemi, politik, gjuhësor!

E treta, “nuk e qas standardi i toskërishtes”,  për cilin standard kemi të bëjmë: për , standardin e gjuhës kombëtare shqipe apo të një dialekti të saj?!

Meqë  pak më sipër rreth përçmimit të  ogut “paskajore gege” në vend  paskajore e mirëfilltë e gjuhës shqipe, si dhe  për rastin “standardi i toskërishtes” ne vend standardi i gjuhës shqipe,  kemi  tërhequr vërejtje në shkrimet tona që në vitet e ’90-a të shekullit të kaluar (Shih Çështje të shqipes standarde... 1, f. 25) , andaj këtu nuk do të bëjmë fjalë për to, ndërkaq  rreth pikës së dytë “prek në sistem”, do të përpiqemi ta zbardhim këtë çështje.

Në të vërtet, rreth kuptimit polisemnatik të fojes prek me prekë dhe cili nga formulimet i përgjigjet temës sonë, në dy pika, do ta konstatojmë, duke e ndërlidhim me standardin dhe me sistemin foljor të toskërishtes.

a) Nga konsultimi i fjalorëve normativë rreth nocionit prek (me prekë)

dhe raporti me sintagmën ”paskajorja gege prek në sistem”.

Për të kuptuar më  mirë dhe për të dhënë pergjigjje të besueshme se cili kuptim polisemntik i foljes prek me prekë i përgjigjet temës sonë konsultuam fjalorët normativë të shqipes letrare që nga  FGJSH 1954, ku kjo folje ka 6 pika polisemantike, ndërsa  FSHS 1984 7,  FGJSH 2006 8, FTHGJSH 11, ndërsa në FGJSSH 1980 ka 12 pika. Ndë këto 12 pika polisemantike me kuptim neutral e figurativ, konstatuam të gjitha, mirëpo për temën tonë, më tepër përshtatej teksti nga  pika 6, i cili (dhe kjo  ka domethënien e vet)  në  tre  fjalorët pasues nuk përsëritet:

Cenoj diçka që mbahej si e shenjtë a e shtrenjtë, zhduk diçka që mbrohej nga ligji ose nga shoqëria, vë dorë, cenoj, dhunoj. I preku nderin, u preken të drejtat, preken interesat...

S’do mend se  ky përkufizim i jepej sistemit ose normëzimit të shqipes standarde (pa paskajore), i cilësuar ashtu, para e sidomos kur u dyllos në e pas Kongresit të Drejtshkrimit 1972 që për standardistët në fjalë vlen edhe sot e kësaj dite, edhe pse hartuesit e fjalorëve pasues FSHS 1984 dhe FGHSH 2006, pos godit, dëmton nuk e panë të arsyeshme, siç u cek, ta aktivizonin plus atë tekst, ndërsa hartusi i FTHGHSH 2012 në 11 pika ndryshon radhën e përkufizimive sipas nënfuhave semantike, kështu në pikën 6. për foljen  prek (me prekë), shënon bëj ndryshim në (diçka) dhe në pikën 4. trazoj, ngacmoj; cenoj, trazoj ... Në të vërtetë, në FGJSH 1954, pika 2. ndeshim: cenoj godit me ilustrimin  “e preku në nder.

Së këndejmë, për të kuptuar të vërtetën dhe sa ka çakordim logjik apo sa është i qëndrueshëm pasusi:  paskajorja gege prek në sistem, andaj nuk e qas standardi i toskërishtes ... nevojitet kohë e parapërgatitje, ngase vallë, mos kemi të  bëjmë me mashtrim fatal patologjik (sindromë), apo me ndonjë kontekst makiavelist, apo mbase me diçka tjetër që ne nuk e dimë, por sadopak mund  ta kemi më të qartë  pasi të  marrim përgjigje në atë që u shtrua në vetë nëntitullin: “Sa janë të qëndrueshme arsyet pse u shporr paskajorja gege dhe pse standardi nuk e qas rikthimin e saj?, pra arsyet duhet t’i kërkojmë, e konstatojmë te faktori apo sistemi i brendshëm  gjuhësor në raport me standardin e gjuhës të një dialekti apo të gjuhës shqipe pa paskajore.

