Kulturë
Blerinë Hajdini Murselaj: Anton Pashku - Lutjet e Mbrëmjes
E hene, 04.01.2021, 02:42 PM
TREGIMET "LUTJET E MBRËMJES" TË ANTON PASHKUT
Nga
Ma. Blerinë Hajdini Murselaj
Libri
me tregime "Lutjet e Mbrëmjes" i Anton Pashkut, përbëhet me tregime
nga një tematikë e larmishme, ku përmes këtyre tregimeve, Pashku udhëton në
jetën e përditëshme të shoqërisë. Ky libër strukturohet në kapituj të cilët
kapituj sjellin tematikën e librit me tregime në tërësinë e tij. "Reksi
lehu dy herë", "Dega e fshehur", "Krokatja e korbit",
"Njeriu lakuriq", përbëjnë kapitujt e këtij libri me tregime, që
secili kapitull trajton temat, që ndërlidhen me motivet e jetës së përditëshme.
Në
kapitullin e parë "Reksi lehu dy herë", janë tregime me një shtrirje
të gjerë të temës fantastike sepse në këtë kapitull te tegimet "Vdekja
solemne" dhe "Një kallëzim pa lidhje por në mënyrën dëftore",
jepen pamje dhe momente të përfytyruara që shfaqin gjendjen e personazheve, duke
i kujtuar më të dashuritë e tyre.
Në
tregimin "Vdekja solemne", jepet një situatë jetësore që krijon
gjendjen emocionale të personazhit, duke e fut në imagjinatë të thellë
personazhin ku e përfytyron para vetes portretizimin e kafkave të anëtarëve të
familjes, por gjithmonë duke i kujtuar si njerëz me vlera të larta njerëzore,
por gjithmonë duke pasur një fund apo vdekje solemne, për të bëmat e tyre. Në
këtë tregim herë jepen pamjet e një bisede, me kafkat e renditura para
personazhit dhe herë flitet për të bëmat e tyre, që gjithmonë krijohet një
bisedë e imagjinuar brenda tregimit në fjalë.
Edhe
në tregimin tjetër "Një kallëzim pa lidhje por në mënyrën dëftore",
jepen pamje të një bisede të imagjinuar, ku përmes imagjinatës krijohet një
pamje që një patate ngjasonte me kukullën e vajzës së tij, ky identifikim i
imagjinuar brenda këtij tregimi krijon pamje dhe dashuri te personazhi. Pra, në
këtë tregim idenfikimi përmes figurave është aq i fuqishëm saqë krijohet
imagjinata dhe një mishërim i skajshëm i personazhit për të bijën e tij. Duke
qenë larg saj, ai imagjinon dhe e identifikon gjithçka që e rrethon me të. Pra,
mund të themi se në këtë tregim pos që kemi një imagjinatë të pastër po ashtu
kemi dhe një dashuri të pafund nga ana e personazhit.
"Dega
e fshehur", është kapitulli i dytë, brenda librit me tregime "Lutjet
e Mbrëmjes" të Anton Pashkut, ku bëjnë pjesë tregimet: "Nën qarr po
rrinte vasha", "Vertikalet", "Dashuria", "Dikush
trokiti ngadalë", janë tregimet që sjellin temën e dashurisë, ku autori
portretizon dashurinë njerëzore, si dashuri që shfaqet bota njerëzore dhe
shoqërore. Në këto tregime dashuria na del në disa forma ku herë, kemi një
dashuri të ndaluar, si te tregimi "Nën qarr po rrinte vasha", ku
personazhet shfaqen si personazhe të pafajshme, për atë se çka ndodh në jetën e
tyre sepse këto personazhe nuk arrijnë që të vendosin për të ardhmen e tyre,
dhe në të njëjtën kohë dalin si personazhe me një jetë të vështirë, duke mos
pasur mundësinë e që të vendosin për veten e tyre.
Ndërsa
në tregimin tjetër "Vertikalet", jepen esencat e një dashurie që
shfaqet herë si dashuri dhe herë si refuzim në mes personazheve, sepse tashmë
personazhet mesvete shfaqin të gjitha elementet e lartëpërmendura dhe krijojnë
një situatë që herë është kundërshtim dhe herë është mospajtim por që gjithmonë
përfundon me një dashuri. Pra, edhe në këtë tregim jepen elementet e një
dashurie të pastër por me disa kundërshti të vogla por gjithsesi të rëndësishme
për personazhet.
Tregimi
"Dashuria" mund të themi se është tregimi më i rëndësishëm brenda
këtij kapitulli për faktin se në këtë tregim flitet për një dashuri të pastër
dhe pa ndalesa, ku dy të rinjtë e ndjenin dashurinë ashtu si duhet, duke mos
pasur frikën për ndëshkim nga askush. Në tregimin në fjalë. Pra, dashuria që
përjetohet në këtë tregim, përshkruan temën brenda këtij tregimit dhe krejt
kapitullit, sepse edhe vet ky titull jep shenjën e një tregimi të tillë.
Ndërsa
kapitulli "Krokatja e korbit", është një kapitull mban temën e
vetmisë dhe mërzisë te personazhet brenda tregimeve, dhe në të njëjtën kohë
këto personazhe pasqyrojnë gjendjen e tyre emocionale. Pra, për nga tema ky
kapitull si duket është prej kapitujve që e plotësojnë në një formë dhe
titullin e librit me tregime "Lutjet e Mbrëmjes" sepse gjithmonë
personazhet shfaqin lutje, mërzi, vetmi e më shumë dëshira të pa realizuara në
të njëjtën kohë.
Kapitulli
i fundit "Njeriu lakuriq", është një kapitull përmbyllës dhe në të
njëjtën kohë një titull figurë, që simbolizon njeriun e vetmuar dhe të kthyer
nga vetvetja edhe pse rrethohet nga shumë të tjerë të gjithë largohen për një
moment! Pra, libri me tregime "Lutjet e Mbrëmjes" i Anton Pashkut
është një liber që përbën një tematikë mjaft të pasur nga realiteti shoqëror
dhe ai personal, duke rrëfyer personazhet nga përvojat e tyre personale, por
asnjë here të mos u dorëzuar përball sfidave!
Pra,
"Lutjet e Mbrëmjes", janë lutje për jetën, për dashurinë, për
miqësinë, për veten etj…