Kulturë
Gjon Keka: Gjergj Kastrioti një pishtar i vetmuar i Arbërisë europiane
E diele, 03.01.2021, 03:00 PM
Gjergj Kastrioti një pishtar i vetmuar i Arbërisë europiane
Nga Gjon
Keka
Gjergj
Kastrioti mblodhi rreth tij si këshilltar e bashkëveprimtar ,njerëz të
urtë,diplomat e shkencëtar, filozof etj., të gjithë i konsideronte shtylla të
mendimit të fuqishëm për ndërtimin e Arbërisë së tij europiane.
Gjithë
jetën e tij ai kërkoi miq të vërtetë, të rrallë ishin ata që i qëndruan besnik.
Gjeneralët e Ushtarët që ai kishte nuk ishin të gjithë miqë të tij, as besnik,
saqë disa edhe e tradhëtuan atë.
Në
fakt ai ishte njeri i besimit ,fjalës dhe energjisë.
Zemra
e Gjergj Kastriotit u dogj gjatë tërë jetës së tij në tokë si një pishtar i vetmuar
për një Arbëri të bashkuar,për një Arbëri që nuk i nënshtrohet armikut,për një
Arbëri që nuk vëllazërohet me armikun,për një Arbëri të pastër europiane ,për një
Arbëri të lirë e të pavarur.
Piktura e Gjergj Kastriotit punuar nga piktori Ndue Pepa