b) Shqipja standarde në raport me sistemin foljor të toskërishtes

Vërtet, në kontekst me të vërtetën rreth tabutrillit siç del në artikullin Pse u la jashtë standardit paskajorja në dislutimet 1952 – 1972), ku fillimisht tërhiqet vërejtjen  që  “kurrkush nuk ka të drejtë të prek në kodet nacionale, një materie aq të ndjeshme siç është rasti  i shqipes standarde” dhe vazhdon  të numrohen prekjet si njëfarë gradacionio zbritës, kështu gjoja rikthimi i paskajores gege, mozoallah,  rekka shkatërrueshëm: themelet e standardit, përkatësisht prekka disa pika dhe më në fund prekka disa veçori morfo-fonetiko-fonologjike të papërballueshme. Siç po shihet prekja nuk godet një vend, prandaj lidhur me këtë edhe mendimin tonë në mënyrë të përgjithshme do ta shprehim në tri pika:

E para, ç’është e drejta, këto shkelje-prekje asgjëkundi nuk argumentohen, mirëpo në kohën e monizmit merreshin si të sakta dhe pakonstestueshëm  mbroheshin institucionalisht nga pushteti politik që ishte rrezik kundërshtimi, por është çudi pse po përsëriten tani pas viteteve të 9O-a si fjalë të thata ose trille gogol-shkatërruese për të përkrahur jo vetëm naivët e të painfornmuarit, por edhe vazhduesit që e bënë shprehi respektimin  e standardit pa paskajore.

E dyta,  thuhet se paskajorja gege u përjashtua nga standardi, sepse të gjitha konceptet e saj gjoja  bindshëm mbulohen me lidhoren, konstatim fort i paqëndruehsëm, i thënë kuturu, dhe tani kush e përkrah ose ka mbetur rob i atij konstatimi, bën shkelje më tepër se morale, ngase është vërtetuar se konceptet e lidhores assesi nuk mund të krahasohen dot me kuptimin autonom që ka paskajorja e mirëfilltë në gjuhën shqipe dhe

E treta a mund të përjashtohet nga standardi dhe assesi të mos qaset paskajorja  e mirëfilltë nën emërtimin nënçmues paskajorja gege e tipit me +pjesore, sepse vendin e saj e zëka ose duhet ta zërë  paskajorja e tipit  për të + pjesore, në sistemin foljor (standard!) të toskërishtes, konstatim ky që vret vetveten. Kjo tregon se që në start, para afro 60 -70 vitesh standardi qenka sajuar jo i plotë, pasi ai standard qenka i toskërishtes jo i gjuhës së plotë, të natyrshme shqipe, ku bën pjesë edhe paskajorja e mirëfilltë si vlerë e pakompenzueshme me vlerë për mbarë gjuhën shqipe, por e keqja ndodhi edhe ndërkohë, pasi  atë vlerë nuk mund ta pranonte për arsye subjektiviste sistemi standard i toskërishtes që është më i varfër se ish standardi mbi bazë të gegenishtes, prandaj rikthimi i paskajores, pritet me mozoallah nga penguesit e saj, apo jo?!

3) Rreth aktivizimit të fjalës mozoallah

Si fjalën gogol dhe atë prek  me prekë që konteksti na detyroi t’i marrim në trajtim, ashtu jemi të detyruar  që ta trajtojmë edhe kuptimin e fjalës mozoallah, fjalë kjo për të cilën del e nevojshme të jepen  dy sqarime: e para të sqarohet fjalëndërtimi dhe së dyti, të njihet specifikimi kuptinmor i përdorimit të saj.

a) Në fjalorët tanë normativë (Shih FGJSSH, f. 1104) është e shënuar si ndajfolje  meazallah, ne e shënuam, mozoallah,  edhe pse në trevat tona shqiptohet mazallah. Ne vepruam kështu, duke u mbështetur në zanafillen togfjalëshe të formimit të kësaj fjale: “mos+zot+allah shënuam mazoallah”. Një zgjidhje me sqarim të tillë e ndeshim edhe në fjalorin e Mehmet Elezit për fjalët: mozomakeq (mos+zot+ma+keq),mozomazi (mos+zot+ma+zi) që te ne shqiptohen: mazamakeq, mazamazi. Na merr mendja se trajta nga fjalorët normativë duhet rishikuar.

b) Kjo fjalë meaallah  sipas fjalorëve të konsultuar përdoret  për të përforcuar një mohim, e cila ka njëfarë barasvlerësie sinonimike me trajtat: kurrën e kurrës,  në asnjë mënyrë , assesi, kurrsesi, prandaj ne e aktivizuam këtë fjalë në këtë trajtë, se më së miri i përshtatet kontekstin  për të përforcuar mohimin  në përkrahje të akuzave që  bëhen  kundër rikthimit të paskajores në standard. Në fjalorin e Mehmet Elezit për nocion mozoallah shënohet fjala mosozot, e cila, sipas tij, përdoret si lutje për t’u mbrojtur nga një e keqe e madhe e mundshme  ose  për të theksuar diçka që nuk mund të ndodhë. Aty ndeshim edhe trajtën mosozo.Te ne për koncepte të tilla përdoret edhe shrehja e ndërmjetme  “ruejna zot” (Po ndodhi fatkeqësi, ruejna zot, s’di qysh me u arsyetue!)

Së këndejmi duke i pasur parasysh kuptimet e specifikuara të këtyre tri fjalëve: gogol, prek dhe mozoallah po kalojmë në titullin  vijues  ku do të ballafaqohemi me detaje të akuzave , të cilat janë përdoruru e po përdoren si arsyezime pse paskajoren assese nuk e qas sistemi foljor (në fakt) i toskërishtes i emëruar si  standard i shqipes kombëtare, apo jo?!

(2) Sa janë të qëndrueshme, apo jo, akuzat gogolëzuese të patolerueshme si arsye

për mosqasje të paskajores  në standard?

U tha pak më sipër se për të penguar rikthimin e paskajores së përjashtuar në standard asaj jo vetëm i vunë hijesat gogolçe të një përbindshe, por edhe e etiketuan si një virus shkatërrues i raporteve ndërdialektore të shqiptarëve toske e gege, andaj sa janë të qëndrueshme apo jo  akuzat si arsye për mosqasje të paskajores në standard, paskajorefobët përdoren shprehjet paskajorja prek në sistem me kuptim të goditjes  fatale , e ndërlidhur me gegenishten  : ajo nuk mund dhe nuk duhej të ndodhte, ngase shpreh  thelbin fonetik dhe gramatikor të dialektit tjetër dhe kështu arsyetohej mohimi, të cilin ne e shoqëruam me fjalën mozoallah dhe tërë veprimin e tillë e quajtëm mozoallahçe. Andaj shfrytëzuan  si provë të fortë edhe ndonjë krahasime në raport: trajta e standardit/ paskajorja.

Po cilat ishin ato provë-akuza, dhe sa me të vërtetë ishin shkatërruese apo kemi të bëjmë me një trill sidromë patologjike, do të mësojmë nga konstatimet e mëposhtme që dalin nga:    9 pyetje mozoallahçe.

a) Ja pra të  nëntë pyetjet trill-mozoallahçe dhe përgjigjjet trullim-shëruese.

E para, paskajorja gege përgjithësisht e sidomos ajo me –UE fundore assesi nuk mund të tolerohet në standardin aktual, sepse prek në sistem, prek emrat që janë të stabilizuar në shqipen e sotme letrare me togun –UA, siç janë shembujt grua,  ftua, duar, etj. përndryshe do të nxiste  trajtat jashtë  standardit më –UE  si grue, ftue, duer etj., prandaj standardi në fuqi ka pasur dhe ka  plotësisht të drejtë ta përjashtojë dhe tani ta refuzojë kërkesën: paskajorja gege në standard, apo jo?

Përgjigjje:

Paskajorja me+pjesore e asnjë tipi foljor, as ajo e tipit me punue drejtpërdret nuk paraqet kurrfarë problemi për emrat më –UA në fjalë. Ajo është çështje e togut -UA  ndaj –UE  në kuadër të sistemit emëror të dy koineve. Në të vërtetë,  standardi njeh trajtat UA, jo–UE, po edhe ato  nuk mund të jenë përjashtuese tek emrat në dialektin e gegnishtes, sa i përket normës së situatës, në fushën e letërsisë etj. Pra problemi nuk besoj se ekziston, po nëse vërtet paraqitet, ai nuk ka të bëjë fare me paskajoren, po te mënyra e përdorimit të emrave paralelë në dy dialektet, së këtejmi paskajorja përmendet kot si gogol pa kurrfarë nevoje, apo jo?!

E dyta, paskajorja gege sipas tipave të foljeve sidomos të tipit me foljet me -UE assesi nuk është e tolerueshme t‘i zëvendësojë trajtat gjegjëse më –UA të standardit si b.f. në aorist, veta III joveprore: u punua, dhe shumësi i së tashmes: (u) punuam, punuat punuan, geg: u punue, u punuem, punuet punuen, prandaj përzierjet  -UA/-UE: punuam / punuem dalin të patolerueshme për standardin, ngase trajtat: u punua, punuam, punuat, punuan, janë trajtat të vetme të përligjura normativisht. Standardi assesi nuk njeh dy trajta pjesoresh: punue – punua, përkatësisht: punuar, ka punuar  ndaj punue, ka punue (me punue),  apo jo?!!

Përgjigjje:

Konstatim shumë i vërtetë, po paskajorja edhe këtu nuk ka ballafaqim fare me trajtat e cekura të letrarishtes. Edhe kjo çështje i takon konkurrencës mes pjesoreve të foljeve përkatëse, jo të paskajores.  Kjo çështje ka të bëjë me ballafaqim të brendshëm të dy koineve, andaj shqetësimi ndaj paskajores është blof i shprehur naivisht apo me qëllim gogolëzimi, le të vlerësohet.

E treta, edhe dallimi në zgjedhim foljesh tipash të ndryshëm, e sidomos të tipit më –O, në kohët analitike është i patolerueshëm në të shfaqurit e fundores –UE të paskajores së gegërishtes ndaj  atyre të normëzuara  me –UAR, tipi kam (kisha, isha, pata)  punuar. Standardi nuk i pranon dy pjesore, kuptohet  as atë të paskajores me –UE me punue  kam, (kisha, isha, pata) punue, prandaj rikthimi i kësaj trajte të paskajores faktikisht vetëm ngatërron dhe pa dyshim e shkatërron standardin, apo jo?

Përgjigjje:

Edhe këtu, pasi kemi të bëjmë me zgjedhim foljesh, paskajorja e mirëfilltë s’ka pse prek në zgjedhim, ajo në të vërtet mund të konkurrojë në përfaqësim të foljes dhe si e tillë s’ka çka të ngatërrojë e aq më tepër të shkatërrojë konkretisht, pasi nuk ka më rivale përfaqësuese gjegjëse për të shkatërruar në toskërishte, meqë paskajorja e toskëzuar me punuar ose me punua ka kohë që nuk përfillet në përdorim, apo jo?!

E katërta, ballafaqimi i fundore-prapashtesës -–UAR –UR të toskërishtes (standardit) ndaj  atyret të gegnishtes -UEM e -UN paskajorja me punue/m, me matë (me matun) shton shqetësimin në strukturën përkatëse të standardit. Krahaso: t. i punuar, i matur, ndaj g. i punuem, i matun,.) Trajtat dyshe nuk i duron  standardi, si: t. punuar, matur  - g. me punue/m me punuen ,  me matun, me matë, etj, prandaj paskajorja gege del e patolerueshme në kontekste të tilla, apo jo?!!!

Përgjigjje:

Edhe këtu kemi të bëjmë me ballafaqim fundore-prapashtesash të mbiemrave prejpjesorë, toskërisht -UAR dhe –UR të standardit ndaj –UEM/-UEN e –UN të gegnishtes, si p.sh.: t. i punuar, i matur ndaj  g.  -i punuem/ i punuen,  i matun.  Paskajorja e sotme e mirëfilltë del e specifikuar me pjesoren e shkurtë vetëm për formim emrash, ndërsa mbiemrat edhe emrat e paranyjëzuar në gegnishte si në toskërishte formohen me pjesoren e zgjeruar përkatëse (të paskajores). Prandaj paskajorja e mirëfilltë në rast të rikthimit nuk prek fare standardin në këtë pikë. Edhe te ky rast kemi të bëjmë me ballafaqim trajtash kryesisht, të mbiemrave andaj të cekurit me shqetësim të paskajores për raste të tilla është një blof i kulluar, apo jo?

E pesta, nëse rikthehet rastësisht, mozoallah, paskajorja gege në standard si p.sh me punue, me prishë, me shkue; me shkëlqye, me pëlqye, me zie, me përzie  etj., atëherë imponohen trajta paralele në  toskërishte: me punuar, me prishur,  me shkuar, me shkëlqyer,  me përqyer, me zier, me përzier, që janë tejet të papranueshme për standardin në fuqi dhe për toskërishtfolësit në veçanti. Gjithsesi, rikthimi eventual i paskajores gege imponon, mosozot, dhunë në standard, përkatësisht tek folësit e standardit apo jo?!

Përgjigjje:

Vërtet, shembull shumë naiv i improvizuar, mbase pa të keq?! Edhe nga ky këndvështrim standardi nuk preket fare nga paskajorja e mirëfilltë. Ajo vjen me trajtat e veta me+pjesore të shkurtë, nuk kushtëzon fare trajtë rivale të toskëzuar. Ajo as që prek në të shprehurit e trajtave të standardit. Çdo shqetësim lidhur me këtë është blof apo një gogolëzim i improvizuar, ndoshta naivisht.

E gjashta, integrimi eventual, mozoallah, i paskajores gege paraqet pengesë të patolerueshme me disa  trajta fonetike në raport rotacizëm/hundorëzim, tek trajtat e paskajores të foljeve si:  me ba,  me u vra, me u lla, me fsha etj., të cilat imponojnë trajta paralele inekzistuese të standardit si me bërë, me u vrërë, me u llërë, me fshërë(!), të cilat assesi s’mund t’i pranojë standardi, prandaj paskajorja e tillë nuk tolerohet dot, apo jo?!,

Përgjigje

Për mos me pasë keqkuptim, lypset sqaruar dy gjëra, së pari, paskajorja e mirëfilltë nuk imponon forma hibride të toskëzuara, ato mund të ndodhin si raste nga persona të painformuar dhe së dyti, propozuesit e rikthimit të paskajores në standard, trajtat e paskajores shqetësuese për ju, i shënojnë pa theksin hundor, madje huazojnë shqiptimin nga standardi si p.sh. me bë, me u llë, me fsha,  e kështu me radhë. Prandaj edhe në këtë pikë shqetësimi ndaj paskajores është i fryrë, duke kaluar në blof gogolëzues. Në raste të tilla nuk cenohet fare standardi në fuqi, por kemi të bëjmë me përplotësim konceptesh jashtëpërcaktimeve të standardit në fuqi, apo jo?!

E shtata,  edhe përftimi i paskajores me trajta të shkurtëra, tipi: me la, me qa; me nda, me sha, me nxi, me pi, me pru etj. në standardin e sotëm  sjellin shqetësim, ngase trajtat e shkurta  nuk i njeh standardi i sotëm, andaj në rast rikthimi, mozoallah, të paskajores së mirëfilltë, imponohen dhunshëm trajtat paralele të zgjeruara të standardit si: me larë, me qarë me sharë, me nxirë, me pirë, me tharë, me prurë etj. etj. dhe kjo është e patolerueshme.

Përgjigjje

Edhe ky rast i improvizuar dëshmon se rastet e tilla të shpifura nuk mund të imponohen nga paskajorja e mirëfilltë, po janë shpifje të panevojshme, vërtet të patoleruesahme me pjesoren e toskëzuar. Këtu dalin dy çështje që kërkojnë sqarim.

Së pari, nga imponimi i paskajores së trajtës së shkurtë nuk duhet pasur kurrfarë shqetësimi as toska as gega, ngase paskajorja ka plotësisht të drejtë të kthehet në vendin e vet në trajtën me+pjesore të shkurtë. Madje disa nga trajtat e tilla të shkurta të paskajores së gegnishtes përdoren edhe në standard, siç janë trajtat në habitore, me të formohen disa emra e mbiemra prejpjesorë vepruesi si dhe foljet apofonike apo jo?

Së dyti,  madje paskajorja me pjesore të zgjeruar as që imponohet, prandaj është fakt i paqenë, shqetësim i pavend. Nëse standardi pajiset me paskajore ai pajiset me paskajoren me +pjesore të shkurtë, jo të zgjeruar dhe me kuptimësi jashtë standardi, qoftë si sinonim, qoftë me  përshkallëzim kuptimi, kontribute këto që gjithsesi e pasurojnë standardin, por nuk kështëzojnë asnjë ndryshim të standardit. Edhe këtu shqetësimi është fryrë si një blof gogolëzues, apo jo?!

E teta, kur paskajorja e dytë e tipit për të  (për të punuar) u takon dy koineve, pse  kërkohet paskajorja e mirëfilltë që është veçori e një dialekti (gegnisht)?! Pse mos të shfrytzohet e përforcuar lidhorja deri sa të marrë përforcim paskajorja e dytë?!

Përgjigjje

Paskajorja e dytë për të punuar (për të punue), vërtet ka shtrirje në të dyja koinetë, po kuptimisht  nuk mund të barazohet me autonominë semantike që ka arritur paskajorja e mirëfilltë me punue me funksionet e saj gjatë periudhave të ndryshme historikie, madje edhe kur nuk kishte ndarje dialektore toskërisht / gegnisht.  Raporti i nënfushave semantike që mbulojnë këto dy trajta shkojnë deri në 15 me 4  në të mirë të paskajores së mirëfilltë. Ky është fakti ndër të tjerë që paskajorja e mirëfilltë, në letrarishten e sotme, nuk ka barasvlerësi të plotë as formale as kuptimore, pra as me konceptin e paskajores së dytë të standardit, as me konceptet  e  formave të tjera të standardit, siç janë edhe trajtat e mënyrave: lidhore, dëftore, kushtore, urdhërore e ndonjë formë tjetër.

E nënta, futja e paskajores, mozoallah, në Rregullat e drejtshkrimit, paraqet problem rreth të gjeturit të vendit ndër paragrafë si dhe në të hartuarit e tekstit të përkufizimit adekuat, prandaj edhe ky rast paraqet shqetësim dhe arsye për mosqasjen e paskajores në standard, apo jo?!

Përgjigjje

Përmirësimi dhe përkryerja e teksteve të shtyllave të standardit dhe i teksteve shkollore duhet të jetë shqetësim, por kryesore është përmbajtja shkencore e përshtatja tekstore sipas destinimit në përputhje edhe me praktikën pedagogjike e administrative. Sa për sqarim konkret për pyetjen po rrëfehem se ne pas një studimi kritik që i bëmë Drejtshkrimit të gjuhës shqipe (1973) ndër 64 paragrafë ndeshëm lëshime të shumta (në mbi 200 sosh), ndër të tjera sugjeruam edhe futjen e paskajores në kuadër të rregullave të atij Drejtshkrimi, konkretisht  kemi ofruar këtë zgjidhje:

\Para paragrafit 8, te pika k shtohet teksti:

Edhe pjesoret mbi temë në bashkëtingëllore në kuadër të paskajores së mirëfilltë me +pjesore të shkurtë marrin -Ë fundore, p.sh: me shetitë, me folë,  me këqyrë etj.

Ndërsa pas kryerreshtit të fundit  shtohet teksti tjetër:

Është e lejueshme që për arsye shkencore e të tjera, përdorimi i pjesores së shkurtë në kuadër të paskajores së mirëfilltë pa fundoren –R, -RË të pjesores së letrarishtes (toskërishtes), si p. sh. me përlqye (pëlqyer), me shkrue (shkruar),  me pi (pirë), me ble (blerë) etj.

Me kaq të shtuar problemi i përkufizimit të tekstit rreth paskajores së mirëfilltë zgjidhet për gjithmonë, pa ndonjë kosto të lartë. Është krejt diçka tjetër nëse Drejtshkrimi ka nevojë dhe vërtet ka mbëhi, edhe për shumë e shumë përmirësime të tjera (madje edhe më shumë se ato 200 vërejtjet e cekura prej nesh, prandaj del e domosdoshme që atij Drejtshkrimi dhe standardit  ’i bëhet një korrekturë e thellë, por më së mirë është të rihartohet drejtshkrimi i ri  më i plotë, ashtu si edhe të rishkruhet gramatikë e re më e plotë e shqipes së natyrshme e plotësuar edhe me paskajoren e mirëfilltë  me + pjesore, apo jo?!

Në  vërtetë, të gjitha këto akuza apo shqetësime i kemi dëgjuar disa herë nga eprorët tanë standardologë, profesorët e akademikët tanë si përforcim mohimi kundër qasjes së paskajores në standard, madje po ato ose shumicën prej tyre i kemi ndeshur të formuluara, madje edhe të shprehura edhe në artikuj e intervista të caktuara, ndërt tjera burime nga faqe interneti rikujtoj artikullin Pse jo paskajorja gege ... të A, Vehbiut, dhe intervisten Pse u la jashtë paskajorja gege  ... e në  artikuj të tjerë të kësaj natyre.

Sidoqoft, besoj se pas këtyre pyetje-përgjigjeve gjithçka mbetet e qartë, për të gjitha falls akuzat rreth prekjes shkatërruese të paskajores në sistemin e standardi aktual. Mesa po shohim tashmë dolën për lendine të gjitha ato akuza si proçka të turpshme makiaveliste, por megjithatë çështja e paskajores ende mbetet e lënduar rëndë nga goditjet allapartizançe që pësoi, prandaj sot, ngase shpëtoi nga të gjitha akuzat, sepse ato  nuk kishin të bënin me paskajoren po me raporte ende të ndaj në anën tjetër gegnishtja në opozitë, duke kërkuar më shumë vend në standard, prandaj diskutimet rreth mbarshmërisë së standardit janë të nevojshme, por shtrohet madje edhe detyrë  trajtimi rreth shpërlasinave allamozoallahçe të paskajores së mirëfilltë.

b) Paskajorja e shpëlarë nga falls akuzat  gogolëzuese si të shpëtojë

nga shpërlasinat allamozoallahçe?

Nga sa u argumentua nga pyetje-përgjigjet paskajorja del plotësisht e pastër nga falls-akuzat gogolëzuese, por nuk mund të thuhet se është e liruar nga shpërlasinat allamozoallahçe, të kokave të disa standardistëve nga Qendra e këndej, të cilët në vend që të studiojnë e të esëllohen  që ta njohin të vërtetën më mirë  dhe të jenë më të arsyeshëm, po përdorin të shara, siç i ndodhi një studieseje shumë të nderuar me origjinë nga jugu, e cila gjatë ose nga vizita në Dardani qenka shprehur për paskajoren në standard, por paska pësuar  të shara,  Për të sharat të tilla si armë e të dobëtit, është përshendetur edhe puna ime për paskajoren,  por le ta dinë të gjithë se krejt të sharat nuk i merr era, një pjesë e tyre mbesin në ndërgjegje autorit, që  nuk e ka lehtë të spastrohet nga  ballafaqimi me to.

Sidoqoftë, lidhur me nëntë pyetje përgjigjet të shprehura mbase për dikë guximtarisht, e shohim të arsyeshme ta shpjegojmë se kur e aktivizuam fjalen mozoallah, përkatësisht allamozoallahçe më  shkoi mendja  te mohuesit, të cilët kur lusin zot e allah kundër rikthimit  të paskajores në standard nuk po e dinë se bëjnë lutje për grushtakreje kundër vetvetes, kundër shqipes së natyrshme, sepse paskajorja e mirëfilltë, si një feniks i ringjallur vjen e shkrihet  në pasuri kombëtare, apo jo?!

Prandaj, ftoj lexuesit e studiuesit edhe të tillët ende të hutuar që t’i rilexojnë disa herë të 9 pyetje përgjigjet dhe nëse nuk mund t’i demantojnë le t’i pranojnë si prova të mjaftueshme mbështetëse për të rrëzuar pretencën antipaskajore të dështakëve prokurorë e gjykacë standardologë të periudhës së monizmit dhe idejisht vazhduesve të tyre, ngase paskajorja me meritë rifitoi të drejtën e mohuar të kthimit në standard, ngase ka pëdorim normal tek të gjithë shqipfiolësit që duan ta përdorin si mjet të anacuar shprehjesor, apo jo?!

Për mos me pasë keqkuptim ndaj standardologët tanë të dëgjur të periudhës së monizmit  po përsëris faktin se pa i shfajsuar lidhur me paskajoren, ata me veprave të tyre të tjerë vlerëmëdha në fushë të standardit dhe  shkencës shqiptare mbesin hyjt të pashuar që gjithmonë kujtohen me respekt. Por brengos fakti pse disa standardologë të sotëm ende po veprojnë sipas ideologjisë së luftës së klasave, pa përjashtuar edhe arsyet makiaveliste, të cilët, fatkeqësisht, mbase vetëm për këtët pikë rreth paskajores jo në standard ende e mbajnë në kokë urrejtjen primitive patologjike sipas edukimit klasor partiak kundër kodit gjuhësor me paskajore, a ruajna zot, nëse gaboj.

Si përfundim mund të thuhet se paskajorja në standard sot e për të ardhmen paraqet zgjidhje e shpëtim edhe për faktorët jashtë dhe brendagjuhësor.

Përmbyllje

Në kreun e mëparshëm konstatohej se paskajorja në standard ishte shpëtim për standardin e shqipes së natyrshme edhe për lajthitësit naivë, ndërsa në dy pjesët e këtij kreu rikthimi i paskajores në standard konsiderohet shpëtim i dinjitet të shqipes së natyrshme nga lajthitjet për këtë pikë, në kohë të monizmit të studiuesve tanë standardologë dhe vijuesve të tyre,  dhe më pastaj  shërben  esot dhe si medikamnt për esëllimin disa studiuesve standardologë mbetës në mbrojtje të zgjidhjeve aksiomative të kohës së monizmit, të cilët kanë mundësi të kontribuojnë në të mirë të respektimiit të paskajores së mirëfilltë dhe duke korrigjiuar të dhënat e pavërteta rreth rreth kësaj forme, siç u trajtuan rastet në të dyja pjesët këtë krye, së pari,  së plan jashtëgjuhësor  dhe së dyti, në plan brendagjuhësor.

1. Paskajorja kryesisht  në plan jashtëgjuhësor

Si të tjerët edhe ne kemi dëshmuar se në fillim të qeverisjes moniste në Shqipëri fill pas LDB paskajorja e ashtuquajtur gege,  siç thuhet  pa pamendur u hodh në pus pa fund, por atë nuk u përpoqën ta nxirrnin nga ai pus as të mençmit, studiuesit tanë standardologë, por aq më keq disa prej tyre hodhin baltë e mallkim mbi të me synim që të zhdukej.  Si rezultat i kësaj  anomalie  u bënë gabime të rënda pikërisht kundër paskajores së mirëfilltë. Kështu siç vërehet në punim  në bashkësinë gjuhësore ballkanike, ku analizohet implikimi rreth humbjes ose zhdukjes së paskajores  ndeshëm të dhëna për të dy dialektete e shqipes që nuk i përgjgjen realitetit. Së këtejmë këtë çështje po e rikujtojmë në dy pika:

Së pari, , siç figuronte  në atë burim, shqipotoskërishtja nuk është e vërtetë se e ka humbur tërësisht paskajoren, ngase edhe sot paskajorja e mirëfilltë  me +pjesore  ndeshet në përdorim në të disa treva të toskërisë, por paskajoren e dytë e tipit për të +pjesore, përdorimin e ka të sanksionuar gramatikisht.

Së dyti, kur është fjala te shqipogegnishtja, mos vallë standaologët e kohës  se monizmit, mendonin,vërtet, se me mos përfilljen e paskajores së mirëfilltë ajo vërtet do të zhdukej, apo jo?! Sidoqoftë, në burimin në fjalë  thuhet  në këtë dialekt paskajorja përdoret vetëm në disa shprehje! Mjerisht këto të dhëna të pavërteta kanë mbetur të lancuara,  mbase nga koha e monizmi. Gjithsesi sidomos tashti, kur paskajorja u ringjall pothuaj normalisht nga sovrani të dhënat e tilla të mbetura duhen demantuar, gjithesi duhen korrigjuar për hir të së vërtetës, prandaj themi se paskajorja në standard jo vetëm shëron mendjet e mjegulluara të studiuesve tanë të sotëm,  por i kthen dinjitetin shqipes së natyshme ndaj botës,dhe njëherazi mbulon fajete tëgjithë  lajthitësve për këtë pikë, apo jo?!

Së treti, në punim në dhjetë pika argumentohet se paskajorja e nënçmuar në kohë të monizmit dhe që vazhdon pjesërisht saj, gjithnjë e më mirë po kuptohet nga të gjithë se nuk është vetëm formë e thjeshtë mbeturinë gege, me shtrirje të  të kufizuar periferike, por është mënyrë e formë  që  shpëton dinjitetin e shqipes dhe  tipizimin e saj të vërtetë dhe kthen nderin e shqipes në plan kombëtar e ndërkombëtar, ngase vërtet paskajorjae mirëfilltë për hir të funksione që ka kryer dhe kryen nuk duhet kuptuar edhe më si si paskajore e thjeshtë gege por  si mënyrë e formë e gjuhës shqipe, prandaj  dhe në punim në  10 pika u përforcua ky nocion avancimi me të dhëna të qëndrueshme.

2. Paskajorja kryesisht në plan brendagjuhësor

Siç e kemi parë  në gramatikën e Akademisë së moniznmit paskajorja edhe në planin e brendshëm del shumë e përçmuar. Nuk trajtohet si pjesë e standardit, madje, si diket, vetëm  pasi përmendet rikthimi i saj në standard , studuesit e periudhës së monizmit  si përkrahës të standardit pa paskajore për të treguar zhdukjen e saj fakte të saj i fshehen fshehun në hi, mirëpo ajo aty u mbeti siç u doli doli gacë e pashuar dhe studiuesve të tillë ua dogji fijet e arsyes së  një varg akuzash që sajuan kundër saj  deri sa edhe e gogolëzuan vetëm e vetë  për të kundërshtuara rikthimin e saj, mozoallah, në standard. sepse ajo ku prek aty djeg. Akuzat dhe gogolëzimi konsideroheshin

Siaksioma saktësia e të cilave s’ka nebv ojë të verifikohet. Mirëpo kur ne i verifikuam argumenmtohet në punim nga nëntë pyetje pëgjigjje, atherë mashkrtimeve u  dolën sklluqat për sepse paskajorja në asnjë rast nuk prekte në standard. Andaj edhe nuk kishte si ta shkatërronte.

Sidoqoftë,  rikthimi i paskajores në standard pasi nuk prek fare për të keq, andaj kjo e vërtetë na jesi të rrezikshme që ne me  të drejtë   të ndjejmë kënaqësi që shqetësimet të cilat dikur kuptoheshin me bindje aksiomative  shumë rrezikshme që ne i uajtura: trille gogolëzuese mozoallahçe, pas përgjigjeve tona  trullim shëruese, vërtet dolën plotësish shëruese, apo jo!

Së këtejmi, tash e nbas paskajorja vjen jo si gogol përbindësk por si zasnëmirë orëbekuese për srandardin e shqipes së natyrsme.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora